E marte, 06.05.2025, 07:14 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Lufta e Edi Ramës me plaka!

E hene, 14.04.2014, 07:27 PM


Lufta e Edi Ramës me plaka!

Nga Kimete Berisha

Fjalët e fundit të 52 vjeçares Brunilda Meka nga Korça ishin më madhështore sesa shumica e fjalëve të fundit të filozofëve, intelektualëve dhe artistëve të botës, të të gjitha kohëve.

E frymëzuar nga Krishti, fjalët e fundit në letrën e shkruar me dorën e saj, përpara se ta mbyste veten, e të vethelmohej me ilaçe ishin:

"Më morën në qafë. Zoti i faltë".

Nënën e dy fëmijëve e kishin larguar nga puna në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve në Korçë.

Qyqani.

Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i shkoi një vit mandat qeverisës duke larguar gra të varfëra nga puna.

Psikologjia e krahason humbjen e vendit të punës, baras me vdekjen, me humbjen e një njeriu të dashur.

Në Kosovë e Shqipëri, kur të largojnë nga puna, ta humbin jetën, sepse s'ke ku të shkosh më.

Aq më tepër nëse nuk je e re dhe e bukur, siç preferon lookisti plak Edi Rama.

Qeveria e Edi Ramës nuk merret me politikë.

E keni dëgjuar duke u deklaruar për Tribunalin për Kosovën, për EULEX-in, për çështje politike?

Vend tamam i ndryshkur nga mbetjet e komunizmit, që kërcënojnë me punë, me jetë, dhe krijojnë një "elitë llokma" me të cilën e mbajnë pushtetin e frikshëm e të neveritshëm.

Veç të punësuarit e marihuanës në Lazarat nuk i largon nga puna Edi Rama.

Brunilda, e fali "vrasësin" e saj.

Lum ajo.

____________

Tregtarët e Drenicës shesin helmin serb

Drenica nuk i paska bllokuar meshavinat shtrudlle me fiq nga Serbia.
Sot i pashë në shitje qindra shtrudlle të grumbulluara nëpër dyqanet e Skënderajt.
Se nuk munden drenicaket si zoja, me gatu vet ëmbëlsira e ravania në vend të shtrudlleve të helmuara të Serbisë.
Anipse edhe ravania është ëmbëlsirë tradicionale greke, në Greqinë jugore i thonë ravani, në Greqinë veriore i thonë revani.
Tregtarët e Skënderajt shesin helmin e Serbisë.
Ata që s'i ka vrarë Serbia me pushkë, po i helmon me ushqim, me ujë dhe me 'ilaqe'!
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se sistemi i sigurisë ushqimore i BE-së, ka kërkuar që të tërhiqen nga tregu përkohësisht shtrudllet me fiq të prodhuara në Serbi, për shkak të nivelit të rritur të ohra-toksinës A, e cila është kanceroze.
Shqiptarë të çuditshëm.
Menjëherë pas luftës, edhe familjet e dëshmorëve dhe luftëtarët e mbijetuar shqiptarë, ende pa i gjetur eshtrat e familjarëve të tyre të vrarë e të zhdukur, pa kurrëfar kompleksi i shtronin sofrat e tyre me pite nga mielli i Vojvodinës, lëng me speca nga qumështi dhe ajka e prodhuar në Serbi, rriten fëmijët shqiptarë me plazma-keksa.
Ndërsa, gazeta Rilindja për herë të fundit është parë më 1981, në kioskën e stacionit hekurudhor në Beograd.
Në fund të vitit të kaluar, me lejen e Tiranës zyrtare, Serbia ka konfiskuar 5000 abetare të nxënësve shqiptarë të Preshevës, dhuratë nga Kosova.
Ndërsa, në Beograd nuk flitet shqip. Shqiptarët e mbetur pas luftës, për të mbijetuar në Beograd i kanë sllavizuar emrat e tyre dhe janë konvertuar!----

_____________

Zdravko Colici i kalli shqiptarët!

Krejt publiku i Klanit, përfshirë do gra të trasha me flokë ngjyrë të kuqe dhe më të shkurtëra se të Zdravko Colicit, u bën mbrëmë 'Llokicat' e Zdravko Colicit.
Desh u çmenden, u kënaqen, u ekzaltuan, e moderatorja shqiptare nuk përmbahej nga deliri, dhe i ngjitej për trupi këngëtarit plak si në bordelo striptizi.
Gjynah.
Katundarët shqiptarë, njerëz të rritur në izolim e kufij, kanë mbetur të flaktë për turbo-folkun serb, prej 'Ko to kaze ko to laze da je Serbija mala', deri te 'Kosovska devojka'.
Nuk është në modë për t'u çmendur e për ta adhuruar Zdravko Colicin.
Inferioriteti i shqiptarëve të Shqipërisë ndaj 'Shumadijski rokenrollit' serb është për objekt studimi.
Mirë ua bëri plaku Zdravko Colici llokicave të reja shqiptare, që për pak 'i zhveshën fustanet' e tyre, gati-gati si para Elvis Prisleyt kur vajzat e reja i shkulnin e i
nxjerrin flok'të me rrënjë nga nirvana që përjetonin në prani të këngëtarit atraktiv, ama kur Elvisi ishte i ri dhe e lëvizte pak dhe rrallë vetëm njërën kofshë.
Por, nirvana nuk shkaktohet nga folklori.
Nirvana shkaktohet nga arti që mizantropi Pandi Laco ende nuk e ka zbuluar!
Shqiptarët nuk dinë të urrejnë, sepse nuk dinë as të duan!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx