E marte, 06.05.2025, 07:37 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Dhuna në familje e shkolla

E hene, 14.04.2014, 07:33 PM


Dhuna  në familje  e shkolla në Diasporë

Për ta larguar dhunën   ne s’pari duhet që vetë mos të ushtrojmë dhunë ndaj askujt.

Nga: Ramiz DËRMAKU

Për ne që jetojmë në diasporë, është me rëndësi që sa më tepër të shkruajmë e flasim për dukurit negative ( konkretishtë dhunën) dhe pasojat që sjellin ato shoqërisë , kombit dhe atdheut, aq më shpejtë do të inkuadrohemi  në grupin e shoqërive më përparimtare. Prandaj për ta evituar dhunën ne s’pari duhet që vetë mos të ushtrojmë dhunë ndaj askujt, sa më parë që ne të largohemi nga përdorimi i dhunës aq më shpejtë do të ionkuadrohemi ne grupin e shoqërive mederne. Çdo herë dhuna sjellë , dhunë, ekstremizëm, shkatërrim, e dhembje. Duke u nisur nga kjo, duhet kërkuar nga prindërit, mësuesit, shoqëria, mediat e shkruara  edhe ato elektronike,  që sa më tepër ti gjykojnë  dukurit  negative,(dhunën)  më tepër ti përkushtohen ; tolerancës, paqës, bashkëjetesës, dashurisë ndaj njëri tjetërit, humanitetit, solidaritetit, mirësisë, etj. Jeta ( si në vendlindje ponjashtu edhe në mërgatë ) shoqërore, në disa raste të ndryshme ka nevojë për represion është fakt, por, asnjë represion nuk guxon të kalojë në dhunë eksesive qoftë edhe për ndërprejen e izolimin e autorit – autorëve të dhunës. Pa edukata, lakmia, padurimi, xhelozia, dallimet midis njerëzve dhe shteteve janë pikënisje të dhunës pas së cilës nganjëherë është më lehtë të kapesh se ti kundërvihesh prandaj dhe është më e guximshme kundërvënia se tolerimi i saj. Ne duhet ti luftojmë me guxim, vendosmëri , dhe maturi mënyrat për zhdukjen e dhunës? "Edukimi fillon vite te tëra  para se të lind fëmia". Një edukim i gjeneratave të reja ne mënyrë demokratike, duke u bazuar çdo herë në parime të shëndosha humane "prodhon" njerëzimin me vlera dhe ndjenja cilësore që mënjanon dhunën fizike dhe verbale. Duhet bërë përpjekje maksimale që sa më mirë dhe sa më bukur ti edukojmë  fëmijët, sepse ata janë ardhmëria  jonë dhe kombit. Duhet bërë punë sistematike  edhe ; prindërit, mësuesit-et  dhe arsimtarët në shkolla që sa më tepër t’i mësojë nxënësit të mësohen që edhe vetë të qeverisin, por njiherit ta "Është gjithashtu e rëndësishme që për çdo fëmi, për çdo adoleshent të mësoj të qeverisë agresivitetin e vet në atë mënyre që të mos shëndrrohet në dhunë.  I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet ndaj gruas dhe marrëdhënieve marteso. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se a) “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, b) “dhuna është një problem i të varfërve”.

VIJON



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx