Mendime
Pirro Prifti: Tre Gafat e mëdha të Poltikës
E marte, 08.04.2014, 06:56 PM
Tre Gafat e mëdha të Poltikës
Shqiptare që na mbajne larg BE
Nga Pirro Prifti
Tre gafat e mëdha të politikës shqiptarë gjatë shekullit që shkoi shpresojmë të mos pasohen nga gafa të tjera të cilat do të na pengonin përsëri integrimin në Europë dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për të qënë brënda familjes europiane, megjithë problemet që ka popullata shqiptare dhe shteti shqiptar për tu integruar plotësisht.
Pyetjeve se: a do të integrohet Shqipëria në BE, kur do të hyjë Shqipëria në BE, Përse Shqipëria megjithë përpjekjet e saj nuk mund të hyjë në BE, dhe cfarë e pengon Shqipërinë që të hyjë në Europë?, mund tu japim përgjigje vetëm me reagimet politike dhe gafat e mëdha e të pariparueshme të politikanëve shqiptarë gjatë përiudhës 100 vjeçare të shtetit shqiptar.
Gafat kanë ndodhur në tre periudha të ndryshme e pasi shteti shqiptar u formua. Nga një gafë e pariparueshme për periudhë, dhe të bëra nga politikat dhe politikanët përkatës të atyre kohërave përkatëse, penguan Shqipërinë të integrohej si një vënd europian i vërtetë me të gjitha të drejtat dhe atributet.
Dihet që Shqipëria e formuar kështu siç është sot e cunguar më 1913 në fakt u quajt një `sukses i diplomacisë europiane`, më tepër se sa lufta për liri e popullit shqiptar të asaj kohe të viteve për liri e pavarësi nga perandoria turke.
Gafa e Pare e Politikës shqiptare të periudhes së pas pavarësisë e cila na largoi nga Europa ishte sigurisht jo vetëm tradhtari Esat Pashë Toptani por dhe politika e politikanët shqiptarë të asaj kohe të cilët ishin proturq, me mentalitet osman dhe kërkonin një Shqipëri satelit të Turqisë. Terrreni social-politik, dhe analfabetizmi, e favorizonte këtëopsion, sepse rreth 70% e popullsisë shqiptare ishte e besimit mysliman dhe Europa e asaj kohe nuk dontë përsëri një shtet të madh mysliman të dytëpërveç Turqisë. Për këtë arësye Europa refuzoi ismail Bej Qemal Vlorën si një intelektual dhe deputet i perandorisë turke. Për këtë arësye ashtu sikundër për Greqinë e viteve 1831-39, caktoi si mbret Otton (Otoni), edhe në Shqipëri, për ta afruar më Europën Konferenca e Ambasadorëve caktoi një Prinv- Vilhelm Ëied-in.
Princ Vilhem Vidi ose Madhëria e Tij Princ Vidi, Skëndërbeu iI i Shqipërisë (gjermanisht: Ëilhelm Friedrich Heinrich Princ zu Ëied i njohur në Shqipëri edhe si Mbret Vidi, (26 mars 1876 në Neuëied, Gjermani - 18 prill 1945 në Predeal, Rumani), ishte Princ i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914 i cili mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914. Më 30 nëntor 1906 Vidi u martua me Princeshën Sofi me të cilën pati dy fëmijë Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956) dhe Princin trashgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973).
Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë.
Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.
Regjimi i
Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë (ligji i parë themelor i shtetit
shqiptar), i cili u përgatit nga
Dy problemet e mëdha të pazgjidhura për Princ Ëiedin ishin:
-problem i jugut për të cilin caktoi colonel Tompsonin për të bërë negociata me Greqinë me anë të së cilës u nënëshkrua Protokolli i Korfuzit për pretendimet greke të Epirit të Veriut në kundërshtim me vendimet e Konferences së Londrës.
-problemi tjetër ndodhi me kryengritjen e Shqipërsë së mesme e cila nisi fillimisht nga boshnjakët myslimanë të emirguar në Shqipëri pas pushtimit të Bosnjes nga Austro-Hungaria, kryengrije e cila u pasuadhe u bë shumë e rrezikshme nga Haxhi Qamili me parullën `dum Babën` (jasha Padishah).
Pra
bartësit kryesor të së keqes në Shqipëri në atëkohë qenë reaksioni feudal
proserb, pro italian. . . i udhëhequr nga Esat Pashë Toptani, reaksioni
grekoman i udhëhequr nga peshkopët bizantinë (Jakovi e Germanos), J. Zografos,
Spiromilo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi
etj. Duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes, krerët e saj me 3 qershor 1914
në Shijak organizuan një mbledhje, ku u zgjodh” Këshilli i Parë i Përgjithshëm”
me këtë përbërje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili. -nënkryetar, Musa
Qazimi-anëtarë etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i përgjithshëm i
kryengritësve. Në këtë mbledhje u miratua edhe një program politik thellësisht
antikombëtar, që iu paraqit përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në
Në këto
rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parë botërore, princ Vidi u detyrua
të largohej nga Shqipëria, më 3 shtator 1914 pas gjashtë muaj qëndrimi. Me
Fitoi mentaliteti turko-osman `dum babën. Dhe `baba` erdhi menjëherë pas rrezimit të Nolit me vendosjen e mbretit Zog si mbret i cili manipuloi, por dhe përmbushi dëshirat e politikanëve shqiptarë të asaj kohe të përgatitur në shkollën turke për një princ turk ose arab në krye të një mbretërie shqiptare anadollake….
Aleatët tanë në këtë kohë mbetën pashallarët dhe bejlerët turq, por dhe ndihma e pakët e austro-hungarezëve të cilët humbën luftën e parë botërore. Shqipëria mbeti nj Turqi e vogël në mentalitet dhe në perspective.
Gafa e dytë e rëndë e politikës shqiptare ishte komunizmi dhe ateizmi komunist i cili dëmtoi rëndë shoqërinë shqiptare në përpjekjet e saj për tu afruar me perëndimin.Lufta nacional –clirimtare nën okelion e Frotnit Popullor u dominua dhe u fitua nga komunistët ndaj ballistëve dhe legalistëve të cilët bënë fajin e pa-falshëm: bashkëpunimin e fashistët dhe nazistët, e duke njollosur përfundimisht vehten si tradhëtarë dhe kolaboracionistë.
Pranimi në Koalicionin e përbashkët antifashist me SHBA-Angli- Francë dhe BRSS, u dha komunistëve të drejtën e qeverisjes pas luftës së ashpër dhe pa asnjë tolerim ndajarmikut të brëndëshëm dhe të jashtëm,aq sad he anglo-amerikanët ndihmuan materialisht komunistët. Konferenca e Jaltës dhe bashkëpunimi me serbët u kaloi Shqipërinë në kampin e BRSS. Kështu Shqipëria u bë pjesë e koalicionit komunist në vënd që të afrohej me anglo-amerikanët. Kjo ishte një goditje e fortë për aspiratat europiane të shqiptarëve për liri e demokraci. Komunistët e shfrytëzuan këtë dhe manpuluan Frontin demokratit duke u bërë udheheqësit e vëndit, pushtet të cilën e mbajtën me anë të diktaturës së proletariatit për 57 vite, duke vrarë kundërshtarët nëpërmjet luftës së klasave dhe dënimeve pa gjyqe apo gjyqe të stisura.
Kulmi i diktaturës arriti kur Shqipëria u shpall nga omunisët shteti i parë ateist në botë dhe duke larguar aspiratat e shqiptarëve edhe më tej. Shqipëria i ngjante një kuzhine pa ushqime dhe pa ene guzhine vetëm me njerëz të uritur.Pa e zgjatur më tej sepse i dimë problemet, shkaku se përse Shqiëpria ani në kampin komunist ishte jo vetëm dëshrë e udhëheqësve komunistë por edhe për shkak të faktorit ndërkombëtar sepse BRSS luajti më mirë kartën e Greqisë në raport me Shqipërinë, pra e la Greqië dhe ushtrinë e madhe komuniste greke në mëshirë të fatit për Shqipërinë. Pazari u bë në dëm të Shqipëirsë. Edhe njëherë Shqipëria ndenji larg Europës dhe larg aspiratave për liri e demokraci.
Politikat shqiptare e mbajtën shqiptare jashtë Eurpës e kësaj rradhe ishin komunistëtët. Aleatët tanë për herë të dytë ishin lindorë gjysmë europianë-komunizmi rus.Shqipëria mbeti e varfër por me një ndryshim popullata ishte tashmë shumë e arsimuar dhe lufta për në Europë dhe për liri e demokraci ishte shumë afër.
