E premte, 29.03.2024, 01:51 AM (GMT)

Mendime

Xhafer Leci: Rilind Dibrani një student i vyeshëm

E shtune, 22.02.2014, 05:52 PM


I talentuari i këngës dhe arteve të muzikës

Rilind Dibrani një student i vyeshëm

Shkruan Xhafer Leci

Rilind Dibrani një student i vyeshëm i cili është duke ndjekur  mësimet në Akademinë  e arteve në  Shtutgard të Gjermanisë, gjithnjë e më shumë me pjesëmarrjen e tij në programet e organizimeve nëpër festat tona kombëtare, sportive etj.   Ai është  prezent edhe në shfaqjet teatrale gjermane, pran publikut   ku talenti i tij është duke u treguar i suksesshëm.

Akademia e  Shtutgardit   është një institucion arsimor  për  të rinj  dhe të rriturit,  që ka krijuar   mundësi dhe kushte  unike që të  studentët  të angazhohen në muzikë, valle, këngë,  dhe teatrot  e artit skenik .  Këtu  zhvillohen  aktivitete të ndryshme që inkurajojnë studentë të zbulojnë aftësitë e tyre individuale  me qëllim të ndërtimit   profesional  në fushën e artit dhe kulturës  përkatëse .

Kjo Akademi ka një    personel  të shkëlqyer  me kuadro  dhe  ligjërues profesionale dhe   me përvojë ish-artistë, koreografë, këngëtarë ose muzikantë me kualifikime të larta.

-Studentët e Akademisë së  Shtutgardit,  përgatitjen    e tyre kanë si obligim ,që të kenë qasjen  metodike  edhe  praktike   ndaj lëmive  në fushën e muzikës , valles , dramës, filmit dhe  televizionit. Ky objekt hapësinor ka në vete    edhe  zhanrin e muzikës    dhe  këngës siç cekem edhe ma lartë. Më shumë se 600 metra katrore ju ofron  studentëve për shfaqje teatrale dhe programeve  të tyre  në këtë Akademi.  Kjo Akademi , me tingujt  muzikal dhe  të këngës    si art në vete ka tërhequr edhe të riun  student  i kësaj Akademie, Rilind Dibranin  që po përgatitet   si  pedagog i muzikës,  konkretisht

studiues i Pianos dhe këngës.

Rilindi si  fëmijë   ishte i dhënë pas muzikës  artit dhe  filmit. Në   ndonjë shfaqje    televizive  gjithnjë  mbeste duke e  i përcjellë  me kureshtja  interpretimet e tyre.  Po ashtu edhe këngëtarët   me famë  botërore qe ishin  hitet e botës  i ndiqte ma me ëndje...  Deri në orët  e vona     rrinte i zgjuar për t'i përcjellë     koncertet  apo shfaqjet e festivaleve.   Emisionet   në përzgjedhjen e talentëve  të rinj  që mbante Dieter Bohlen në Gjermani  e tërhiqnin  ma së tepërmi . Pos, mësimit  në gjimnaz që e ndiqte  ai    ushtronte edhe pianon si pasion    instinktivisht  dashurinë e shprehte ndaj  këngës . Ai mësoj   shumë këngë   në gjuhën angleze.  Pa  njoftimin e  prindërve një ditë   kishte konkurruar    në këtë    shou  artistik  mbi zbulimin e talentëve të  rinj. Provat ishin në qytetin e Shtutgardit, konkurrent ishin shumë të rinj dhe të reja.     këto  takime ishin përfshirë   ata ma të mirët si kandidat. Rilindi u prezantuar në moshën  14 vjeçare . Me të mësuar  juria  për moshën e tij  të re e  refuzuan    nuk ishte i rritur   t'i hyje një gare të tillë, sipas ligjeve dhe kushteve  ne konkurs  . Mosha ishte e preferuar 16 vjeçar,  sipas rregullave    kishte  konkursi  për  zbulimin  e talentëve të rinj.

Pikërisht   pas mbarimit të  gjimnazit ai përzgjodhi   shkollën e muzikës , pianon  ta  studioj  si instrument dhe këngën pa   e ndarë. Pianon e ka ushtruar që disa  vite .Me kalimin e kohës    në vitin  2013    i erdhi koha ta përzgjedh  profesionin  e lartë. Ëndrra e tij  ishte  kënga  dhe muzika nga e cila ,  pos  Akademisë se Arteve në Shtutgart, nuk    i   la përshtypje asnjëra .  Me     rastin e paraqitjes  se tij  në provat pranuese ishte    me rezultat pozitiv menjëherë, me çka edhe   e  përfitoj të drejtën  e mësimeve në   degën muzikës.  Këngëtari dhe  pianisti i ri Rilind Dibrani  me këngën  dhe ekzekutimin e pianos u paraqitë në disa  shfaqje  pran publikut  gjerman , bashkërisht me studentët tjerë, por edhe pranë publikut shqiptar. Talenti i tij      është shumë  i  afërt  i dashur  dhe i përkëdhelur edhe nga   ligjëruesit  dhe  shokë.

Rilindi  Dibrani  në këtë Akademi e ndien veten shumë të lumtur,     me përkushtim  punon      mbaroj me sukses synimet  e tij    ngritjes së karrierës  në të ardhmen si pedagog  i artit muzikor. Rilind Dibrani rrjedh nga një familje   intelektualësh , artistësh dhe muzikantesh . Kur themi  kështu vlen të përmendim, se   babai i tij  , Asllan Dibrani  është i  njohur si piktor , gazetar dhe publicist,  po edhe nëna Igballe  Dibrani  ishte   anëtare e korit  për të rinj  në qytetin e Prishtinës për disa vite.   Në familjen e tyre të ngushtë  veprojnë   muzikant dhe këngëtarë si; Fadil Dibrani instrumentalist shumëvjeçar në  "Shoqërinë Kulturo Artistike në (Bajram Curri )"në Prishtinë, Arif Dibrani në Zvicër këngëtar ,Sokol Dibrani pianist  dhe muzikant    Prishtinë , Rilind Dibrani  në Shtutgard  këngëtar dhe pianist dhe Lorik Dibrani  instrumentalist  në Reutlingen  Gjermani.

Rilindi për kohën e shkurt ka marrë pjesë në disa shfaqjeje    me këngë dhe   me prezantimin e   interpretimit  dhe ekzekutimit me   tingujt e pianos nga e cila   përfitoj   komplimente nga publiku me apllauzime të gjata . Rilindi  dashurinë ndaj  muzikës e   përhapë edhe  te të rinjtë tjerë qe duan  ta përvetojnë pianon, apo këngën  . U ndamë nga ky i ri  i  cili më la përshtypje   të jashtëzakonshme me entuziazmin, vrullin  dhe vullnetin e tij ndaj   profesionit  te përzgjedhur  , por edhe për  kulturën e përgjithshme   nga i cili rast përfitoj  t'i uroj suksese sa ma të mira    të ardhmen.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora