Kulturë
Nebi Dragoti: Grerëza në haik
E hene, 19.05.2014, 05:45 PM
NEBI DRAGOTI
GRERËZA NË HAIK
Edhe janë ,edhe s’janë
politikanët (…)
O rrufjanë,o sharlatanë!
***
O janë ,o s’janë
të droguar në parlament
zevzekët parlamentarë.
***
Liliputë shejtan,
rriqëra,të çartur
i vërsulen gjuhës standart…
***
Përbaltjen mbi tjetrin
e teprove si tepër
sa t’u përplas në surrat…
***
Kujdese për thonjtë e rritur…
Bukuroshe,për t’u kruar vetë,
a për t’na gërricur?!
***
Zyrave rriten burrokratë:
halexhinjtë për hallzgjidhje
ikin për të ardhur prapë…
***
Në parlament si gjel
shitet opozitar orator:
pëllet mendime shterp…
***
I tha gomari pulishtit:
-Kujtova se je rritur,
…paske mbetur kërriç!
***
Ta dinte politikani
ku ka dardha bishtin,
nuk çirrej megafon i prishur.
***
Politikën e djallëzuar
fute në fokus!
Jep foto flurudhë…