E hene, 29.04.2024, 08:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Bisedë me mësuesen Lumturie Kodra

E diele, 04.05.2014, 06:50 PM


Lumturi e Hajredin Kodra,  nderi e krenaria  Shkollës shqipe

Bisedë me "Mësuesen e Popullit" ,  znj. Lumturie Ocka Kodra,  Tiranë

Nga Luan Kalana

E kisha pak të vështirë të përfundoja këtë jetëshkrim portret, për njerën nga koleget e mija që punuam bashkë në  shkollat e Devollit, gati një gjysëm shekulli, mësusen e nderuar, simbol i përkushtimit atdhetar, znj.Lumturie Ocka Kodra, që mban titullin e lartë shtetëror ,  "Mesuse e Popullit" dhe bashkëshortin e saj,  të paharuarin dhe shokun, kolegun tonë, mësuesin e palodhur e punëtor, Hajredin Kodra.

Por me ndihmën e postës elektronike, internetit, mundësova  një trekëndësh ajror në hapësirë, Amerike-Itali-Shqipëri, natyrisht me ndihmesën e Mësueses të apasionuar e të prokupuar, znj.Brunilda Hoxha Xhemo nga Bitincka ,  duke më pasuar e bija e saj, intelektualja Anila Kodra, nga Venecia e Italisë , të realizoj këtë bisedë modeste e të thjeshtë, pa fjalë të mëdhaja,  por me vepra reale,  me znj.Lumturie Kodrën nga Bitincka e Devollit, sot pensioniste në Tiranë.

Para  se të përshkruaj kujtimet e saj, dua të vendos si hyrje, ato fjalë prekëse të Anilës, për prindërit e saj të mrekullueshëm edukatorë të zellshëm,  megjithëse ishte  atëhere vajzë e vogël....

... -"Babai, (Hajredini), më ka vdekur herët, para kohe, në 7 maj 1984 dhe mami, (Lumturia),  nuk e ka thënë , se është një pjesë shumë e dhimbshme për ta kujtuar.Unë mbaj mend që në varrimin e babit tim ka qënë korteu i njerëzve, fshatarë, mësues e nxënës, me kurora me lule qe tek dera e shtëpisë dhe deri tek varezat në fund të fshatit, rreth dy kilometra, dhe arkivoli i babait tim u mbajt në supet e njerezve  bashkëfshatareve, miqve, mësuseve , nxënesve deri në banesën e fundit, qe ishin në fund të fshatit.... .

Mami im ka lënë eshtrat e babait, varin,  akoma në fshat, në Bitincke,  në Devoll dhe sa herë që ne shkojmë per homazhe në fshat,  gjejmë ne varet përhere lule  e qirinj  të ndezur dhe cigare tek  varri , ku prehet ne paqe Babi im i dashur, që na iku shumë shpejt e na la ne ,  fëmijet,  të mitur e me zemër të hapur.

Ju falenderoj nga zemra,  z.Luan  Kalana, për respektin që keni për prindërit e mij, shokët e koleget e tu,  qe më mungojnë perherë e më shumë.

Ju më kuptoni më mirë nga të gjithe se mërgimi është i rëndë për kujtimet që kemi, për prinderit tanë që na kanë bërë kokën dhe për tokën mëmë, Bitinckën tonë të shenjtë,  Devollin e shtrenjtë, dhe për Nënën Shqiperi...

Me respekt prindëror."

Anila Kodra, Venecie, Itali

...Më pas kontaktuam me znj.Lumturi, në Tiranë, duke m'u lutur që shkrimin ta beja modest, të thjeshtë e pa e lavdëruar dhe e mburur, se e dini ç'më tha ?! :

"-Në fund të fundit, në bëmë detyrën tonë"-

&-Znj.Lumturi, çfarë mund t'i thoni lexuesit , sa per prezantim, fillimet e profesionit tuaj të bukur  e të përkushtuar me talent,  të Mësuesit, të edukatorit...?!

-"Si fillim, më falni,  dua të kujtoj emrat e të gjithë kolegeve , të mësuesve , të  shkollës të Bitinckës, te Devollit dhe ata të Korçes, qe i kam njohur e kemi punuar,  nxënësit tanë të shumte e të dashur qe nuk i kam ndarë si fëmijet e mij  dhe i kam ndjekur në jetë .

Ata nuk janë me dhjetra jane,  të shumtë, disa gjenerata, unë i ruaj emrat e fotot e tyre ,  jo vetëm në kujtesen time, por dhe në albumet, polifotot, kolektivat dhe nxënesit e çdo klase.

Kam disa  albume, kur të vish ndonjherë në Shqiperi,  do t'i tregoj....( pas asaj që më tha , më la të dyshoj se do ketë e ndonjë foto që kemi dalë bashkë me Hajredinin..)

....Me mbarimin e shkollës pedagogjike ne Tiranë në vitin1963,  emërohem mësuese e ciklit të ulet ne shkollen 8-vjecare te fshatit Bitincke në zonën e Devollit,  rrethi Korçë.

Profesioni i mësuesit per mua ka qënë pasion,  prandaj kam punuar duke dhënë maksimumin e gjithë energjive të mia mendore dhe fizike me shpirt si i thonë, zanatin e ushronin pa hile, jo për të marrë rrogen, le qe ç'rroge ishte ajo me kete të sotmen.

Puna jonë si e gjithë mësuesve të atij brezi,  të përkushtuar e të sakrificës, kjo ra menjeherë në sy të kolegeve dhe drejtorise së shkollës , e cila duke ndjekur  rezultatet, mësim-dhenien dhe rendimentin e proçesit mesimor-edukativ,  qysh ne vitin e dytë si mësuese,  me japin drejtimin e punës kualifikuese,  per tetë klasat  paralele të ciklit të ulët.

Shkolla e Bitinckës si një nder shkollat e mëdha,  inspektohej shpesh jo vetëm nga Drejtoria Arsimore,  e rrethit por dhe nga ekipet e Ministrise së Arsimit.

Klasa ime ishte e para që inspektohej nga çdo inspektor apo ekip kontrolli.

Duke vërejtur pergatitjen e gjithanshme metodike,  pedagogjike e shkencore si dhe rrezultatet e larta në kalueshmeri e cilesi,  notë mesatare e të tjera..

Brenda tre vjetësh emri im u bë i njohur në gjithe rrethin e Korçes duke më dhëne titullin, medaljen, disktitiv,  “Mësues i Dalluar”, nga Ministria e Arsimit

Me fillimin e vitit të katërt , Kabineti Pedagogjik i rrethit , më ngarkon drejtimin e punës kualifikuese për  zonën e Devollit,  detyre të cilen e mbajta për 24-vjet.

Mbas dy vjetësh pranohem Anëtare  e Kabinetit Pedagogjik te rrethit Korçë.

Mbështetjen e frymëzim në punën time si mësuese ka qëne dhe bashkëshorti im,  i ndjeri Hajredin Kodra,  i cili ishte mësues matematike e fizike për shkollen 8-vjeçare (klasa e V-VIII) dhe shkollën e mesme bujqësore,

Ai punonte po me të njejtin pasion si unë dhe me ngarkesë mbi normalen duke dhene mbi 32 ore mesimi,  shkenca natyrore në javë, pa shperblim suplementar. Veç këtyre kryente dhe shume detyra shoqerore , si  kryetar i punës edukative në shkollë, një edukator i persosur dhe shëmbullor,  drejtues i  rretheve jashtë shkollore “Fizikanti i vogël”,  “Matematicieni i ri”.

Si dhe punë me fshatin që atë kohe që dytësore, por kërkesa e llogarisë qe parësore, punë në shtëpine e kulturës,  me organizatatat e masave etj, ashtu si ju z.Luan, që krahas një mësues specialist e shembullor, ishit nje aktivist i shquar i rinisë në Devoll, për dekada të tëra, deri sa u bëre me fëmijë të ritur..(..e ndërpreva se më skuqi, me komplimentët).

Cdo dite,  mbas mbarimit të proçesit mësimor,  puna jonë vazhdonte me përgatitjen e bazës materiale-didaktike për çdo ore mësimi e për çdo nxënes.

Kështu bëme të mundur të ngrinim klasat kabinet. Kjo në bashkëpunim me nxënesit e prindërit e tyre,  duke punuar si një familje e madhe.

Temat pedagogjike që referonim në mbledhjet e prindërve për rritjen e rendimentit të orës se mësimit lidheshin ngushtë me rendësine e bazës materiale.

Për të parë më konkretisht këtë prindërit thirreshin të asistonin në orët e mësimit në çdo lendë. S’kishte kënaqesi më të madhe për prindërit kur shikonin fëmijet e tyre se si përparonin në mesime , dita-ditës.

Ata ndiqnin punën e diferencuar që bënim  gjatë ores se mesimit,  si me nxënesit qe ecnin ngadale , ashtu dhe me ata me të perparuarit duke përdorur materiale dhe jashtë tekstit.

...Shkolla ishte bërë  shtëpia jonë e përbashkët ku jo vetëm mësohej por edhe bashkëbisedohej e punohej.

Maredhëniet e ngrohta me fëmijet, nxënesit tane,  bënte qe ata të qëndronin me ne çdo mbasdite,  duke na ndihmuar në përgatitjen e kabineteve deri ne orët e vona të mbrëmjes edhe kur ne harronim të shihnim orën.

Kështu ata krijuan bindje për vleren e ketyre mjeteve mesimore,  gjë që shtonte më tepër gadishmerine e tyre,  dashurine për shkollën.

Bashkëpunimi shkollë- familje beri qe çdo problem i shkolles të ishte i përbashkët.....

& -Të më falni , e di që keni shumë të vështirë, por mund të thoni shkurt, dy fjalë, për kolegun dhe bashkëshortin tuaj, të paharuarin Hajredinin..

-Ah, Hajredini ishte njeri i rrallë, shumë i dashur , gojë ëmbël, i gjallë,  aktiv, i papërtuar, e masovik.

Do ta kujtoj si mësuses , koleg , se si prind e bashkëshort e kam të vështirë.

Mësues Hajredini, duke materializuar njohurite e lendes së fizikes bëri me nxënesit e klasave të 8-ta gjithë instalimet elektrike të shkollës dykatëshe.

Për  këtë punë të papaguar, dhe pergatitjen e lartë pedagogjiko-shkencore u vleresua me titullin e lartë, “Mësues i Dalluar”.

Puna jonë me pasion e korrektesi si familje,  la mbresa dhe stimuloi sedren tek kolektivi i mësuesve,  tek koleget tanë.

Shkolla e Bitinckës u dallua si një ndër shkollat më të mira (...si ajo juaja e Vishocicës, qe ishte shumë e dëgjuar aso kohe, -m'u drejtua mua..),   dhe u vlerësua disa here me flamuj.Ato ishin atëhere për ne stimujt morale e jo materiale, megjithatë ne ndjeheshim krenarë e të palodhur.....

&-Mund të na përmendni disa nga rezulatet e punës tuaj, më konkretisht...?

-Rezultatet e punes time 33-vjeçare në këte fshat ishin të dukshme, pa u mburur,  nga te cilat :

22-vjet me klasa te para me mbi 40 nxenes dhe 11 vjet me klasa 1 - 4,  ku për 30 vjet klueshmeria ishte 100% me note mesatare mbi 8.4, (sipas sistemit te vlersimit te asaj kohe) kjo e vërtetuar nga kontrollet e Drejtorisë Arsimore dhe testet e Ministrisë së Arsimit.

(...per këtë të kini besim pasi, kam qenë dy herë me ekipet e kontrollit nga seksioni i arsimit  te rrethit të Korçes, në shkollen e Bitinckës, dhe i kam parë nga afër rezultatetet e punës së saj, të Lumes, ..L.K.)

Kjo përvojë u perhap nëpermjet shtypit lokal e atij profesional si gazeta lokale e rrethit Korçë ,  gazeta “Mësuesi”,  “Revista Pedagogjike” etj…

Për këte shkroi dhe shtypi qendror ne organin kryesor te asaj kohe,  gazetat

e ditës.

Kryeredaktori i asaj kohe  z.Besnik Mustafai ka marrë kontakt ne fshatin Bitinckë,  opinionet duke intervistuar mua si mësuese,  drejtorin e shkollës,  nxënesit e mij,  prinderit e tyre dhe banorët  e fshatit.

Gjatë gjithë kohës kam marrë pjesë ne reformat arsimore për përmiresimin e programeve e teksteve shkollore dhe kam dhëne konkretisht kontributin tim duke qenë klasa ime,  klasë eksperimentale.

Në kurset kualifikuese si”Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” dhe “Matematika bashkëkohore”,  jo vetëm qe jam nderuar me fletë nderi( me ato ta vlërsoni, tani mund te duken  sheqarake..) por kam kontribuar qe keto të përvehtesohen nga gjithë mesuesit në zonë e në rreth, po ju kujtohet qeme bashke ne komisionin e mbledhjes te Fjaleve te rralla e te vjetra te shqipes ne Devoll

Kështu që klasa ku unë jepja mesim u kthye në auditor të mesimeve të hapura (..më se e vërtetë, kam qenë prezent disa herë...L.K.), ku mund të asistonte çdo mësues I zones apo rrethit gjatë gjithe proçesit mësimor-edukativ.

Seksioni i arsimit apo Drejtoria Arsimore në bashkëpunim me organet e pushtetit bëne të mundur të sjellin me autobus çdo dite gjate muajit Mars 1984 mësuesit e rrethit për të asistuar gjatë proçesit  mësimor në klasën time,

Përveç oreve të mësimit, mësuesit kishin interes e vrojtonin dhe shënonin çdo gjë qe u linte pershtypje të kabineti i gjuhes,  matematikës, stendat e emulacionit,  ekspozita me vizatimet, shkrimet e punimet e nxënesve,  vlerësimin e punëve të pavarura dhe gjithë dokumentacionin tim.

Si mësuese e dalluar, më falni se sikur po e shkel po mbur veten ca,  por ju insistuat ma kërkuat,   kam marrë pjesë në gjithe aktivitetet që janë zhvilluar për arsimin në rrethin e Korçes dhe në shkalle vendi si në:Elbasan,  Berat,  Gjirokastër e Tiranë.

Nëpermjet temave që kam referuar, një herë edhe ju referuat, mbaj mend "për Metodat e të nxënit të nxënesve",  qe patët suksese..) kam paraqitur dhe eksperiencen time.

Këto tema u janë dërguar gjithë shkollave të rrethit, dhe jo vetëm kaq.

Ministria e Arsimit duke ndjekur në vazhdimësi rezultatet e punës sime ,  herë pas here më ka akorduar sipas rradhës titujt e nderit nga “Mesues i Dalluar” duke vazhduar me urdhërat e medaljet e  Kuvendit Popullor e të Presidentit të Republikes, si ajo  ”Naim Frasheri” e deri në titullin më të lartë “Mesues i Popullit” me 7.03.1987,  me rastin e 100-vjetorit të Mësonjetores të parë shqipe.

Emri dhe puna ime u bënë edhe më e njohur në gjithë vendin nëpermjet shtypit dhe televizionit shqiptar i cili erdhi në fshatin Bitinckë në prill 1987 dhe filmoi klasën ku unë jepja mësim per dy ditë rresht, më vjen rëndë se sikur u mbura shumë......

Puna e mësuesit ka qënë e gjithanshme në fshat,  jo vetëm brenda shkollës por edhe jashte saj. Pas viteve 1963 ,  kur unë fillova punë si mësuese ka qene nje realitet krejt ndryshe nga ai që kemi sot.

Mjetet e informacionit,  veç ndonjë gazete,  pothuajse,  mungonin fare. Duhet të punoje me çdo shtresë të popullsise duke filluar qe me të moshuarit, me analfabetet e gjysëm analfabetët, që atehere nuk mbeti asnjë në fshat e deri tek  femijet.

Qe një punë kolosale qe sot as që mund te mendohet, e jo të punohet nga mësuesit e sotëm, qe unë kam shumë respekt. Për këte , tre herë në javë shkoja në shtëpite e tyre dhe ju mësoja alfabetin,  shkrim e lexim.

Mësuesi si përçues i dijes e kulturës  duhet të merrte pjesë ne çdo aktivitet të organizatave të masave e shtëpise se kulturës të fshatit , që zjente nga gjallëria e aktiviteve , ku mësuesit qene në pararojë.

&-Po roli e puna juaj me fshatin me Bitinckën, veç punës të Mesuesit, mund të na përmendni disa evenimente....?

-Per ne si familje mësuesish që punonim e jetonim në atë fshat na takonte që edhe të drejtonim shumë aktivitete si me organizaten e rinise,  gruas,  veteranët etj…. si dhe çdo aktivitet artistik e kulturor.

Një pune e madhe ishte pasurimi i Muzeut të fshatit,  per veprimtarine e Heroit te Popullit te ketij fshati Zija Kambo ,  deshmoreve  te Luftes, partizaneve,  e shume veteraneve.

Po kështu punuam pa u lodhur për të pergatitur historikun e fshatit Bitincke në bashkepunim me të moshuarit dhe çdo person qe mund të kishte njohje.

Puna e gjithanshme me njerzit, me fshataret beri jo vetem te realizonim më së miri këto detyra,  por fituam dhe admirimin  respektin e tyre. Një vlerësim shumë i çmuar për ne.Ju (L;K)atehere dhatë një pervojë për muzeumet e fshatrave. Muzeumi i Poloskes dhei Trestenikut ishin model, e  u bene shembull ne zonë, ku ishit mësuses Ju..

Shumë vite më parë se të merrja titullin me të larte të gjithe në fshat me quanin mesuese e te gjitheve,  mesuesen e tyre duke me konsideruar si pjesëtar të çdo familje.

&-Tani ju banoni në Tiranë,  jeni pensioniste, si e ndjeni veten në moshën e bardhësise e të fisnikërisë  ?....

-Ka më se njezet  vjet une banoj në Tiranë  me djalin,  I cili ështe diplomuar në  Universitetin e Tiranës,  në degën inxhinieri Gjeodezi dhe ate të Informatikës

Aktualisht ka njezet  vite si drejtor në kompani private,  të huaj dhe vendase.

Vajza,  Anila,  që ka mbaruar Universitetin e Mjekesisë ka rreth njezet  vjet që jeton dhe punon në Itali,  me bashkëshortin dhe dy fëmijet e vet,  ku është integruar më se miri aty duke marrë dhe pozicione drejtuese në vendin  pozicionin e punës.

Megjithëse jam në pension ,  nostalgjia për profesionin e mesuesit, për shkollën tone të shenjtë,  më ka berë qe të kontriboj me sa mundem per dy  vajzat e djalit tim dhe shkollimin e tyre.

Pa filluar ende klasën e parë ato kanë lexuar e shkruar rrjedhshem dhe kanë kryer veprime matematike e kompjuteri.

Sot ato janë të shkëlqyer në mesime dhe në kurset e gjuhëve te huaja: anglisht,  gjermanisht e italisht e në kompjuter..

Gjithashtu mbaj kontakte të vazhdueshme me kolektivin e mësuesve ku ato shkollohen në shkembimin e ideve dhe mendimeve profesionale të pervojes tone me ato bashkëkohore..

Kjo më lumturon dhe më ben të ndihem mësuese ende.....

Kështu kam vepruar edhe më fëmijet e vajzës në Itali.

Kur kam shkuar aty  kam marre me vete tekstet nga Shqiperia, Abetare  dhe u kam mësuar që në moshë të vogel (5-6 vjeç) të shkruajne e lexojnë shqip, kjo është kënaqesia ime më e madhe.

Mbesa sot ështe 18 vjeç dhe nipi10 vjeç në shkollen 8-vjeçare shkruajnë e lexojnë rrjedhshem dhe komunikojnë më së miri ne shqip.

Janë nxënës të shkëlqyer në shkollat që ata ndjekin.

Për mua është kënaqesi që çdo mesazh ma shkruajnë në shqip dhe ruajnë tekstet e Abetares e Gjuhës Shqipe në bibliotekat e tye,  si kujtim.

Sa më shumë ikin vitet dhe mosha,  aq më tepër më shtohet nostalgjia për profesionin e bukur të Mësuesit. Puna e palodhur me njerëzit të jep kënaqesi dhe le mbresa të forta që nuk harrohen kurrë, të shton jetën.

Megjithëse kam shumë vite që jam larguar nga Shkolla e nga Bitincka,  kur shkoj tek mbesat e nipat e mij ,  të gjithë më përqafojnë me respekt e dashuri, si dikur nxënësit e mij,  nga më i madhi e  deri tek femija trevjeçar që di të më thotë emrin. Kjo  të le mbresa të pashlyera.

S'ka kënaqësi më të madhe se sa kur ish nxënësit e tu që sot janë shkolluar e shërbejnë si drejtues e janë bërë prindër të zotë,  të përshëndesin me dashuri dhe të falenderojnë apo të urojnë për 7 Marsin, e në ditëlindje,  duke të thënë:

“ Mësuese,  s'të harrojmë kurrë ,  je mësuesja jonë e parë,  na dhe dije,  edukatë dhe shkollë, na mësove gjuhën e bukur shqipe,  ta këndojmë e ta shkruajmë dhe ta flasim me dituri.…..

...DASHURIA PER NJERZIT TE NGRE LART,  TE VLERESON E TE BEN TE NDJESH KENAQESI dhe Jeta jonë bëhet më e gjatë, kjo është lumturia jonë..."

Ishin këto fjalët mbyllëse, simbolike e modeste të znj.Lumturi, "Mësuese e Popullit", ish mësuseja e Bitnckës, nderi e krenaria e Devollit dhe e Shqiperisë.

Mirënjohje, nderim , krenarie  e respekte pa fund...

bisedoi e shkroi

Luan Kalana,

maj 2014

Florida, USA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora