E marte, 18.06.2024, 01:04 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Ikën me rroba grash, u kthyen si UÇK!

E enjte, 10.04.2014, 07:58 PM


Ikën me rroba grash, u kthyen me uniforma të UÇK-së !

Nga Florim Zeqa

Përderisa klasa politike e viteve të '90-ta bashkë me lidershipin të asaj kohe (Ibrahim Rugova) dëshmuan para popullit dhe ndërkombëtarëve se jemi të zotët të krijojmë dhe mbajmë shtet,...viteve të pasluftës, e në veqanti këtyre viteve të pas-pavarësisë u dëshmua e kundërta e saj.

Klasa politike në pushtet, në veqanti lidershipi aktual jo vetëm që nuk u treguan të dënjë në udhëheqjen e shtetit, u treguan të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, servil ndaj ndërkombëtarëve dhe nënshtruese ndaj pushtuesit verior (Serbisë).

Ligji për veteranët e luftës së UÇK-së nxjerri në shesh shumë të (pa)vërteta rrethë luftës çlirimtare, pohime dhe mohime, urrejtje dhe inate personale nga më të ndryshmet!

Ligji diskriminues i miratuar (në mënyrë të njëanshme) në Kuvendin e Republikës së Kosovës, la anash formacionin më të organizuar ushtarak (FARK-un) dhe grupe tjera të armatosura, duke injoruar të drejtat e më tepër së gjysmës së ushtarëve të lirisë sonë si dhe duke nëpërkëmbur vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në Kosovë!

Në vend që ligji të jetë gjithpërfshirës, për përmbledhjen e të gjitha kategorive të dalura nga lufta si; invalidët e luftës, fëmijët jetim të dëshmorëve, gratë e dhunuara shqiptare nga kriminelet serb, ndodhi një selektim i tyre sipas përkatësisë ideologjike dhe partiake të partisë në pushtet.

Ndodhi shpërblimi i pamerituar i "burrecave", që gjatë luftës kishin fshehur kokën duke u veshur në rroba të grave për të kaluar kufirin për në Shqipëri apo gjetiu në vendet fqinjë,...e të cilët pas përfundimit të luftës u kthyen në Kosovë me uniformën e UÇK-së ose u pajisën më librezëne e luftetarit të UÇK-së!

Për çka të njëjtin njerëz më vonë në këto vitet e paspavarësisë u shpërblyen me poste kyqe në nivelet komunale dhe ato qendrore si dhe shumë privilegje të tjera,...dhe tashmë së fundmi dolën edhe përfitues të ligjit për veteranët.

Këtë të drejtë ua dha paraprakisht kryeministri i vendit përmes mediave: "Të gjithë ata që kanë bartur uniformën e UÇK-së qoftë edhe 5 minuta do të jenë përfitues të ligjit për veteranët"

Mirëpo në të njëjtën kohë "ligji" i Hashimit i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës këtë të drejtë ua mohoj luftëtarëve të vërtetë të bëtejave më të lavdishme të luftës çlirimtare (Koshare, Logjë, Pashtrik, etj), ua mohoj të gjithë atyre burrave trima (të pauniformuar) që më trupat e tyre bartën armë dhe municion për ushtrinë çlirimtare nga Shqipëria për në Kosovë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre fizik, ua mohoj këtë të drejtë edhe shumë mërgimtarëve që kishin lënë ato vendet e bukura të përendimit dhe ishin rreshtuar në radhët e ushtrisë (institucionaliste) çlirimtare të Kosovës, nën urdhërat e Ministrisë së mbrojtjës së Republikës së Kosovës (FARK).

Nuk është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës merren vendime  të padrejta, në kundërshtim me vullnetin e popullatës shumicë në Kosovë, mbase nuk do të jetë as i fundit për aq kohë sa do të zgjatë kjo legjislatur parlamentare.

Përveq shkruarjës së ligjeve, parlamenti është shëndrruar edhe në shkrues dhe përcaktues i fatit të një pjese të caktuar të njerëzve në Kosovë, është bërë shkrues i njëanshëm i historisë!

Kështu siq është duke u shkruar historia sot, gjeneratat e ardhshme do ta kenë të vështirë të kuptojnë të vërtetën e luftës sonë për liri dhe çlirim kombëtar, mirëpo më së lehti e kanë për ta kuptuar çlirimtarin faktik të vendit tonë-NATO.

Ushtarët e NATO-s përherë do të mbetën në kujtesën e popullit si çlirimtar dhe shpëtimtar të qënjes sonë kombëtare, pse jo edhe përfitues moral të ligjit të veteranëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora