Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Kjo natë e Shënkollit të Verës
E shtune, 10.05.2014, 05:30 PM
 KJO NATË E SHENKOLLIT TË VERËS
KJO NATË E SHENKOLLIT TË VERËS
-Qoftë i bekuar Shenkolli i Veres. Veç tjerash, mua qe jam edhe në prag të kthimit definitiv per në At’Dhe, kjo natë më çoi te miqte e kumaret e mi të dashur, te Sokolajt e Mserrit të Perajve të Nikajve me të cilet simbas lisit të gjakut të baballareve tanë jemi edhe kusherinj Krasniqas-
Reportazh ekskluziv nga Zeqir Lushaj
Nga Cliffside Park ku unë jetoj tash 17 vjet në NJ, USA, shtepia e kumarës Petrit Sokoli në Budd Lake është rreth një orë larg por keta amerikanët gjithmonë kur flasin per kohen që duhet per të bere një rrugë, më shumë se kilometrat e saj vlerësojnë e shtojnë në pergjigjet e tyre: “nëse nuk ka trafik”. Por me një shofer profesional si Filipi, vellai i madh (nga mosha) i Petritit, rruga sikur kalon me shpejt…
-Ooo Petrit Sokoli, - i therrasim në oborr, simbas tradites malsore!
-Prina kumar, -më thotë Filipi.
-Jo, jo. Gratë perpara i them une, që ketu në Amerikë gratë i respektoj edhe më shumë se sa në at’dhe.
-
Nderkohe Sabrieja, gruaja ime, dhe Monda, grueja e Filipit ngjisin shkallet e asaj shtepie model në një nga zonat më të bukura të Amerikes, në breg të liqenit, në mes të blerimit të lendinave e lisave të paane që na kujtojnë Naimin tonë “…o lisat e gjatë”.
…Unë i them Filipit se do hyj nga dera e kopshtit dhe marr rrugen djathtas neper at lëndinë si qilim nusrije. Kumara Filip, pak si i çuditur me kete veprim timin me vjen nga pas.
-
-Sot
eshte festa e Shenkollit te Veres o Filip Djali. Shenkolli i Madh eshte ai i 6
dhjetorit por edhe ky i Veres që e festoni ju Nikajt eshte interesant dhe në
një kohë si kjo, plot gjelberim, bar e lule. E pra ja vlen të hyjmë nga
 kopshti. Mandej te kumara ka hije edhe kur sheh më parë stanin se kullen…Dhe
eshte koha e staneve tani o Filip. Te mos harrojme se atje nga anet tona tani
njerëzia pergatiten per të dalë në bjeshkë…
kopshti. Mandej te kumara ka hije edhe kur sheh më parë stanin se kullen…Dhe
eshte koha e staneve tani o Filip. Te mos harrojme se atje nga anet tona tani
njerëzia pergatiten per të dalë në bjeshkë…
Kalojme nga stani i Petritit, shohim kopshtin me perimet sapo të mbjella…dhe i afrohemi deren se mbrapme ku nje tavoline e shtruar bukur perjashta, na kujton se jemi në mesmaji e mund të rrihet edhe në baçe.
Nderkohe Petriti, i zoti i shtepisë, ka dal në kopësht dhe na thërret:
-
Takohemi
shume miqesisht, siç jemi te miqesuar, urojme festen dore-per-dore, dhe hyjme
brenda ne katin e pare por nga dera e mbrame, ose siç i themi me shpesh:- nga
dera e kopshtit. Ky holl, siç thuhet nga keto ane, mua me zgjon kujtime. Ketu
kam kaluar para do kohesh nje nate me Petritin, nje nate tuj zie raki e bere
muhabet “per Shkup e per 
Rrijme nje cope here aty ne at’ mjedis shume intim duke folur e dvetur me njeri-tjetrin, duke parë fotot e Nikajve, të Mserrit, të Perajve… të shumë e shumë të dashurit vendit tonë me emrin më të gjithë-fuqishem të botës At’Dhe’ = Mëmë-Dhe’!
-Ja, -më thote Petriti , -keto jane tokat tona në Mserr. Ketu afer eshte shtepia e poetit e shkrimtarit (e kolegut tend) Gjon Neçaj…
Unë e falenderoj Petritin per prezentimin fotografik-kompjuterik të Mserrit (ku une nuk kam qenë kurrë), dhe i shtoj se “Gjonin do e takoj tani që do kthehem në at’dhe por u korita me Pal Neçajn se vetem ketë muaj me ka bere dy ftesa per nje drake a darke ne Manhatan ku jeton dhe akoma nuk kam mundur të shkoj…!”
-Aaa, kumar! Te Pali duhet me shkue. Palin e kemi të madhin jo vetem nga mosha që po hyn në të 80-ën por edhe per figuren e tij të paster në të gjitha kohet. (Dhe shton duke qeshur, -moshen ja di sakt se eshte i nje viti me babain tim, Dedë Sokoli. Janë moshatarë, rritur bashkë, dashamirë e koleg shumë vite të arsimit në Tropojë).
-Koleg
edhe si shkrimtar, -shtoj une, -se te dy kanë botuar libra interesant. Dhe te
dy i kemi miq e bashkpunetorë në revisten tonë ZemraShqiptare.  Bile iu fola
edhe per nje liber te ri qe Pali ka ne perfundim e siper dhe do botohet në kete
vjeshtë që vjen. Folem edhe per Kolë Tahirin, per Gjon Markokajn e të tjere miq
e krijues të asaj ane…
Bile iu fola
edhe per nje liber te ri qe Pali ka ne perfundim e siper dhe do botohet në kete
vjeshtë që vjen. Folem edhe per Kolë Tahirin, per Gjon Markokajn e të tjere miq
e krijues të asaj ane…
…!
-Kumar, nderhyn Petriti, -a po ngjiten nalt në odë te burrave se mbeten ketu…?
-Oda e burrave…, por sonte na “e kanë pushtuar gratë”, shtoj une me shaka dhe vertete ndjehet se ato, atje lart ja kane plasur gazit e shakave me njera tjetren dhe po harrojne se ku jane burrat… Luçi, çika e Dukagjinit, bashkshortja shembullore e Petritit jo vetem se duhet t’ua mbajë anen mikeshave por me shume i duhet te kujdeset nga guzhina ku ka vene gjithe ato gjera sikur te ishim 30 veta per darkë.
Une i
kerkoj ndjese Luçit per ardhjen pak me vonesë sonte dhe i them sinqerisht që e
kisha një dite shume-shume të ngarkuar. Ju kallxoj atyre se në mengjes isha në
pune, në mes dite rreth 5 ore e sa, miku im nga Kollovozi i Kukesit Ismet Nela
i hupi per të me ndihmue mua deri në 
…!
E urojme Kristin, djalin e Petritit e të Luçit per regjistrimin në kolegjin e famshem të Manhatanit ku motra Ela po perfundon studimet sivjet.

…Monda, Sabrieja dhe Luçi

Monda: -edhe sherben edhe ben shaka edhe na fotografon. “E-po është nga Tirana de”
Ndersa nusja e Filipit, tiransja gazmore Monda, na fotografon pa pertese gjate kesaj darke te paharruar, gjate kesaj nate feste te Shenkollit te Veres.
Ndizet qiriu tradicional qe e percjellim te gjithe dore me dore, dhe urojme –GEZUAR!
Dhe une shtoj:
-Gëzuar edhe per Dedë Sokolin me familje në Tiranë,
-Gëzuar per gjithë Mserrin e Nikajt,
-Gëzuar per te gjithe ata qe e festojne kete natë dhe te gjithe I NDIHMOFTË!
-Qoftë i bekuar Shenkolli i Veres. Veç tjerash, mua qe jam edhe në prag të kthimit definitiv per në At’Dhe, kjo natë më çoi te miqte e kumaret e mi të dashur, te Sokolajt e Mserrit të Perajve të Nikajve me të cilet simbas lisit të gjakut të baballareve tanë jemi edhe kusherinj Krasniqas-
…!
Një natë e paharruar me të cilen nuk po i mbaj më gjatë lexuesit e mi të nderuar.
Fjaleve të reportazhit, tani ua kanë zene vendin currilat e bardakut te rakisë që rrjedh aq këndëshëm me një zhurmë qetsuese si prrockat mijera-vjeçare neper arat e shpatinat e Nikajve e që gjithnjë e më pak (fatkeqsisht), po shijohen nga veshi e shpirti i Njeriut te tyre anëve që aq dhimbshëm po ju largohet!!
Ketij vend në Peraj i kanë thanë kisha Shen-Maria… (Arat e Priftit), e sot Gomuri i kullës së Fangut.
Dhe une po mbylli kete paragraf e krejt kete reportazh me nje varg të mikut tim, poetit të atyre aneve bashkfshatarit te Sokolajve, Pal Neçajt, i cili ndonese jeton ne qendren e botes në Manhatanin e famshem të NY, shpirtin e ka në at skaj disi periferik por aq thellë e perjeton si shume bij dhe bija te asaj ane, rrenjosur në shpirt:
-Amanet at vend mos e harroni!

“Zoti i bekoftë e mos i paftë syri i keq!”
Familja Sokoli: Kristi, Luçi, Ela dhe Petriti.
-------------------------
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 10 Maj 2014-

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










