Mendime
Ramiz Lushaj: Gjukanoviçi i ka përjashtuar shqiptarët?
E marte, 08.04.2014, 07:58 PM
GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR
SHQIPTARËT
NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI?!
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Kjo është një ulje tejet e madhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në struktura të shtetit malazez. Ma saktë: një përjashtim i tyre nga qeverisja e këtij shteti të vogël ballkanik.
Ky është diskriminim ekstrem ndaj shqiptarëve etnik, një përpjekje tjetër e skajshme dhe e pandalun për asimilimin e tyre.
2.
Krejt
ndryshe nga shqiptarët, ngjet me kroatët, komunitet i ardhur në Malin e Zi, të
cilët kanë një ministër Pa Portofol në Qeverinë 19 antarëshe të Gjukanoviçit.
Ajo është 56 vjeçarja Marija Vuçinoviç, e lindur në
Nuk po shfaqim kundërshti ndaj saj, po nistue nga ky rast po e krahasimojmë me shqiptarët etnikë.
E para: shqiptarët etnik për nga popullsia shqiptarët etnik janë pesë herë ma shumë se kroatët.
Regjistri i popullsisë në Malin e Zi i dekumenton shqiptarët etnik si të katërtit, me 5 për qind, rreth 32.000 banorë, ndërsa kroatët e ardhur në vendin e gjashtë, me 1 për qind, mbi 6.300 banorë. Faktikisht kroatët vijnë edhe pas “muslimanëve” (term popullate e shpikun në demografinë malazeze për t’i “fsheh” etnikisht shqiptarët e për t’i rritë artificialisht boshnjakët ).
E dyta: për nga besimi katolik shqiptarët etnik janë të parët në Malin e Zi, ndërsa kroatët vijnë të dytët.
E treta: gjeografia demografike e shqiptarëve është tejet e madhe në hapësira gjeo-administrative.
Shqiptarët etnik, dikur në mbi 9 mijë km2 sipërfaqe të Malit të Zi të sotëm, janë rrudhë etnikisht nga pushtimet e aneksimet e tokave të tyre, po është ulur edhe popullsia e tyre nga spastrimet etnike e asimilimet e shqiptarëve muslimanë në boshnjakë musliman e të shqiptarëve katolikë në malazezë ortodoksë etj. Shqiptarët në Ulqin e Tuzi shumicë, në Guci, Tivar, Rozhajë, Plavë, Podgoricë deri në 30 për qind të popullsisë, ndërsa në 10 komuna janë nën 100 banorë.
Kroatët janë komunitet i ardhur në shtetin e Malit të Zi e të përqëndruar në bregdetin Adriatik. Kryesisht kanë ngulur në komunën Tivat me 20 për qind (aty kanë edhe selinë e partisë së tyre–HGI), në Kotorr 8 për qind. Në komuna të tjera janë në një numër tepër të vogël.
E katërta: përfaqësimi politik në nivel komunar.
Shqiptarët janë shumicë në Ulqin me rreth 80 për qind e në Tuzi “komunë urbane”, që kërkon të kthehet në komunë më vete. Në Plavë-Gucinë e copëtuar në dy komuna shqiptarët ishin të dytët, priten për saktësime zgjedhjet lokale të 25 majit 2014. Në Podgoricë, Tivar e Rozhajë janë të tretët.
Kroatët
janë të tretët në Tivat, në koalicion me DPS të Gjukanoviçit e me
E pesta: Shqiptarët kanë dy herë më shumë deputetë në Parlamentin se sa kroatët.
Në Kuvendin e Podgoricës partitë shqiptare në dy koalicione partiake para e paselektorale kanë dy deputetë: Genci Nimanbegu e Nikë Gjeloshaj.
Kroatët kanë vetëm një deputet, bile i dalë me vështirësi votash (!)
3.
Nga politika shqiptare në Malin e Zi, të zgjedhur e të emëruar në detyra të ndryshme, numërohen me gishtat e një dore të vetme (!) Janë dy deputetë. I porsazgjedhuri kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ish deputet dhe lider i PD. Dy drejtorë drejtorie në nivele qëndrore ministrore të pushtetit politik. Vetëm kaq.
Partia Boshnjakë e Rozhajës në koalicion qeverisës me Gjukanoviçin në këtë legjislaturë parlamentare ka tre deputë, një deputetë ma shumë se shqiptarët. Kjo përfaqësohet me një nënkryetar Parlamenti, me 41 vjeçarin Sulja Mustafiq, nga kuadrot kryesor të kësaj partie. Gjithashtu, ka dhe një zëvendëskryeministër, 50 vjeçarin Rafet Husoviq, prej vitit 2006 President i Partisë Boshnjake të Rozhajës, i cili në detyrën e tij ekzekutive mbulon zhvillimin rajonal dhe i stimulon veçmas boshnjakët.
Në Malin
e Zi, në koft se kryejmë një përllogaritje të thjeshtë aritmetike: numrin e
përgjithshëm të popullsisë multietnike të saj e pjestojmë me numrin e
ministrive të Qeverisë “Gjukanoviçi 7”
Ky përjashtim politik i shqiptarëve etnik nga qeverisja e Malit të Zi është krejt e qëllimshme nga Gjukanoviçi me të vetët, që synon asfiksimin e partive politike shqiptare, asimilimin e shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e veta etnike. Ndaj kemi të drejtë të pyesim botën shqiptare në Ballkan e në diasporat e saj në globin tokësor dhe botën euroatlantike në dy anët e Atlantikut: Ku janë Shqiptarët nën Malin e Zi...?!
Ky diskriminim shoven tejet i egër kundër shqiptar e anti euro-atlantik, është një tjetër arsye ma shumë për të protestuar më 8 prill 2014 në Uashington kundër Gjukanoviçit e në mbrojtje të të drejtave etnike, politike, kulturore-arsimore, pronësore, sociale të shqiptarëve etnik.