Gafa e Tretë që është duke u zhvilluar para syve tanë për të cilën kam folur edhe në shkrime të tjera është një gaffë që mund të shmangej dhe jo si dy të parat që nuk mund të shmangeshin pa një ndërrhyrje të fotë prej aleatësh. Politika shqiptre e menjëherë pas përmbysjes së komunizmit ishte lotësisht sipas aspiratës `Liri-Demokraci` dhe `E duam Shqipërinë si Europa`.
Sidoqoftë, pati një pengesë të padukshme e cila dëmtoi dhe po pengon akoma edhe sot e kësaj dite që të shkojmë atje ku duam: integrimi në BE.
Kjo ishte përsëri politika shqiptare, një politikë e realizuar nga politikanë të rinj por të dalë nga kuzhina komuniste dhe jo të zgjidhur nga populli, por të emëruar nga Byroja Politike e PPSH. Këmbora e Demokracisë u var në qafën e Sali Berishës dhe të Fatos Nanos për shumë vite rresht pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31Marsit 1991 dhe fitores së partisë Demokratike më 22 Marsit 1992.
Qeveria e parë Demokratike e kryesuar nga Presidenti Sali Berisha eliminoi të gjitha pengesat që la diktatura duke bërë lidhjet përkateëse duke bërë më në fund aleatët e duhur si SHBA, që është aktualisht aleati më i madh dhe më i sigurtë i Shqipërisë, lidhja e ngushtë me vëndet e BE, marëdhëniet e mira me fqinjët, dhe aspirata për integrim sa më parë me BE e cila do të përfundonte më në fund këtë cikël kaq ë të rëndë e të hidhur për shqiptarët.
Por ç`ndodhi? Krahas gjëndjes së vështirë ekonomiko-financiare momentale, dhe krahas ndihmës së pakursyer nga vëndet perëndimorre dhe SHBA, Qeveria Berisha-Meksi bëri tre gafa të rënda që sollën pasoja të rënda edhe sot e kësaj dite, duke vërtetuar edhe një herë që se Shejtani punë s`ka, sa e harron ai të godet ashpër.
- Së pari, Parlamenti shqiptar `92-`96 nuk miratoi ligjin e lustracionit , ligj i cili do të shmangëte ish funksionarët komunistë, ish-sigurimsat dhe ish-spiunët që të kandidonin dhe të mbanin poste të rëndësishme në shtetin e ri demokratik. Shkaku dihet sepse as sot e kësaj dite nuk është miratuar një ligj i tillë i cili do të cënonte disa njerëz të fuqishëm të politikës së sotme në Shqipëri;
- Së dyti, parlamenti shqiptar nuk zgjidhi problemin e pronave por bëri një ligj komunist si Ligji 7501 duek mos marrë parasysh porosinë e Drejtorit të atëhershëm të Bankës Botërore z. Camdesy i cili tha: mos krijoni problem të reja zgjidhni ato të vjetrat. Politika shqiptare bëri të kundërtën.Gjithashtu Parlamenti i asaj kohe, nuk mori masa ndaj firmave piramidale të cilat shkaktuan një rrëmujë të plotë politike-ekonomike-financiare-sociale në Shqipëri gjatë të cilës humbën me miliona dollarë të asaj koha nga xhepat e shqiptarëve, përfshi dhe vjedhjen e thesarit; duke krijuar tek partnerët tanë europianë një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj politikës shqiptare
- Së treti por jo më pak e rëndësishme, Berisha pa pyetur Parlamentin shqiptar futi Shqipërinë në Lidhjen islamike duke vulosur pë së treti herë një gafë pothuajse të pariparueshme, e cila në pamje të parë u bë për efekte pragmatiste por taksa ishte e rëndë për Shqipërinë: Shqipëria mbeti një vënd formalisht lindor me aspirate fetare islamike pra një vend islamik për BE.
Pra sot
interim në BE për Shqipërinë është i pamundur përkohësisht, sepse nëse
problemet ekonomiko-financiare mund të zgjidheshin me anë të politikave
makro-ekonomike dhe me ndihmën e