E merkure, 16.10.2024, 12:13 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: A ishte Enver Hoxha ''ateist''?!

E premte, 11.04.2014, 08:04 PM


A  ISHTE  ENVER  HOXHA “ATEIST”?!

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

NGA FRITZ RADOVANI

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, (1980) në faqe 68 shenohet: “Ateist – Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndije, ai që është kundër çdo besimi fetar, pasues i ateizmit. Ateist i bindur (i flaktë). Bëhem ateist.

Ateist – Që mohon qenien e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botkuptim ateist. Bindje ateiste. Literaturë (propagandë) ateiste. Edukim ateist.”

Vetë fjala “ateist”, shpjegohet “pa Zot”... Njeri, doktrinë, shoqni etj...

Atëherë, diktatori Enver Hoxha, a ishte ateist?!

Në vitin 1967, unë kam lexue disa nga veprat e Enver Hoxhës, per me vertetue se: “Ky perbindsh diktator asht ateist apo fanatik?” Sigurisht, dyshimi rreth tij shoqnohej me mendimet e diskutimet që per këte çeshtje, unë i kisha ba me profesorë, filozofë, teologë dhe historianë të mirfilltë si: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, Don Nikollë Mazrreku, Prof. Petro Fundo, Dr. Pavli Gushi, etj., që e kanë njoh Enverin personalisht.

Në vepren e tij nr. 3, E. Hoxha shkruen: “Në Shqipëri feja muslimane drejtohet nga hoxhallarë të pashkollë, të padijtur, të cilët nuk na sjellin ndonjë rrezik per shoqërinë tonë socialiste. Ndersa, meqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.” (E. H, Selected Works, Vëll. I-rë, fq. 438, Tiranë 1974)

Në vepren nr. 19, ai del haptas kunder Katoliçizmit dhe Klerit Katolik Shqiptar! Ajo veper lidhet direkt me “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të vitit 1967, i cili ka provue në mënyrë të pakundershtueshme dhe me prova se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, kanë krye Gjenocid kunder Klerit Katolik Shqiptar, tue torturue, vra, zhdukë, burgosë dhe shfarosë jo vetem fizikisht Klerin Katolik, po të gjitha objektet e kultit të Tyne, ku duhet theksue edhe Kisha Monumentale e Shek XIII, ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti, po edhe Gjuha Gegnishte, e ashtuquejtuna nga servilet e tij “Gjuha e Krishtit”, letersia, veprat historike, fetare dhe çdo thesar i ndodhun nder muzeume dhe bibliotekat e Tyne, deri tek “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, një nga veprat e njohuna Europjane, vetem se, ishte permbledhë nga At Shtjefen Gjeçovi, edhe Ky Atdhetar i vramë pabesisht nga serbët, perzgjedhësit e diktatorëve tanë.

Ndersa, në qender të Tiranës, nuk prekë as Xhaminë e Et’hem Beut, e ruejtun vetem pse aty thërriste Haxhi Qamili: “Duam babën!”, ndertue në 1831, plot 470 vjet mbas Kishës Monumentale të Vaut të Dejës e vitit 1361 ...Ku u kunorzue Gjergj Kastrioti.

Mbas vitit 1994 biseda rreth tij si “ateist” kam pasë me At Konrrad Gjolaj dhe At Dioniz Maken, që kishin provue hetuesitë, torturat dhe burgjet komuniste shqiptare. Ndersa, z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i Shtetit në USA, me datën 18 Korrik 1991, kur jemi takue bashkë me Ferdinand Temalin në hotel Dajti, i kam shpjegue  me fakte, që diktatori Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia, “nuk ishin ateistë, po fanatikë antikatolikë, me pikpamje anadollake”..., gja që u provue ma vonë me 2 Dhjetor 1992, kur Shqipnia u kuadrue në “Konferencen Islamike”.

Çka e kuadron Shqipninë Europjane sot në “Konferencën Islamike”?! Pikrisht, Atdheun e Gjergj Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, At Mati Prennushit, Ismail Qemalit, Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Gjin Pervizit, At Gjergj Fishtës, Mustafa Krujës, Imzot Luigj Bumçit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Nanë Terezes dhe të mija Atdhetarëve Shqiptarë, sot në “Konferencën Islamike”?!

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shenohet per Librin “Shënime për Lindjen e Mesme”: “Enver Hoxha në këtë vepër u gris maskën miqëve të rremë të popujve arabë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, dhe nxjerrë fytyrën e vërtetë...”

“Të VETEN”, pikrisht, kjo që duhej shenue në fjalor del nga teksti i shkruem nga ai vetë...e që asht edhe “Amaneti” i sulltan Enver Hoxhës, per fshimjen nga harta shekullore Europës së Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, ku porositë: “...Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur’ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t’i pershtatën atij.” (E.Hoxha, “Shënime për Lindjen e Mesme” 1958 – 1983. Botue Tiranë, 1984)

Kjo “porosi” kryesisht pengon pasuesit e sotem të tij, mos me shqyrtue dhe mos me dënue krimet e Gjenocidit të diktatorit Enver Hoxha me pasues, nga viti 1944 – 1991.

(Vazhdon...)



(Vota: 25 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora