E marte, 06.05.2025, 09:12 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Ministresha e buzëqeshjeve

E enjte, 10.04.2014, 07:31 PM


MINISTRESHA E BUZËQESHJEVE

Nga Dibran Demaku

Në rrëfime të ndryshme popullore thuhet:Kur pashai i ndonjë pashallëku donte të dinte se si venin punët në pashallëkun e tij, ai nuk i pyeste vartësit e tij,sepse ata për shkaqe nga më të ndryshme edhe mund ta gënjenin bëhej „tebdil“, që do të thotë vishej e maskohej në atë mënyrë që mos ta njihte askush, as nga vartësit e tij e as nga popullata e pashallëkut dhe dilte e shëtiste nëpër pashallëkun e tij.Gjatë asaj shëtije ai fliste e bisedonte me njerëz të të gjitha shtresave të pashallëkut të tij për hallet dhe preokupimet e tyre.Nëse gjatë atyre bisedave bashkëbiseduesit e tij flisnin fjalë të mira për vartësit e tij dhe për punët që ata bënin në të mirë të popullatës,kur kthehej në selinë e pashallëkut të tij i thërriste vartësit e tij dhe i shpërblente për punën e bërë.Në të kundërtën, nëse gjatë bisedave me popullatën mësonte se ndonjëri nga vartësit e tij nuk kishte bërë punë të mira dhe popullata kishte ankesa në adresë të tij, ai,pra pashai, sapo kthehej në selinë e tij e largonte atë vartës dhe në vend të tij e vendoste një tjetër.

Pashai i Kosovës që në gjuhën moderne quhet kryeministër edhe kur del ndonjëherë nga selia e tij dhe bën sikur bisedon me popullin,ai asnjëherë nuk flet për hallet dhe preokupimet e popullit.Ai para se të dali nga selia e tij i urdheron vartësit e tij që të tubojnë një grumbull të bindur njerëzish dhe atij grumbulli u flet e u flet për sukseset e tij dhe të qeverisë së tij! Nëse ndonjëri nga ai grumbull i njerëzve të bindur, megjithate tenton që kryeministrin ta pyes  për ndonjë gjë,ai,pra kryeministri bën sikur nuk e ka dëgjuar pyetjen dhe vazhdon sërish të flasi për sukseset dhe të arriturat e tij si kryeministër dhe vartësve të tij që quhen ministra!Flet e flet disa fjalë që i ka mësuar përmendësh dhe në fund zë e qeshet! Kështu bëri edhe  ditë më parë, kur foli në përvjetorin e gjashtë të Kushtetutës së Kosovës.Foli dhe deklaroi se qeveria e tij ka arritur suksese duke e shtrirë sovranitetin e saj në tërë Kosovën(Republikën  tashmë një kohë të gjatë e ka mënjanuar nga fjalori i vet?!).Dhe kopje e kryeministri janë pothuaj se të gjithë vartësit e tij, që do të thotë ministrat në qeverinë e tij!

Njëra nga vartëset e tij që në gjuhën moderne quhet Ministreshë për integrime europiane, tash katër vjet flet vetëm për suksese të ministrisë në fjalë!Ajo tash katër vjet në çdo mbledhje qeverie si dhe para gazetarëve deklaron se Ministria që ajo udhëheq i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosuar nga Bashkimi Europian për liberalizim vizash për Kosovën dhe qytetarët e saj?!Dhe jo vetëm kaq.Gjatë këtyre katër vietësh ajo, pra ministresha për integrime europiane,shpeshëherë ka dhënë edhe afate kur do të ndodhte ai liberalizim.Dhe kur ai liberalizim vizash nuk ka ndodshur ajo sërish e ka dhënë një afat tjetër?!Dhe pas atyre deklaratave të saj,ajo gjithmonë  buzëqeshte! Nga buzëqeshjet e saj popullata e Kosovës shpresonte në lajmet e mira që jepte ajo.Por kur ato buzëqeshje të saj ajo filloi t`i jepte vend e pa vend,popullata e Kosovës sikur filloi të iritohej nga buzëqeshjet fallso të Ministreshës!Dhe sa më shumë që kalonte koha e liberalizimi i vizave nuk ndodhte, Ministresha në fjalë, pas deklaratave të saj   buzëqeshte edhe më shumë?! Popullata e Kosovës filloi të kuptonte se buzëqeshjet e ministreshës së tyre nuk kishin të bënin me ndonjë shpresë të saj, por se ato ishin shprehi natyrore të saj!Dhe ajo  tashmë nuk e ka epitetin e dikasterit që drejton por ka një epitet tjetër:Ministresha e buzëqeshjeve?!Thuhet kështu sepse ajo qeshet edhe kur është për të qeshur,ajo qeshet edhe kur situata është për t`u pikëlluar, ajo qeshet edhe kur situata është për të qarë! Ministresha në fjalë qeshej edhe kur mësonte se qytetarët e vendit të saj,për shkak të kushteve të këqija kishin lënë vendin dhe kishin mësyer vendet e bashkimit europian duke përfunduar në kampet dhe burgjet hungareze,apo të tjerët që kishin arritur të hynin në shtetin francez dhe meqë shteti francez nuk i kishte strehuar, kishin mbetur të jetonin nën një urë të një autostrade frenceze?! Ajo qeshet e deklaron se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash me vendet e bashkimit europian, e këtej qytetarët e rinj vendit të saj lënë bankat e shkollës dhe të universitetit dhe ia mësyejnë europës perendimore?!Dhe kur dikush nga zyrtarët e Bashkimit europian deklaron se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, Ministresha e buzëqeshjeve,buzëqeshë sërish dhe deklaron se vendet e bashkimit europian nuk na qenkan fer në raport me Kosovën?!Dhe këtë e thotë tash në fund të mandatit të saj, duke shpresuar se kështu e fiton simpatinë dhe përkrahjen e popullatës dhe ajo,pra popullata do ta votojë sërish, dhe ajo, pra Ministresha e buzëqeshjeve do ta fitojë edhe një mandat qeverisës?! Nuk ka rëndësi nëse ai mandat qeverisës do të jetë i digasterit të tashëm apo i ndonjë digasteri tjetër qeverisës, mjafton qëajo të jetë sërsh Ministreshë?!Dhe meqë fatit kurrë nuk i dihet, mund të ndodhë që ajo sërish  ta fitojë një vend ministror?!Dhe meqë Kosova jonë e vogël dhe e varfër e me halle shumë,por që me dikastere ministrore është tej mase e pasur,mbase në mandatin tjetër qeverisës do të mund ta formonte edhe Ministrinë e buzëqeshjeve, dhe atë vend ta zinte Ministrehs në fjalë?!...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx