Kulturë
Sadulla Zendeli Daja: Nga mërgata në Kosovë
E diele, 04.05.2014, 06:55 PM
Sadulla Zendeli Daja
NGA MËRGATA NË KOSOVË
Dita e parë në Kosovën e lirë
Nga Suedia në Prishtinë
Në vitin 2000
Ecja rrugës Nënë Terezë
Pashë një grumbull gurrë
Të bardhë e të kuqë
Kaloi një xhaxha dhe më shikoi
E pyeta xhaxhin për gurrët kuq e bardhë
Nga vini o burr i dheut
Nga Suedia zotëri xhaxhi
Kudo që të shkelësh tokën shqiptare
Veçanërisht dheun e Kosovës
Do të gjejshë gurë të bardhë e të kuqë
Gurët e kuq janë gjaku i Dëshmorëve
Që u flijuan për Liri e vatanë
A gurët e bardhë janë
Liria e Kosovës sonë
Me ndihmën e Amerikës mike
Dhe Evropës Fisnike
Na e dhanë lirinë në dorë
Të flijuarit nuk janë më...
Këta të mëparshmit
Të vjetrit a disa të rinjë
Dhe disa ”heronj” të gjallë
U duket se jeta në Kosovë
Pa Serbinë qenka e zymtë
Qofshin të mallkuar ata
Që Kosovën e përfolën
Dhe e përfolin
Janë bërë pjesë e korrupcionit
Si hijenat e pabesë veprojnë
Kosovën ta dëmtojnë
Duke thënë se të pafajshëm janë
Kundër njëri-tjetrit parti formojnë
Ndahen e përçahen si tufa ujqërish
Të sulmojnë njëri-tjetrin
Nga turpi i tyre
Shqiptarët vuajnë
Të përçarë të ndarë e të sharë
Te korruptuar me qindra vite të vonuar
Armikut shekullor ia shtojnë shpresën
Në Kosovë të kthehet me ta të lidhin besën
E tradhëtarët tanë t‘i kenë mënjanë
Të hynë në vallen e tyre sekulare
Për shqiptarët si më parë ditë mortore
Të fillojnë vallen e tyre gjakatare
Tashmë tradhëtarët fshihen në zgërbonjë
Kosova Lindi dhe asnjëherë nuk do të vdesë
Armiku dhe tradhëtia ngordhën përgjithmonë
(1 Maj 20014)
VARRI I STËRGJYSH TIM
Pa shenja e pa plis të bardhë
Vëllezër e motra me rradhë
Të moshuar e të rinjë
Shihni varret e të parëve tanë
Kullota është rritë
Sytë u shëndrisin nga lumturia
Duke parë se si po lind Arbëria
Pastro këtë sanë të tharë
Mbi varrin e stërgjyshit tonë
Mos lejoni të mbulohen
Me ferra e sanë
Këtu janë të parët tanë
Tregoni o burra…
Si dhe ti o hoxhë efendi
Ku e keni varrosur
Stërgjyshin tim
S´ka varr…
S´ka shenjë…
S`ka emër…
Ju lutem ma gjeni varrin
E stërgjyshit tim!
O shall i mallkuar
O haxhi i shëmtuar
Me
Shqiptarit kokën
Edhe në varr ia ke sukulluar
Qofshi për jetë të mallkuar
Që
shqiptarin me fes
Ia keni vjedhur o dinsëza plisin e bardhë
Edhe në shtëpinë e fundit në varrë
GURËT E ATDHEUT TIM
Gurët e atdheut tim
Toka e sokolit trim
Në mëmëdhe
Edhe gurët shqip flasin
O fëmijë mërgimtarë
Mëso gjuhën tënde të shenjtë
Të bisedosh me me zogjtë
Dhe me gurët e Arbësisë
Të flasësh me stërgjyshërit tanë
Të shtrirë nën gurët e atdheut
Pa emër…
Pa shenjë…
Pa varrë…
Të identifikuar me fesat
E turkmenistanit
O fëmijë mërgimtarë
Fol gjuhën amtare
Me stërgjyshërit tanë
Të ringjallen duke qarë
Në Arbërinë tonë të ndarë