Mendime
Nebi Dragoti: Bujqësia, çelësi antikrizë
E enjte, 26.12.2013, 07:20 PM
BUJQËSIA,
ÇELËSI ANTIKRIZË
NGA NEBI DRAGOTI
Për kushtet atmosferike, që ka Shqipëria, kurrë nuk duhet të njohi krizë.Kriza vjen në saj të politikës keqqeverisëse, neglizhenxës, harresës, paaftësisë dhe abuzimeve që bëhen me fondet e akorduara që gllabërohen nëpër afera korruptive.Bujqësia është sofra kombëtare e ushqimit, sepse produktet e marra nga toka janë jeta.Duhet shikuar me përparësinë e duhur kultivimi i kulturave të ndryshme bujqësore: si drithërat e bukës, kultivimi i perimeve, vreshtaria dhe në veçanti, prioritet i madh i duhet dhënë blektorisë.Nuk ka krizë po të kesh në tavolinën e ngrënies:bukën, produktet e qumështit, mishin, perimet dhe frutet e ndryshme të gjithë stinëve.Kur e ke tavolinën plot, vendi nuk ka varfëri.Çelësin antikrizë e ka vetë në dorë kjo, Qeveria e Rilindjes.Varet se me ç’efiçencë do ta përdorë atë.A do të gjejë “oaze” të shumta në shkretëtirën me emrin krizë?Vullnetin e ka, prandaj aksioni duhet të nisi sa më shpejt.Burimet antikrizë i kemi këtu mbi tokë.Duhet organizatori i mirëpërgatitur për organizime dhe nisje të punës që kërkon çdo stinë.Sigurisht, kjo nuk është kaq e lehtë, por edhe kërkon besimin, se do të arrihet, madje duke i ndenjur në kokë hap pas hapi, duke mbajtur qëndrimin e vëzhguesit të rreptë.Bujqësia , kur i përkushtohesh, ta jep ngritjen ekonomike brenda vitit.Diapazoni i mendimit dhe veprimit në sektorin e bujqësisë duhet të jetë tepër i gjërë (pa harruar edhe kultivimin e farërave cilësore, se në këtë drejtim shohim se kanë degjeneruar këto, që mbillen).Korrja e rendimenteve më të larta, menaxhimi i këtij prodhimi, eksportimi i mbiprodhimeve, pakësimi i importeve të panevojshme, duhen të jenë objektiva të qarta, sepse rrisin mirëqënien edhe sa më shpejt.Vetë shteti ingranohet seriozisht dhe me mënçuri;sygjeron, analizon, financon në drejtimet e duhura, atje ku edhe fitimi është më i madh.Stimulimi i bujqërve, kësaj force pune, duhet të jetë transparent dhe i pranishëm hap pas hapi.Në këtë prizëm, me përqëndrimin total, sidomos nga Ministria e Bujqësisë, do të fitohen edhe shumë vende pune të reja.Në këtë pikë, edhe çështja e punësimit është preokupimi kryesor qeveritar.Buxheti, në sektorin e bujqësisë, duhet të jetë i mjaftueshëm, me qëllim që të përballojë nevojat që duhen plotësuar dhe për të realizuar planifikimet për arritjen e objektivit antikrizë.Shqipëria është vend bujqësor-blektoral, por…parësia për ta fuqizuar edhe me mekanizma bashkëkohore duhet , sepse është tepër mbrapa në këtë drejtim.Puna jonë nuk duhet të përqëndrohet vetëm këtu, sepse ne kemi edhe shumë resurse të tjera të shkëlqyera, që duhen aktivizuara, sepse gjatë këtyre 23vjetëve, qeveritë në ardhje dhe në ikje, kanë qënë pa rendiment dhe nuk kanë prodhuar as kumbulla.Pra, nuk është punuar për të mirën e vendit, sidomos në 8 vjetët e fundit është shkatërruar ekonomia duke dhënë si krizën.(Edhe prasi e spinaqi mirren nga jashtë).Duke mos punuar në këtë drejtim vendit i është bërë krimi ekonomik.Ky aktualitet i hidhur, kjo pasojë që quhet krizë, ka për autor qeverinë djathtiste që u largua me votë.Politika mbarëkombëtare, nga kjo dukuri kaq negative, duhet të nxjerri mësimet e duhura.Janë importuar nga jashtë mjaft produkte bujësore që fare mirë kultivohen në vendin tone, madje, këto janë edhe shumë më tepër cilësore.Importimi i produkteve ushqimore duhet të bëhet me kriter dhe vetëm atëherë, kur nuk arrihet të plotësohen vevojat e konsumatorit.Ky import bëhet në interes të vendit, jo të xhepave të të korruptuarve.Ndryshe, dëmtohet prodhuesi shqiptar dhe kjo bëhet, kur nuk ke politika të qarta, që duhet të jenë udhërrëfyese të pagabuara në këtë lëmë.Tani duhet mbështetetje me çdo kusht.Tranzicioni i keq shkatërroi veprat ujitëse, që na la sistemi totalitar.Politika e keqe e bëri këtë me mendësinë:punon bota dhe hamë ne, shqiptarët.Mirëpo kjo është si puna e asaj shprehjes:”Nuk mbahet shtëpia me miell hua”.Prandaj kemi arritur këtu ku jemi.Prandaj duhet luftuar, bashkarisht pozitë-opozitë, për të dale nga kriza.Shikimi me nikorqillëk, përpunimi dhe konservimi i këtyre produkteve është edhe ana tjetër e rritjes të vendeve të punës, që konsolidon edhe rritjen ekonomike dhe shton shpresat tek populli për të qënë më mirë.Dhe, duke rritur prodhimin, kemi edhe ulje të çmimeve dhe stabilitet tregu.Gjykuar në këtë atmosferë dhe objektiv madhor që kemi, nuk duhet harruar dhe duhen shfrytzuar gjithë kapacitetet e nevojshme , që ka vendi.Pastaj, me radhë, zhdukjen e krizës, do ta ndihmojë fuqishëm turizmi, pasuritë nëntoksore, hidrike, shumëllojshmëria e bimëve medicinale.Politika nuk është marrë me rëndësinë që ka toka.Toka është burimi më potencial ekonomik për çdo vend.Vlera e saj mbanë gjallë jetën mbi tokë.Kështu edhe emigrantët që rropaten jashtë(të kuptohet drejt kjo)duhet të kthehen në vendin e tyre.Shqipëria nuk ka përse e njeh dhe jeton krizën.Shqipëria me punë do ta kalojë këtë fatkeqësi që mbolli politika e keqe.Në mbyllje të shkrimit është me vend të përsëritet emri:politika…politika…jo llapa-llapa, por punë.