| E shtune, 22.02.2014, 06:52 PM |
I talentuari i këngës dhe arteve të
muzikës
Rilind Dibrani një student i vyeshëm
Shkruan Xhafer Leci
Rilind Dibrani një student i vyeshëm i cili është duke ndjekur mësimet në Akademinë e arteve në Shtutgard të Gjermanisë, gjithnjë e më shumë me pjesëmarrjen e tij në programet e organizimeve nëpër festat tona kombëtare, sportive etj. Ai është prezent edhe në shfaqjet teatrale gjermane, pran publikut ku talenti i tij është duke u treguar i suksesshëm.
Akademia e Shtutgardit është një institucion arsimor për të rinj dhe të rriturit, që ka krijuar mundësi dhe kushte unike që të studentët të angazhohen në muzikë, valle, këngë, dhe teatrot e artit skenik . Këtu zhvillohen aktivitete të ndryshme që inkurajojnë studentë të zbulojnë aftësitë e tyre individuale me qëllim të ndërtimit profesional në fushën e artit dhe kulturës përkatëse .
Kjo Akademi ka një personel të shkëlqyer me kuadro dhe ligjërues profesionale dhe me përvojë ish-artistë, koreografë, këngëtarë ose muzikantë me kualifikime të larta.
-Studentët e Akademisë së Shtutgardit, përgatitjen e tyre kanë si obligim ,që të kenë qasjen metodike edhe praktike ndaj lëmive në fushën e muzikës , valles , dramës, filmit dhe televizionit. Ky objekt hapësinor ka në vete edhe zhanrin e muzikës dhe këngës siç cekem edhe ma lartë. Më shumë se 600 metra katrore ju ofron studentëve për shfaqje teatrale dhe programeve të tyre në këtë Akademi. Kjo Akademi , me tingujt muzikal dhe të këngës si art në vete ka tërhequr edhe të riun student i kësaj Akademie, Rilind Dibranin që po përgatitet si pedagog i muzikës, konkretisht
studiues i Pianos dhe këngës.
Rilindi
si fëmijë ishte i dhënë pas muzikës artit dhe
filmit. Në ndonjë shfaqje televizive
gjithnjë mbeste duke e i përcjellë
me kureshtja interpretimet e
tyre.
Pikërisht pas mbarimit të gjimnazit ai përzgjodhi shkollën e muzikës , pianon ta studioj si instrument dhe këngën pa e ndarë. Pianon e ka ushtruar që disa vite .Me kalimin e kohës në vitin 2013 i erdhi koha ta përzgjedh profesionin e lartë. Ëndrra e tij ishte kënga dhe muzika nga e cila , pos Akademisë se Arteve në Shtutgart, nuk i la përshtypje asnjëra . Me rastin e paraqitjes se tij në provat pranuese ishte me rezultat pozitiv menjëherë, me çka edhe e përfitoj të drejtën e mësimeve në degën muzikës. Këngëtari dhe pianisti i ri Rilind Dibrani me këngën dhe ekzekutimin e pianos u paraqitë në disa shfaqje pran publikut gjerman , bashkërisht me studentët tjerë, por edhe pranë publikut shqiptar. Talenti i tij është shumë i afërt i dashur dhe i përkëdhelur edhe nga ligjëruesit dhe shokë.
Rilindi Dibrani në këtë Akademi e ndien veten shumë të lumtur, që me përkushtim punon të mbaroj me sukses synimet e tij të ngritjes së karrierës në të ardhmen si pedagog i artit muzikor. Rilind Dibrani rrjedh nga një familje intelektualësh , artistësh dhe muzikantesh . Kur themi kështu vlen të përmendim, se babai i tij , Asllan Dibrani është i njohur si piktor , gazetar dhe publicist, po edhe nëna Igballe Dibrani ishte anëtare e korit për të rinj në qytetin e Prishtinës për disa vite. Në familjen e tyre të ngushtë veprojnë muzikant dhe këngëtarë si; Fadil Dibrani instrumentalist shumëvjeçar në "Shoqërinë Kulturo Artistike në (Bajram Curri )"në Prishtinë, Arif Dibrani në Zvicër këngëtar ,Sokol Dibrani pianist dhe muzikant në Prishtinë , Rilind Dibrani në Shtutgard këngëtar dhe pianist dhe Lorik Dibrani instrumentalist në Reutlingen Gjermani.
Rilindi për kohën e shkurt ka marrë pjesë në disa shfaqjeje me këngë dhe me prezantimin e interpretimit dhe ekzekutimit me tingujt e pianos nga e cila përfitoj komplimente nga publiku me apllauzime të gjata . Rilindi dashurinë ndaj muzikës e përhapë edhe te të rinjtë tjerë qe duan ta përvetojnë pianon, apo këngën . U ndamë nga ky i ri i cili më la përshtypje të jashtëzakonshme me entuziazmin, vrullin dhe vullnetin e tij ndaj profesionit te përzgjedhur , por edhe për kulturën e përgjithshme nga i cili rast përfitoj t'i uroj suksese sa ma të mira në të ardhmen.