E marte, 06.05.2025, 08:05 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Musaj: Shqiptarët në emigracion presin mbrojtje

E shtune, 12.04.2014, 05:20 PM


SHQIPTARET NE EMIGRACION PRESIN  MBROJTJE NGA SHTETI TYRE

Nga Selim Musaj

Pas shembjes së sistemit totalitar, qytetarët shqiptar, dikush për të siguru jetesën, dikush për një jete më të mirë dhe të tjerë për t'u njohur me vënde të ndryshme të botës. Sot gjysma a më shumë e shqiptarëve, pjesa me vitale e kombit, mosha më e re ndodhet rrugëve të botës. Shumica punojnë e janë ingranuar mire në komunitetin ku jetojnë. Shume të rinj e të reja kanë mbaru me rezultate të mira shkollën. Të tjerë vazhdojnë. Me keqardhje e them se ka pasur edhe nga ata që kane krye krime dhe ndodhen në burgje. Në disa raste edhe janë keqtrajtuar në kundërshtim me ligjet.

Shokuese është rasti i fundit ne një burg të Greqisë ku shqiptarin Ilia Kareli qe ndodhej duke vuajtur dënimin, gardianët e burgut së bashku me komandantin e tyre ja lidhin duart prapa ku për 2.20 minuta e masakrojnë duke  e qëllu dhe  i coptu trupin... Kanë arrit deri atje, sa sot Ilia Kareli të jetë i varrosur në Shqipëri, por zemrën e ndarë nga trupi ta ketë në Greqi.

Krim më antinjerëzor, më makabër nuk mundet të ndodhi. Vdekja e Ilia Karelit të masakruar u shkaktua nga urrejtja e elementeve antishqiptar, shovinist Greke. Shqiptari nuk ndodhej kot ne burg, por fajësia e tij nuk justifikon një vdekje të tillë barbare.

Trajtim të dorës dytë, përbuzje, shfrytëzim të djersës dhe të gjakut emigrantëve ka në shume vende ku ato ndodhen..Por si mund te justifikohen përndjekje veç se janë shqiptar, burgosjet e dënimet të rënda, keqtrajtimet?? Fotot që pamë në gazeta të ndryshme  dëshmojnë, se  një repart i tërë, të veshur me uniforme, nën vëzhgimin e komandantit tyre, masakrojnë deri sa t’i dalë shpirti një të burgosur të pa mbrojtur!

Besoj se nuk ka shembull për t’u krahasuar.

Ajo që të bën të mendosh se emigracioni është i pambrojtur, është fakti i qëndrimit në heshtje i shtetit shqiptar, i cili paraqitet sikur ka të bëjë me një rast të zakonshëm keqtrajtimi.. Vetvetiu lind pyetja;

- çfarë pritet të ndodhë më, ose ndryshe nga kjo???????????????

-Ku është parë e dëgjuar të copëtohet trupi i njeriut nga keqtrajtimi, të ndahet pjesë – pjesë;

-zemra ti hiqet e mbahet në Greqi dhe pjesë e tjera të mbledhura t’i dërgojnë për Shqipëri? Po vëllezërit dhe motrat shqiptare të këtij fatziu, në Shqipëri e kudo që ndodhen pse heshtin e nuk vihen ne mbrojtje të vëllait tyre, gjakut tyre???

Shkruar më  11-04-2014

Selim Musaj - Kryetar Nderi i UNIKOMB DIASPORE



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx