E enjte, 31.10.2024, 11:56 PM (GMT)

Mendime

Muharrem Kurti: Deklarim apo dezinformim

E diele, 23.02.2014, 06:44 PM


DEKLARIM APO DEZINFORMIM

NGA MUHARREM KURTI

    fillim të shkrimit tim , dua të bej të ditur se deklarata apo deklarimi në publikë ka përgjegjesitë e veta morale dhe ligjore.

Të deklarosh do te thotë se fjala e jote e thotë   te vërtetën  apo e mbron një të drejtë . E kundërta e deklarimit që nuk e përfill  te vërtetën është shpifje , është mashtrim dhe dezinformim  i opinionit publikë.

Jo larg , në sistemin centralist të lëkëjistave , njihej si e vërtet vetëm deklarata që përfaqësonte ideologjinë e pushtetit . Çdo alternativ tjetër , çdo deklaratë apo mendim  ndryshe , ndiqej, madje dënohej me shumë vite burgim.

Fatbardhësisht , ai sistem moniste , një partiak ra dhe mos u ktheftë më kurrë! Zëvendësimi  i sistemit moniste me atë pluralist është një e arritur e madhe e shoqërisë sonë. Fjala e lirë që e thotë të vërtetën  dhe që e mbron të drejtën , i njihet secilit qytetar të vendit tonë. Madje kjo i garantohet me ligj . Që nga vendosja e sistemit pluralist , individeve apo grupacioneve  të ndryshme u njihet e drejta e fjalës edhe kur denoncon pushtetin , natyrisht me argumente.

Mirëpo, fitorja  e fjalës së  lirë nuk do të thotë liri edhe për te dezinformuar , për të mashtruar apo keqinformuar opinionin publikë . Çdo dezinformator , çdo mashtrues  apo keqinformues  i opinionit publikë  do te duhej përgjigjur përpara ligjit .

Kohëve të fundit , që nja njëzet vite te sistemit pluralist, individ apo grupacione të ndryshme mashtrojnë opinionin publike  me të pavërteta duke përfituar nga toleranca gati anarkike e institucioneve te gjygjesorit , të favorizuar nga teknologjia kompjuterike, duke u fshehur prapa adresave  të rrejshme , individ apo grupacione të ndryshme lansojnë në publikë gënjeshtra të kullura , dezinformata  shkatërruese ndaj individëve apo grupacioneve të etiketuara , më të vetmin qëllim  për të përfituar vet dhe për të pësuar i etiketuari. Thonë  çfarë  t’u doje qejfi apo çfarë  t’u teket individëve dezinformues  dhe shpifës  ndaj viktimave të tyre . Dhe askush nuk  i merr në përgjegjesi. Deklarata e pavërteta  që dezinformon  opinionin publikë dhe që cenon padrejtësisht identitetin  e tjetrit , pa fakte , veçse me trillime dhe shpifje , pranohet si e vërtet  nga një  shumicë jo e vogël e qytetarëve  ngaqë askush nuk i merr në  përgjegjesi . Në  ndejat  tona , në takimet tona , shpifësi thotë te pavërtetën dhe ai që e dëgjon nuk e kundërshton  shpifësin , ngaqë është berë modë  që të shpifesh  dhe qe të dëgjohet shpifja  krejt rëndomesisht  si te ishte e vërtete . Shpifësi  shpif pranë nesh dhe rrallëkush i kundërvihet shpifësit. Pra, jo vetëm  shpifësi shpif  por edhe dëgjuesi  duke e pranuar shpifjen behet shpifës . Dhe nuk ndëshkohen shpifësit . Thjeshtë  shpifësi shpif se është berë modë te besohet shpifja, se është berë normë  të dëgjohet shpifja duke mos e kundërshtuar  shpifësin.

Duke mos e ndëshkuar shpifësin , shoqëria e jonë mban përgjegjesi ashtu si institucionet ligjore mbrojtëse të të cenuarave padrejtësisht .Lind pyetja a ka fakte se shpifet , se mashtrohet  tek ne , përgjegjia  është e menjëhershme  me fakte konkrete. Vetëm një gënjeshtër taze  ta përmend . Kur kryeministri i vendit  mashtron dhjetëra e mija te punësuar ne vend  , i  cili thotë publikisht , se nga  një janari i 2014-tes  do të këtë ngritje pagash për te gjithë  kategoritë e te punësuarve  dhe që paga e janarit merret nga te gjithë pagëmarrësit  pa asnjë cent ngritje  - çfarë është kjo?!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora