E diele, 28.04.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ankesë te Zoti

E diele, 04.05.2014, 06:44 PM


Demir Krasniqi :

 

Ankesë te Zoti (Parodi)

 

Ca stërnipa Kastrioti ,

Çdo ditë  bëjnë ankesë te Zoti –

Aman Zot , ndrysho këtë mot  ,

Qeveria po rrinë kot !

 

-Aman Zot, na merr në dorë ,

Se tanë dimrit nuk ka ra borë !

Na janë ndryshkë saja e skia ,

Nuk merr masa Qeveria !

 

-Aman Zot , me madhëri ,

Gjatë gjithë dimrit s’ ka ra shi !

Nuk po kemi ujë me pi ,

Ka ra n’ gjumë kjo Qeveri !

 

-Aman Zot, të qofshim falë ,

N’ tëra anët uji na u ka ndalë !

Janë shterë penda e bunarë –

Qeveria masa s’ ka marrë !

 

-Aman Zot, ti hallin dina  ,

Na kanë ra mjegullat n’ lugina !

Nuk po shohim me grahë makina ,

Qeveria s’po na del n’ ndihma  !

 

-Aman Zot , të qofshim falë ,

Tash po  bien shi  hiq pa ndalë !

Na ka hy uji n’ shpi e n’ arë ,

Qeveria masa s’ ka marrë !

 

-Aman Zot , seç u kthjell  qielli ,

Na djeg vapa , na pjek  dielli !

Jepi mend kësaj Qeverie –

Le t’ merr masa për t’ na bërë  hije !

 

Gjilan, më 03.04.2014.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora