E marte, 06.05.2025, 07:36 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Ekstremizmi politik shqiptar

E hene, 14.04.2014, 07:16 PM


Ekstremizmi politik shqiptar- në garë për të tensionuar situatën

Nga Pirro Prifti

Nuk është e rastit që herë pas here e  sidomos kohët e fundit krahas problemeve të rotacionit politik për të implementuar politikat e reja ekonomike-finacioare që do të kenë sigurisht efekte sociale dhe politike të mira në shoqërinë shqiptare, po vërehen tensionime të aspektit politik në Shqipëri.

Këto tensione politike nuk kanë të bëjnë me të ashtuquajturat tensione dhe sharjet e zakonshme  parlamentare me të cilat populli dhe mediat janë të mbushura, dhe nganjëherë bëjnë show dhe publicitet duke bërë garë se kush ka sharë më ndyrë nga politikanët.

Jo, por po vërehet dicka tjetër  që nuk është konstatuar më parë për të cilën duhen marrë në konsideratë që tani në fillim për të reaguar me anë të ligjjit.

Fjala është për një tubim të paligjshëm sipas policisë që u bë dje në rrugën e kavajës dhe në rrugën e ambasadave nga ana e partisë AK në emër të mbrojtjes së `shqiptarëve ndaj torturave në burgjet greke`, në të cilën kihej arasysh vdekja e një të burgosuri shqiptar me emrin e konvertuar Ilia Kareli nga torturat. Dihet historia e tij si një kriminel dhe vrasës i një gardiani, dhe për pasoje torturimi i tij deri në vdekje nga shokët e gardianit në burgun grek të Nigritas më 27 mars pas vrasjes së një gardiani nga ana e tij.

Ngjarja e kobshme la një shije të hidhur si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi përsa i përket dyshimeve për tortura në burgjet greke dhe privimit nga të   drejtat njerëzore,  e të burgosurve në ato burgje.

Sidoqoftë, kjo ngjarje e hidhur dha një mundësi të mirë për të riparë , për të sqaruar, e për të bashkëpunuar të dy qeveritë shqiptare e greke qoftë për të larguar dyshimet për çfaqje të racizmit nga   elementë ekstremistë grekë të cilët për fat të keq gjënden edhe në rradhët e gardianëve, por edhe për të mos bërë pseudo-heronj nga radhët e kriminelëve shqiptarë të dënuar -nga mediat shqiptare, nëpërmjet të cilave po  nxiten edhe nga ndonje parti shqiptare ide ekstremiste të racizëm-nacionalizmit, i cili sigurisht do të dëmtojë marëdhëniet e fqinjësisë së mirë por dhe do të vonojë integrimin.

Deri më sot kishim parë dhe e kemi përsëri  problem elementët e ekstremizmit fetar i cili qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë e Maqedoni, ka detyruar qeveritë përkatëse të nxjerrin ligje për të dënuar pjesmarrjen e ekstremistëve të  tillë në luftra jashtë vëndit të tyre, dhe kjo është një shënjë e mirë e reagimit politik të maxhorancës qeverisëse por edhe e seriozietetit për të zgjidhur probleme të tilla të rënda për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Për ekstremizmin fetar është folur dhe shkruar mjaft dhe do të shkruhet për shkakun e thjeshtë se shoqëria shqiptare krahas tolerancës së shkëlqyer fetare, për shkak gafave të politikës së kaluar, ka lejuar për qëllime klienteliste të hyjnë e të zenë vend financime dhe elementë fetarë ekstremistë, të cilët sigurisht janë luftuar me ndihmën e SHBA dhe BE të cilët kanë qënë dhe mbeten ruajtësit e stabilitetit politik në Shqipërinë e lodhur nga konfliktet politike të brëndëshme.

Në Shqipëri krahas problemeve të pakta porn ë potencial të rrezikshme të ekstremizmit fetar po lind gradualisht nëjë ekstremizëm tjetër ai politik. Dihet se ekstremizmi i majtë  i cili mbajti Shqipërinë për shumë vite pas çlirimit të vëndit, nuk lindi si i tillë por degjeneroi gjatë mbajtjes së pushtetit me diktaturë, dhe PPSH degjeneroi në një parti ekstrmiste.

Sot në periudhën e demokracisë elementë  të ekstremizmit politik janë çfaqur herë pas here qoftë në formën ideve dhe veprimeve individuale të disa politikanëve qoftë tashmë së fundmi nga parti të vogla si Aleanca Kuq e Zi e cila në demonstrimin e djeshëm e të paligjshëm tregoi elementë të rrezikshëm të nacionalizmit dhe të racizmit duke mitizuar rrezikshëm elementë kriminalë si ilia Kareli.

Pavarësisht ngjarjes që shkaktoi vdekjen e gardianit grek dhe torturimit dhe vdekjes së dhunshme të të burgosurit, elementë të ngjarjes nuk duhej të mitizoheshin me  qëllim nga kryetari i kësaj partie, dhe për pasojë nuk ishte e nevojshme një demonstrate dhe nxitje e një urrejtje e panevojshme.

Vetë qeveria shqiptare dhe institucionet e pavarura shqiptare (avokati i popullit), reaguan drejt e për pasojë qeveria greke po merr masa  që duhej ti kishte marrë prej kohesh. Po kështu dihet që gjëndja në burgjet tona nuk është e mirë për të  burgosurit dhe ka plot raste keq trajtimi të tyre apo rrahjeve  e torturave. Për këtë kanë reaguar dhe institucionet e BE në të kaluarën e afërt. Nuk është hera e parë që kjo parti e vogël me prirje të djathta ka paraqitur me anë të kryetarit të saj prirje të vazhdueshme  të nacionalizmit të sëmurë e racizmit ndaj fqinjëve dhe kjo nuk është shënjë e mirë.

Përpjekjet për të  mitizuar në një hero një vrasës  dhe përpjekjet e disa mediave për të hedhur aluzione për fqinjin e jugut nuk i shërbën as fqinjësisë së mirë dhe as integrimit, sepse nuk mund të përfaqsojnë politikat dhe programet shtetërore  të të dy vëndeve, as një i burgosur vrasës dhe as disa gardianë vrasës. Dihet që pyll pa derra nuk ka, po kështu, raste të ekstremizmit dhe të racizmit as nuk duhet të nënvlerësohen por dhe as të shërbejnë për nxitje nacionalizmi absurd apo racizmit pa kuptim. Le të shpresojmë që Palamenti shqiptar të shohë me kujdes krahas problemeve të ekstremizmit fetar edhe problemet që kanë lindur për ekstremizmin politik (kryesisht të djathtë), dhe të përmirësojë ligjet egzistuese për të shmangur në të ardhmen fenomene më të rrezikshme sesa këto që pamë dje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx