Kerko: a
Florim Zeqa: Barometri patriotik dhe Adem Demaçi!
E marte, 31.12.2013, 05:59 PM
Barometri
patriotik dhe Adem Demaçi!
Nga Florim Zeqa
Përderisa niveli diplomatik matet me suksesin në fushën e politikës dhe diplomacisë, niveli patriotik matet me respektin dhe mirënjohjen e vlerave të individit nga shumica qytetare në vend.
Më një fjalë populli është barometri më i mirë patriotik dhe diplomatik për së cilin dhe në çdo periudhë kohore. Që niveli i barometrit patriotik të jetë i kënaqshëm, secili veprimtar, aktivist apo poltikian duhet të respektojnë disa rregulla të pashkruara të KODIT patriotik siq janë; familja, shoqërija, morali, sinqeriteti, besnikërija,...dhe shumë veti tjera njerëzore dhe kombëtare.
Më një fjalë patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, është forca shpirtërore e një kombi, ndërsa pseudopatriotizmi është mashtrimi i opinionit me fjalë të mëdhaja patriotike, e përcjellur më veprime të shëmtuara të mbështjellura më petkun patriotik.
Barometri popull është aktiv çdo herë. Edhe atëherë kur nuk fletë, notonë (vlerësonë) saktë dhe drejtë. Secili që nuk respekton rregullat e pashkruara të kodit patriotik, barometri në fjlaë, pra populli e ndëshkon qoftë përmes votës së lirë apo anashkalimit dhe harresës, si njreëz të pavlerë dhe panderë!
Populli i ngjetë një fëmije të vogël, edhe kur nuk fletë e shprehë në forma të ndryshme mirënjohjen për atë që e donë dhe ledhaton, ushqen dhe mbronë nga të këqijat e ambientit që e rrethonë.
Shembulli më i mirë dhe më besnik i barometrit të popullit është shkuarja në amshim e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Në lamtumirën e fundit u pa vlera e tij, u dëshmuan të bëmat e tij, vepra e tij monumentale per shtetin e Kosovës, dashuria, besnikëria dhe sinqeriteti që kishte ndaj popullit të vet.
Barometri patriotik i popullit me këtë rast i qiti në shesh edhe shpirtëzinjët, shpirtëligët dhe injorantët...të cilët në vend që të rreshtohen më popullin u bënë krah i djallit dhe armiqëve te popullit të tyre.
Për të qenë ironia më e madhe, jo vetëm që nuk munden të nxjerrin as një fjalë ngushlluese për humbjën e bashkombasit të tyre,...vazhduan avazin e keq të përbaltosjes së vlerave sublime të tij,...dhe po vazhdojnë edhe sot e gjithë ditën sa herë që shënojnë ngritje vlerat rugoviane në Kosovë.
Kështu ndodhi edhe pas këtyre zgjedhjeve të fundit kur fryma rugoviane shënoj ngritjen më të lartë në këto tetë vitet e fundit,...prap nga të njëjtit njerëz tentohet të zhvlerësohet vepra madhore e Rugovës,...dhe prap barometri patriotik (populli) ju dha përgjigjën e merituar shpirtëzinjëve dhe shpirtëligëve duke i dalë në mbrojtje ëngjullit të vet.
Kjo mund
të vrehej kudo; po shfletoje shtypin e shkruar dhe elektronik, kudo gjënë komente
dhe analiza, reagime dhe kundershtime pothuajse me të njëjtën përmbajtje, që në
thumb të kritikës mbajnë Adem Demaçin, njeriun të cilin dikur e kishin simbol që
krenoheshin me të,...ndërsa sot ju është kthyer në sinonim të së keqës dhe
simbol përçarës në mes njerëzve dhe brezave të ndryshëm në Kosovë.
Vërtetë është duke ndodhë dika e çuditshme më këtë soj njerëzish, ose janë skajshmërisht të mjerë ose psikopat që vuajnë nga "rugovofobia". Sa më shpejtë ta kuptojnë se Rugovën nuk ka forcë që mund t'ja shlyej nga kujtesa historike këtij populli dhe as t'ja ulë vlerën, aq më mirë do të jetë për ta.
Ndoshta ky njeri (Adem Demaçi) me tendencën e krijimit të një "dashurie" të re (artificiale) serbo-shqiptare në njërën anë dhe në tjetrën duke sharë e fyer Ibrahim Rugovën, duke injoruar historinë e popullit të vetë, mendon që t'i kthejë vetës namin që kishte dikur si ish i burgosur politik.
Por kështu siq është duke vepruar, vetëm sa është duke i shtuar vlerën njeriut emblemë të shtetit të Kosovës,...në të njëjtën kohë është duke i ulur vetës akoma më shumë vlerën si njeri dhe së kështu është duke e baltosur qendresën dhe rezistencën e tij martirizuese nëpër burgjet e Serbisë.
Mbase ky është momenti i fundit që Demaçi të këndellet dhe të mendoj pak për vetën e tij; nëse dikur dukej si lis karrshi filizave të njomë (atdhetarëve të rinjë), sot për më tepër është duke i gjasuar një shkurrëje të vogël karrshi lisit të madh Rugovë.