E marte, 06.05.2025, 07:48 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Një turist lunatik në shkretëtirë

E marte, 15.04.2014, 06:55 PM


Një turist special lunatik në shkretëtirë, natën e parë të tetradës

Nga Kastriot Myftaraj

Është një gjë e njohur se vendi më i mirë për të parë Hënën është shkretëtira. Kështu që edhe një njeri i cili do të donte të shijonte vërtet dukurinë e rrallë astronomike të fillimit të tetradës, pra të eklipsit të plotë të Hënës së plotë, që ndodhi natën e 14-15 prillit 2014, do të duhej të shkonte në shkretëtirë. Kryeministri Rama është i njohur për pasionin e tij ndaj Hënës. Kjo duket në pikturat e shumta që ai ka publikuar në librat e tij, ose më saktë në ata që janë diçka mes librit dhe katalogut. Që viti 2014 do të ishte viti i nisjes së tetradës, pra i periudhës së katër eklipseve të plotë të Hënës së Plotë, kjo gjë ishte bërë e njohur që më herët. Dhe Kryeministri Rama nuk mund t’ i rezistonte joshjes për ta pare, nga një pozicion sa më i mire, këtë dukuri natyrore, e cila si një e tërë (katër eklipset e plota hënore që përbëjnë tetradën), ndodh sipas astronomëve një herë në 565-591 vite. Astronomët kanë mendime të ndryshme mbi periudhat kohore se kur ndodh një tetradë.

Prandaj Kryeministri Rama e rregulloi agjendën e tij në atë mënyrë që ai të gjendej në Katar, pra në një vend që ka qasje në shkretëtirë, pikërisht në ditën e parë të tetradës. Mund të thuhet se vizita e Kryeministrit ishte përcaktuar që kohë më parë, por gjithashtu është e vërtetë se edhe Edi Rama, ashtu si ne të tjerët, e dinte që më parë se kur do të ishte dita e parë e tetradës. Dhe rezulton që Kryeministri Rama t’ i ketë hipur aeroplanit për t’ u larguar nga Katari vetëm një orë pas përfundimit të eklipsit hënor. Edi Rama shkoi në aeroport me helikopter drejt e nga pika e vrojtimit e përzgjedhur, në shkretëtirë.

Ajo që të habit është se përse Kryeministri nuk tha se me rastin e vizitës së tij në Katar shijoi nga një pikëvrojtimi shumë e mirë edhe ngjarjen e rrallë astronomike të fillimit të Tetradës, të cilën mund të shihet një herë në gjashtë shekuj. Nuk do të kishte asgjë të keqe që Kryeministri ta thoshte këtë gjë. Por Kryeministri Rama nuk e tha këtë se ai ka diçka për të fshehur, atë që varësia e tij ndaj Hënës nuk është thjesht artistike por patologjike.

Eklipsi i plotë hënor njihet në gjuhën popullore si Hëna e Përgjakur, ose Hëna e Kuqe, dhe është parë tradicionalisht si një shenjë që paralajmëronte fatkeqësi. Në traditën popullore, çmenduria te njerëzit është parë si e ardhur nga efekti i Hënës. Prej këtej edhe termi “lunatic”. Sado pasaktësi të ketë në këtë besim, është e sigurt se Hëna e Plotë ka një efekt të madh te njerëzit me çrregullime mendore, posaçërisht te ata me çrregullime bipolare. Dhe eklipsi i plotë i Hënës së Plotë është si të thuash kuintesenca e Hënës së Plotë. Por fjala “lunatic” nuk ka qenë vetëm e së folmes popullore, ka qenë edhe një term ligjor në botë. Kështu, në SHBA deri në vitin 2012. Pikërisht në këtë vit Kongresi amerikan (Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati) votuan një ligj me të cilin hiqej nga ligjet federale amerikan fjala “lunatik”, si fyes. 28 dhjetori 2012, dita kur Presidenti Obama e firmosi ligjin dhe ai hyri në fuqi, është një ditë historike se që nga kjo ditë lunatikët nuk ekzistonin më me ligj në SHBA. Njëjtë SHBA kishin shpallur, në periudhën mes dy luftrave botërore, ndalimin e luftrave me Doktrinën “Kellogg” të heqjes dorë nga lufta si mjet i politikës shtetërore! Por, ashtu si Doktrina Kellogg dhe pakti ndërkombëtar që inicioi ajo, nuk i ndaloi luftrat, ashtu edhe ligji amerikan i vitit 2012, nuk pati si pasojë që të mos ekzistojnë më lunatikët.

