Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Luftë e ashpër politike
E enjte, 10.04.2014, 08:04 PM
LUFTË E ASHPËR POLITIKE
PËR PUSHTET ARGATI
NGA KALOSH ÇELIKU
Burrat e Kombit i janë lutur Zotit ashtu siç u ka pasur hije: edhe në kishë, edhe në xhami. Rilindasët tanë jo të gjithë, edhe kur e kanë arritur kulminacionin e zemërimit me Perëndinë, nuk i kanë besuar Zotit (Allahut): Filip Shiroka, shahet me Adamin e Evën, shkaku tradhtorëve: njerz kanë le ma vonë/ Prej Kainit t’patynzonë,/ Qi ka mbytun vllan e vet… Çajupi, nuk i beson Zotit kur ia rrëmben Evgjeninë dhe djalin ia lë jetim pa nënë. Ose, hidhërohet pse e lindi Sulltanin, egërsirën me fytyrë njeriu. Vetëmse, qesharak është homazhi i Menduh Thaçit në Ditën e sotshme në mesin e varreve për Arben Xhaferin. Vetë Arben Xhaferi, nuk i besonte gjithaq Zotit. Përçudi, ky “mysliman” i madh (Menduh Thaçi), sot te këmbët e varrit të Arben Xhaferit bënë homazhe, i lutet Zotit për mëkate politike, apo për “presidentin mysliman”?! Haptas i thirrë në ndihmë myslimanët jo në xhami, por në vendvotime si në zgjedhjet e kaluara në Bit – Pazar me “Allahu Ekber”, kur i humbi zgjedhjet parlamentare. Besimtarët mysliman, i duken si dhentë e Ali Ahmetit dhe mendon t’i ndjellë me një homazh para varrit të Arben Xhaferit.
Arben Xhaferi për së gjalli, vërtetë ka bërë disa shkrime profetike politike e fetare. Dorën në zemër, meriton edhe duartrokitje për parashikimet e tia në politikën shqiptare. PDSH –ja si parti politike, për sa qe gjallë Arben Xhaferi edhe ishte faktor i rëndësishëm politik në IRJ të Maqedonisë. Kohë e rrezikshme, kur edhe nuk ishte aq lehtë të merret shqiptari me politikë. E sidomos, kur në mesin e partive politike shqiptare i ke me shumicë e pakicë të filtruar rrufjanët. Vendimet sekrete partiake janë përcjellë para kohe në polici: Rasti i Ladorishtit, “Ilirida” si projekt i dështuar shqiptar, Afera e armëve, listat me emra e mbiemra për ndihmë popullit të Kosovës. Provokimet e Bit-Pazarit, Flamuri Kombëtar në Gostivar, “Republika e Tanushës”, “Rasti i Brodecit”, Protestat politike me petk fetar, në Shkup dhe vrasjet e pazbuluara politike.
Shqiptari në çdo hap ka qenë i provokuar dhe spiunuar nga vetvetja, mashat shqiptare që i ka pasur dhe i ka me bollëk në mesin e partive politike shqiptare. Kurrë, deri më sot nuk ka bërë politikë madhore për Shtet shqiptar. Shkaku se, çdo gjë është përcjellur me besnikëri te “vëllezërit”, kundërshtari politik historik. I mençuri, edhe kur i ka ndihmuar aksionet e partive politike dhe individëve, i ka ndihmuar duke i ikur rrezikut, nuk ka dashur t’i përmendet as emri në mjetet e informacionit, nuk është nënshkruar në listë, e cila që të nesërmen ka përfunduar në polici. Gjithë veprimet politike, aktivitetet kultuore e “humanitare” dhe rruga për zgjidhjen e Çështjes shqiptare, nuk ka qenë e panjohur nga UDBA Jugosllave. Policia i ka ditur demonstratat e studentëve të ’81 –shit, në Prishtinë. E kanë ditur përgaditjen e Luftës së fundit të Kosovës (1998) dhe atë të fundit në IRJ të Maqedonisë (2001), që në vitin 1993. Akuzë me të cilën në një “bisedë informative” më fajsonin si “kryesori” me njëzetë nënshkrime se, jam i dërguar nga Kosva që të veproj në Shkup. Dhe, çështjen e shqiptarëve dua të zgjidhë me luftë?!
Arben Xhaferi,
vërtetë ishte koka e Partisë Demokratike Shqiptare. E. mbi të gjitha edhe
politikan i mençur. Mu si sot më kujtohet një takim i “intelektualëve”
(partizanë të PDSH –ës) në Teatrin e Kombësive, në të cilin më kishin ftuar
edhe mua si Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë. Shumica,
dje bashkëthemeluesë të
Arben Xhaferi në
një emision televiziv ka thënë edhe një të vërtetë politike dedikuar Ali
Ahmetit: Unë do të përfundoj në politikë
si Mithat Emini, ndërsa ti si Nevzat Halili. Politikani, që në vitet e para të
ndryshimeve demokratike e kapi mashën e nxehtë, i cili për aq vite sa qe
kryetar i
Nuk shkoi shumë
kohë, dhe vërtetë Arben Xhaferi, papritmas iku i sëmurë nga mesi ynë mu si Mithat
Emini (sekretari i
Realiteti historik,
PDSH –ën Vetë i treti në një aktivitet politik prej 15 ditësh nëpër disa qytete
të Zvicrës (1994) e sollëm në pushtet me vagonin e fundit të trenit ekspres
Zhenevë – Shkup asaj kohe për ndryshime në politikën shqiptare: Themelimin e
Universitetit të Tetovës me në krye profesorin e nderuar Fadil Sulejmanin.
Institucion arsimi për të cilin një politikan teknefes i asaj kohe, dhëndërr i
shqiptarëve tha, se: “ka lindur foshnjë e vdekur”. Megjithatë, pas ngjarjeve të
ngritjes të Flamurit Shqiptar në Gostivar dhe Tetovë dhe burgosjen e kryetarëve
të komunave shqiptare: Rufi Osmani me Alajdin Demirin dhe për shkak të
përçarjeve të shkrimtarëve shqiptar me shkas gjoja “Ditët e Naimit”, nuk e kam
dashur Arben Xhaferin si politikan. E sidomos, kur si Parti Politike me
partnerin “strategjik” (VMRO – DPMNE) në pushtet, kur nuk pritej si “patriotë
kuqezi”, hoqën dorë nga Universiteti i Tetovës. Papritmas, u pajtuan me
themelimin e një Universiteti tjetër privat të Europës Juglindore (Shtulit) po
në të njëjtin qytet (Tetovë) me qëllim që ta mbyllin këtë Universitet, themelet
e të cilit i shtiu populli shqiptar me gjak. Veprime të njëjta politike si Nëna
e tyre
Qëllimi shkurtpamës i “intelektualëve” partiak trusakatë, dështoi keq atë ditë. Nuk shkoi as një javë dhe Ali Ahmeti u takua me Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, në Prizren. Marrëveshja e Ohrit u nëshkrua mes palëve në konflikt: asaj maqedonase dhe shqiptare. Marrëveshje historike të cilën e nëshkruan në prezencën e Shefave të NATO -S, Unionit Europian dhe OSBE -së, kryetarët e partive më të mëdha politike: Lupço Georgievski dhe Branko Cërvenkovski nga ana maqedonase dhe Arben Xhaferi me Imer Imerin nga ana shqiptare, në Shkup (2001).
Punë tjetër është se, ajo Marrëveshje historike në “liri” eci me këmbë të breshkës. Shqiptarët i ndjek i njëjti fat historik: Luftën e fitojnë maleve, por e humbin në tavolinë, paqe. Marrëveshja e Ohrit, edhe pas trembëdhjetë viteve në skenën politike të “bashkëvetëqeverisjes” me partitë politike maqedonase në Shtetin e “përbashkët”, nuk është realizuar plotësisht edhe sot e kësaj dite.
Shkaku: shqiptarët edhe sot si dje me palën maqedonase i ndajnë lugët e enët. Shtëpinë dhe arat ia kanë lënë “Vëllait” të madh (palës maqedonase). Turren me të katra pas posteve politike dhe interesave personale në kurriz të popullit shqiptar. Pakgjë ka ndryshuar nga politika e djeshme shqiptare e “vëllazërim-bashkimit”. Partitë Politike Shqiptare ulen gju më gju me popullin shqiptar, vetëm kur u duhet vota e tyre e lirë “demokratike”. Vite me radhë e blejnë dhe e shesin lirë popullin shqiptar si zarzavate kopshti për pak pare, në Bit – Pazar.
Luftë e ashpër bëhet me të gjitha “armët më moderne” luftarake mes partive politike shqiptare për të ardhë si argatë në pushtet, e jo për t’ia rrëmbyer pushtetin palës kundështare politike maqedonase. Jetën e argatit vazhdojnë në Qeveri, herë njëra parti politike shqiptare e herë tjetra si “çlirimtare” me selitë e tyre nëpër katunde.
Fatkeqësisht, siç duket shqiptarët bëjnë luftë për të qenë argatë të përjetshëm e jo pronarë të Shtëpisë. Ende, edhe pse natë e ditë i luten Zotit në xhami, nuk e kanë kuptuar thënien profetike të Muhamedit a. s. se: “pa Vatan, nuk ka Iman”. Vite e vite vazhdon ky dyluftim i ashpër politik mes partive politike shqiptare, kur do t’u dalë gjumi shekullor, një Zot e di deri kur do të na përsëritet historia ne shqiptarëve?! Gjithë jetën e lume mbetëm argatë besnik të pushtuesve shekullor.
Dhe, duke iu lutur Zotit mes varreve: politikanin e vdekur ta zgjojnë nga varri, që edhe këtë luftë të ashpër politike mes shqiptarëve ta “fitojnë” për jetë argati edhe nesër në Shtetin e “përbashkët” multietnik. Padashtas, ta përkujtojnë Skënderbeun, të cilit me shekuj i luten shqiptarët të zgjohet nga varri dhe t’i çlirojë nga Robëria…