Kulturë
Begzat Rrahmani: O ju korba...
E marte, 27.05.2014, 07:00 PM
Begzat RRAHMANI
O J U K O R B A…
“ SA TË LUMTURA JENI
JU KORBA NË FLUTURIM
PRANDAJ ASPAK S’ LODHENI
PËR KOMBIN TUAJ - TIM ”
Edhe tash HUTAT
I bëra LOLE
I lash në gojë e duar
Me kunja e ...ole...?!
Me qëllim të caktuar
E harxhuam popullatën
Dhe në fund vetvetes
Ia bëmë URATËN...?!
Gjuhë HUTASH
Pasi të vdesin
Në NATO dhe BE
Ato që do të mbesin...?!
Tash TOPONIMET
Me ligjin në fuqi
Dhe mbiemrave të tyre
Pas ka
një
Ky është shtet SLLAV
Pse të ketë edhe HËNË
Ne atë që deshëm
Me luftën e bëmë...?!
Këtë të mirë na e bëri
Lideri dhe ushtari
Tash shkolla maqedonase
Fëmijët e tyre së pari...?!
Librat do ti bëjmë
Maqedonisht-shqip
Prej farës shqiptare
As rrënjë as pip...?!
Tempulli i dijes
Një Piramidë plotë varre
Ku do të kënaqen epshet
Me zana e shtojzovalle...?!
Kryqet i kanë
Në shtëpi e në gji
Urdhrat i kanë marrë
Ne PARTI e QEVERI...?!
Si ushtarët GAY
Janë ato shqiptarë
Kur i shikojnë paratë
Turren kush më parë...?!
Harrojnë fe e komb
Dhe premtimin e dhënë
Si tremben as ZOTIT
As të NËNËS NËMË...?!
Kështu është vëllezër
Kur s’ kërkojmë përgjegjësi
Dhe kurrë s’u ka ndejt
SHQIPANJA
mbi
I NJËJTI GJARPËR
Te i njëjti gur popull
I njëjti gjarpër të çuk
Robërisë
i tha
Lirisë i thua NUK...?!
Paske inteligjencë frike
Ti o popull i im
Krahëhapur prite xhaxhin
Dhe shokun STALIN...?!
Të dy sakatonin
Popullin e vet
A e din pas kësaj
Ty popull ç’të pret...?!
Asimilim, skamje, robëri
Sakatim Radishani
Për në lindje e perëndim
Të të zhduket vatani...?!
Dje me bomba
Nesër me raketa
Edhe pse krejt dihet
Në shesh
s’
Ke pasur HORRA
Por jo edhe luftëtar
Tash tregojnë vetveten
Se sa janë atdhetar...?!
Te guri i njëjtë
I njëjti gjarpër të çuk
Ti vet o popull i im
Rrënjët tua zhduk...?!
Thuaj INTELEGJENCËS
Le të mos bëhet DEBILE
Sot përjeton LEZET
Nesër e shikon atë HILE...?!
NËNA SHQIPTARE
Ka biseduar xha Biti
Me NËNËN SHQIPTARE
Atje në një shesh
Që ndodhet ndër varre...?!
Kishin biseduar
Gjerë e gjatë
Ishte ankuar NËNA
Për ne të ngratë...?!
Ç’ është i ka thënë
Bit kjo marre
Që bëhet me mua
-NËNËN SHQIPTARE-...?!
E kishte qetësuar NËNËN
Xha Biti plak
Duke treguar për ato
Që ndër shqiptar marrin hak...?!
E dërgova ka thënë birin
Që të bëjë pajtim
Edhe populli ia dha dorën
Tash bënë tradhtim...?!
Harroi i ka thënë premtimin
Gjakun në përgjithësi
E shiti prapanicën
Për kolltuk e tagji...?!
O ju të poshtër
Ndalni këto marre
Linje nënën rehat
Të pushojë ndër varre...?!
Në afërsi të asaj
Ju s’do të keni vend
Do tu varrosin atje
Ku ua kanë shpërlarë mend...?!
BABA I INTEGRUAR
Do ti integrojmë fëmijët
Në arsim shtetëror
Njëherë e përgjithmonë
Zgjidhet ai problem madhor.
Do të vazhdojmë
Me nënat e gratë
Edhe pse në mbrëmje
Do ti gjejmë krevatet thatë.
Kësaj i thonë
Sakrificë kombëtare
Për të mirën e shtetit sllav
Vetvetes i hapim varre...?!
Arsimtar e profesor
Le të shkojnë në Evropë
Do të ketë edhe këtu punë
Me dhen, dhi, derra e lopë.
Do të hymë në histori
Si shumë të tjerë shqiptarë
Duke bërë shtete në botë
E shuajmë tonën farë.
Do të bëjmë një lapidar
Për –BABËN E INTEGRUAR-
Me germa të bukura cirilike
Emri i historisë shkruar...?!
Për Dushanin e madh
Flitet me PIETE
Ju zhdukni kombin
E ai vrau babën e vet...???!!!
Zogu dha Shën Naumin
Sala shkoi deri në Pustec
Çohu o popull-
Këto duan
në prapanicë-
DJEPAT NGELIN THATË
Atje ndër varre
Këndojnë “bilbilat”
Prej tradhtisë së tyre
Veniten trëndafilat...?!
Nuset shamizeza
Qanin e vajtonin
Pyetnin korbat
Burrat pse luftonin...?!
A luftonin për KRYQE
A për ERËKEQET Lavire
Pak flasin me gojë
E më shumë prej bire...?!
Fëmijët vdesin për ushqim
Djepat ngelin thatë
Burrat kalben në DHE
Shpejt plaken gratë...?!
Nënat mallkojnë tradhtarët
Që u erdhën si rrufe
Ajo s’ka ndodhur ndër shekuj
Ndoshta askund në DHE...?!
Mallkojnë tu shuhet fara
Mos u ngeltë gjel e as pulë
Në ato fise mos lind fëmijë
As për shami e as për kësulë...???!!!