Por megjithatë lunatikët ekzistojnë, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë. Lunatikët janë njerëz të cilët ngjajnë krejt normalë gjatë gjithë kohës me përjashtim të disa periudha kur Hëna është e plotë, kur në trurin e tyre ndodh shkallëzimi i procesit të çrregullimeve. Sidomos në ditët dhe netët me Hënë të plotë lunatikët mund të kryejnë edhe krime të rënda, deri edhe vrasje, duke përfshirë vrasje brenda familjes. Një lunatik i padiskutueshëm është Kryeministri Rama. Njeriu i cili nuk është shfaqur publikisht asnjëherë të vetme në të gjitha netët me hënë të plotë, qëkurse ka hyrë në politikë, në prill 1998, kur u bë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk duhet ta kishte kaluar natën e parë të tetradës në shkretëtirë, ku Hëna i tërheq aq shumë lunatikët. Lunatikë nga e gjithë bota u dyndën në kohën e nisjes së tetradës në vendet që kanë qasje në shkretëtirën e Saharasë, të kamufluar si turistë, por në fakt me qëllimin e vetëm për të parë Hënën e Përgjakur, që për instinktet e tyre është një objekt kulti, shumë eksitues. Në këtë turizëm të çmendur mori pjesë edhe një Kryeministër, Edi Rama, i cili padyshim ishte turisti më special lunatic i tetradës.

Një episod kriminal prej lunatiku në jetën e Edi Ramës gjendet në librin e tij “Kurban”, të botuar në 2011, ku Edi Rama shkruan për hyrjen e tij në politikë, në 1990: “E nëse im atë s’ do të më kishte sjellë befasisht atë prill të vitit 1998 për funeralin e vet në Tiranë, duke më futur në një dëshpërim hutues dhe kallur në shpirt një ndjenjë brejtjeje faji, për jetën arratiske, që më shtynë të pranoja dorashkën e Fatosit, i cili, rastësia deshi të ishte duke riformatuar qeverinë pikërisht në të thyer të atij prilli, s’ kishte as edhe një gjasë që unë t’ i përgjigjesha apelit të përsëritur të kryeministrit të vendit për të lënë botën e artit dhe qytetin me të cilin isha dashuruar asokohe i gjithi e për të hyrë në arenën ku jam sot e gjithë ditën”. (Edi Rama, “Kurban”, Botimet “Dudaj”, Tiranë 2011, f. 137)

Duke i parë gjërat në retrospektivë nuk mund të mos vëresh se në këtë shpjegim ka diçka që nuk shkon. Të gjitha të dhënat tregojnë se Edi Rama ishte një investim i madh i qendrave të rëndësishme ndërkombëtare në politikën shqiptare. Edi Rama që në fillimet e tij në politikë, pati mbështetjen të posaçme jo vetëm George Soros, por edhe disa ambasadorë amerikanë që prej vitit 1998, e posaçme të Soros, dhe prej tij dhe të ambasadorëve amerikanë të kohës, Lino dhe Limprecht. Projekti politik “Edi Rama” nuk u përpunua spontanisht, pas ardhjes së tij në Shqipëri, në prill 1998, por ishte përpunuar qartësisht gjatë shumë muajve para ardhjes së tij në Shqipëri. Ky projekt nuk vu në lëvizje nga një ngjarje rastësore, që ishte vdekja e të atit të Edi Ramës. Kështu si flet Edi Rama, do të thotë se ai nuk do të ishte në politikë sot, nëse Kristaq Rama do të ishte ende gjallë, dhe ky i fundit fare mirë mund të ishte gjallë ende, se ai ishte i datëlindjes 1932, dhe sot do të ishte 82 vjeç. Logjika të çon tek ideja se babai duhet të vdiste atëherë kur i biri do të hynte në politikë.

Ata të cilët e kanë njohur Kristaq Ramën nga afër e dinë se në fillim të vitit 1998 ai ishte shumë i shqetësuar për faktin se djali i tij Edi, do të hynte në politikë. Përse duhej që Kristaq Rama të largohej nga jeta në kohën që i biri do të hynte në politikë? Mes Edi Ramës dhe të atit kishte pasur një incident 1991, me rastin e divorcit të Edit me bashkëshorten e tij, kur e kishte akuzuar gruan e tij se fëmijën e tyre të vetëm e kishte me të vjehrrin e saj, pra me Kristaqin.

Edi dhe Kristaqi qenë të dy artistë, çka do të thoshte njerëz të paparashikueshëm. Kristaqi kishte një temperament të afërt me të birin, ndonëse me kalimin e moshës, për shkak të detyrave partiake që kishte marrë e kishte kontrolluar veten me përpjekje të mëdha dhe me ndihmën e barnave mjekësore. Me ndihmën e mjekëve psikiatër Kristaqi ishte munduar të normalizonte edhe të birin. Kristaqi kishte shumë frikë se mos politika do të ishte një provë shumë e vështirë për ekuilibrin e brishtë psikik të djalit të tij, Edit. Kristaqi e dinte se opozita, duke e njohur gjendjen psikike të të birit, do ta provokonte atë që ky të humbte vetkontrollin e tij tejet të limituar. Kristaqi kishte frikë se do të krijoheshin situata ku do të turpërohej ai dhe familje. Do të hapeshin histori të vjetra, të cilat nuk qenë përmendur deri në atë kohë, si marrëdhëniet e familjes së tij me Mbretin Zog. Prandaj Kristaqi u përpoq shumë që ta bindte të birin që të mos hynte në politikë. Por Edi ishte tashmë i vendosur që ta bënte këtë. Mes babait dhe djalit konflikti u ashpërsua shumë. Dhe Kristaqi vdiq në rrethana misterioze pikërisht atëherë kur djali i tij do të bëhej ministër në Qeverinë e Fatos Nanos.

Pra, kemi të bëjmë me një kurban të një lloji të veçantë, Kurban-Babai. Ky është një nga momentet më enigmatike në historinë politike të Shqipërisë, për të gjitha kohërat. Arsyet e kësaj “koincidence” mbeten të gjitha për t’ u sqaruar. Edi Rama nuk u bë ministër kur erdhi në varrimin e të atit, dhe me këtë rast mori ftesën e Kryeministrit Nano, për t’ u bërë pjesë e qeverisë së tij, por i ati vdiq kur mësoi se i biri do të bëhej ministër. Vetë Fatos Nano, në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka thënë se ai, gjatë një vizitë në Francë, në atë kohë, e pati ftuar Edi Ramën që të kthehej në Shqipëri. Me këto fjalë Nano duket se kishte si qëllim që të rrëzonte versionin e Edi Ramës për vdekjen e të atit. Kristaqin e ndoqi fataliteti, duke u bërë kurban për karrierën politike të të birit. Kurban-Babai.

Ky është krimi themeltar i Edi Ramës në karrierën e tij politike. Edi Rama e ka të nevojshme tani që është Kryeministër, dhe dëshiron ta mbajë gjatë këtë post, të kurojë imazhin e tij prej lunatiku, në sytë e ndërkombëtarëve. Prandaj Edi Ramës i duhet një fëmijë i lindur nga gruaja e tij pesëdhjetëvjeçare, e cila ka qenë kryetare e bordit të Fondacionit “Soros” në Shqipëri. Nëse do të varej nga Edi Rama, ai do të gjente një grua më të re për të lindur një fëmijë, por kjo me sa duket nuk varet prej tij, ashtu siç nuk varej prej tij as martesa që bëri. Prandaj Edi Rama po bën tani këtë komedinë e fekondimit laboratorik dhe përndjek Arian Çanin i cili e zbuloi dhe e bëri publike këtë gjë. Por edhe Arian Çanit ia mbylli gojën me sa u duk të premten e kaluar, kur në emisionin “Zonë e Lirë” nuk u vazhdua të flitet për shtatzaninë kryeministrore.

Kur një Kryeministër thotë “Prisni se nuk keni parë gjë akoma nga unë”, siç tha nga foltorja e Kuvendit Edi Rama në ditët e para pasi kishte marrë këtë detyrë, njerëzit edhe mund të qeshin, duke e marrë këtë si një shaka. Por kur këto fjalë i thotë një lunatik i sprovuar, atëherë këto fjalë duhen marrë shumë seriozisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx