E enjte, 01.05.2025, 03:48 AM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: “Tribunali“ pasojë e mos veprimeve

E marte, 08.04.2014, 07:06 PM


“Tribunali“ pasoj e mos veprimeve shtetrore të Kosovës!?

Nga Sylë Arifi, avokat

„Vazhdoin presionet nderkombëtare mbi Institucjonet Shtetrore“

Pse, dhe kush po e hesht  çështjen e Tribunalit apo tani siq po na thuhet Gjykatën e posaqme kinse  do t’i hetojë krimet e supozuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sigurisht se kjo është si pasoj e mos veprimeve apo mos reagimeve institucionale, politike dhe shtetrore të Kosovës. Keshtu, vazhdimisht po testohemi se sa jemi të gateshëm serioz ndajë fushatave të tilla të aranzhuara nga disa qarqe politike vendore dhe gjithni me mbeshtetje të disa qendrave nderkombetare.

Sigurisht se jo pa skenar po përfolet se formimin i qfardo Tribunali po lidhet me diskutimin për vazhdim të mandatit të EULEX-it në Kosovë, me shpalljën e zgjidhjeve të përgjithshme, me Shendrrimin e Forcave të siguris në Forcat e armatosura FAK, dhe me të ashtuqujtura vendet e rezervuara për pakicat etnike edhe për ni mandat parlamentar.

Tendencat për formimin e një “Gjykate të posaqme”, e cila do t’i gjykoj krimet e supozuara të UÇK-së, apo siq thuhej tani të disa individve të UQK-s gjatë viteve 1998-1999, jan kerkesa apsurde dhe të kamofluara. Qfardo frige e qfaqur tani nga nji pjesë e faktorit politik në Kosovë, se formimi i Tribunalit është mir të kalon përmes Parlamentit të Kosovës, nën presion se ndryshe do të miratohet nga KS të OKB. Kjo fushat  është një nonsens jo vetem diplomatik dhe e pa mundëshme sipas ligjeve dhe Kushtetutës se Kosovës dhe në kundershtim me normat dhe konventat nderkombëtare. Sigurisht, se Veprimet e tilla e shkelin rand intergritetin dhe sovranitetin e Shtetror të Kosovës.

E qart është kjo fushat mediatike e disa qarqeve nderkombetar me tendenca për kriminalizimin e luftës së UÇK-së, në vazhdën e luftës që po bëhet për ta diskredituar qëllimin fisnik dhe qlirimtar për liri dhe pavarsi të Kosovës. Kjo tendencë për Formimin e qfardo Tribunalit merr shkas duke u mbeshtetur nga raporti i asambleistit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Kryeprokurorja Del Ponte dhe Kryeprokurori Salistro që më në fund po vertetohet se jan miq dhe dashamirës të Serbisë dhe kundërshtar të luftës së UÇK-së.

Mua, si autor i disa shkrimeve analitike përkitazi me fushatën e ketyre tre të apostrofuarve si akter kryesor për ta dezinformuar opinjonin jo vetem vendor por dhe ate nderkombëtar, duke depertuar tani se fundi për qudin e rastit edhe të disa miq të Shqiptarve, nuk me kan quditur shumë, por befasija është të mos veprimi apo neglizhimi nga Institucjonet tona Shtetrore të Kosovës dhe Shqipërisë që me aq lehtësi i konsideruan keto tendenca apo fushata që tani shumë leht mund të kaloin në vendim që do të kan pasoja fatale për Shqiptarët dhe Luftën ton qlirimtare.

Institucionet tona Shtetrore, kanë marrë mesazhe-porosi nga bashkësia ndërkombëtare se ky kompleks i veprimeve për disa qështje duhet të mbyllet para se vendi të shkoi në zgjidhje të përgjithshme. Pra, ky është një presion i qart, në Parlamentin e Kosovës. Ky veprim ende mbetet në fushën e presioneve mediale, sepse siq deklaron kryeparlamentari i Kosovës ende as ni dokumen zyrtarisht nuk i është dorzuar Parlamentit të Kosovës.

Gjithashtu, konsideroi se sistemi i drejtësis, Prokuroria dhe Gjykatat tona Shtetrore nuk duhet të heshtin, por të konfirmoin se ata do të jan të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha rastet e mundshme për shkelje të rendit ligjor qoft edhe me rastet e pretenduara nga kjo tendencë për formime të tribunaleve vetem për UQK-në. Tani gjygjesia dhe prokuroria Shetrore posedon eksprienc dhe përvoja të ndryshme qoft edhe nga bashkpunimi me gjygjesin nderkombëtare tani më të instaluar që disa vite në Kosovë. Prandaj, qfardo pretendimi për formim të gjykatës së posaqme mund të jetë vetem duplifikim i sistemit gjygjsor dhe hargjim i pa nevoishëm me keto shuma parash siq po degjehen prej 170.000 milun Ero.

Reagimi i presidentes së Kosovës për Tribunal që do të hetojë krimet eventuale të UÇK-së, se Institucionet e Kosovës  tregoin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë, ky fakt nuk ka munguar që nga pas lufta qlirimtare. Thënja, se ky proces do të përqendrohet në individë dhe nuk është gjykim i përpjekjeve të përbshkëta të vendit  për çlirim,  është  ni paragjykim i lehtë i Jahjagës.

Mvarsisht, nga cila medja e shkruar apo elektronike, po lexoim shum dimizjone për nismat, formen dhe përmbajtjën e ngritjës së qfardo tribunali që do të merrej me krimet e supozuara të UÇK-së, në vitet 1998-99, pasoin gjykimet qoft individuale apo institucionale në Shtetin e Kosovës dhe më gjërë. Një varjant thot se gjykimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe se me autoritetet lokale ende po diskutohet për rregullat që do të ketë. Thanja se, Tribunali do ta ketë selinë në Kosovë, por dëshmitarët do të japin dëshmitë e tyre në Holandë, dhe kinse e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas njoftimeve nga KTV, mbetet vetem supozim.

Se po kërkohet  një gjykatë që përbëhet vetëm nga ndërkombëtarët dhe një panel të apelit të përbërë vetëm nga ndërkombëtarët, dhe varjanti tjetër se do të jetë e ndertuar sipas ligjeve të Shtetit të Kosovës, se shumica e gjygjtarve do të jen vendor dhe se  Procedurat duhet të bëhen jashtë Kosovës, jan vetem konstatime gazetareske. Pra, kjo tollovi me shumë informacjone kontraverze në këte fushat mediale sa i përket kesaj tendence për ngritjen e qfardo tribunal, ende  mbetett vetem në skenaret e kësaj fushate.

Kalimi I afatit dhe nisma për vazhdimin e mandatit të misjonit të BE-s për siguri dhe rend ligjor, tani po diskutohet në mes të Ministrit të drejtësis së Kosovës, dhe BE-s. Nga leterkëmbimi në mes tyre sigurisht se do të rezullton me qfardo Dokumenti që do t`u dërgohet parlamentarëve për ta debatuar dhe se fundi në procedur votimi për ta mandatuar misjonin e ri të misjonit EULEX-it. Qeveria dhe shumica e subjekteve politike parlamentare ishin për ta konsideruar mandatin e EULEX-it, në qeshor si të përfunduar. Mirpo, nga qfardo Marrëveshje me BE-në reflekton një lloi presioni nga BE-ja se ky misjon duhet të qendroi edhe për dy vite në Kosovë, tani me mandate pak ca të ndryshëm. Se Kosova tashmë ka marrëveshje me BE-në lidhur me EULEX-in dhe se gjyqtarët e prokurorët e EULEX-it do të punojnë në kuadër të sistemit të drejtësisë në Repuplikën e Kosovës, dhe se nuk do t’i kenë kompetenca ekzekutive që i kanë tani. Është bërë e ditur se panelet e gjykimit do të përbëhen nga gjykatësit vendorë dhe se BE-ja dhe Kosova janë pajtuar në plotëni që gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it të jenë në kuadër të sistemit të drejtësisë së Kosovës, konform Kushtetutës.

Sigurisht se nuk do të kenë kompetenca ekzekutive por do të jenë si gjithë gjyqtarët e tjerë, se tani janë duke u përgatitur edhe 11 ligje që do të amandamentohen në Kuvendin e Kosovës sa i përket kompetencave të EULEX-it dhe se ratifikimi i marrëveshjes duhet të bëhet në këtë mandat të kuvendit. Misjoni-Mandati aktual i EULEX-it përfundon në qershor 2014, dhe duhet që mandati i vazhduar të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja baronesha Ashton.

Proqesi aq shum i pritur që Shteti I Kosovës të bahet me ushtrin e vetë, është një obligim ligjor dhe kushtetues i Institucjoneve të Kosovës. Prandaj, pritet që në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës duhet të debatohet dhe votohet Ligji mbi krijimin e Forcave të armatosura të Repuplikës së Kosovës.

Tendencat e disa pakicave etnike parlamentare që në këmbim të votës për ta votuar ligjin mbi FAK'un kan kerkuar zgjatjen ulëseve te rezervuara edhe për një mandat parlamentar.  Ky pretendim besoi se mbetet vetem deshir apo kërkes që bie në kundeshtim edhe me planin e presidentit Ahtisari, i cili e ka përkufizuar mandatin e rezervuar për pakicat vetem për dy mandate.  Shumë pretenime, kerkesa apo miratim të ligjeve zakonisht  do të kërkonte nderhyrje kushtetuse apo amendamentimin e Kushtetutës ekzistuse të Republikës së Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx