Mendime
Florim Zeqa: Evropa e shpërblen Serbinë!
E marte, 24.12.2013, 08:41 PM
Na duaje
Evropën, Evropa e shpërblen Serbinë!
Nga Florim Zeqa
Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë me prezencën më të madhe civile, ushtarake dhe policore ndërkombëtare. Përveq kësaj që 14 vite ka edhe valutën (euron) dhe simbolet e unionit evropian (së fundi edhe këto të shtetit),...përkundër kësaj vazhdon të mbetët largë të qënurit pjesë e saj,...kush e di edhe për sa kohë nuk do të jetë juridikisht pjesë e një unioni të tillë shtetesh!
Liberalizimi i vizave, antarësimi në BE, OKB dhe organizma tjerë, integrimi i veriut, hapja e vendeve të reja të punës mbetën vetëm iluzione të krijuara nga qeveria dhe kasta aktuale politike e Kosovës.
Në anën tjetër Brukseli më ndihmën e qeverisë së Kosovës shperbleu në mënyrën më të mirë Serbinë, fillimisht më amnistimin e krimeve , formimin e Asociacionit të komunave serbe dhe së fundi më marrjen e kandidaturës për BE.
Ndërsa Kosovës si ngushllim i lanë të kënaqet më MSA-në, për vazhdimin e endrrës së qytetarëve të saj për levizje të lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si të vetmën shpresë për të mbijetuar nga varfëria ekstreme.
Ujku thojnë qimën e ndërron por jo edhe zanatin! Edhe kësaj radhe Evropa i la anash shqiptarët , shpërblenë serbët, kasapët dhe varrëmihësit e Ballkanit.
Si ka mundësi që Kosova, ky vend i vogël me rrethë 11 mijë km katror dhe me vetëm 2 milion banorë, përkundër një prezence të fuqishme ndërkombëtare të mbetët vrimë e zezë në rajon si pasojë e krimit të organizuar, korrupsionit të lartë dhe kontrabandimit të qënjeve njerëzore?!
Si ka mundësi që Kosova me gjitha këto pasuri minerare dhe resurse të shumta natyrore, të mbetët edhe më tutje vendi më i varfër dhe më i pazhvilluar në rajon?!
Si ka mundësi që në dekadën e dytë të shekullit 21 në Kosovë të vdesin kaq shumë të rinjë nga sëmundjet e rënda dhe një gjë e tillë të mos prekë ndërgjegjën e e kësaj bashkësie ndërkombëtare prezente në Kosovë?!
Dhe si ka mundësi të investohen miliarda euro në ndërtimin e autostradave e jo në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, hapjen e fabrikave të reja apo rivitalizimin e atyre ekzistuese?!
Pse Kosova, edhe pas 14 viteve nga përfundimi i luftës, vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon dhe evropë pa skemë të sigurimeve shendetësore, përderisa në vendet e Bashkimit Evropian nga vijnë zyrtarët ndërkombëtar përveq pasurive edhe kafshët i kanë të siguruara!
Përgjigja në këto pyetje është sa e thjeshtë, po aq e kuptueshme.
Mungon dëshira dhe vullneti i bashkësisë ndërkombëtare për ta ndihmuar këtë vend të vogël dhe këtë popull të vjetër (ndër më të vjetrit në Evropë) të zhvillohet dhe ecë para si gjithë kombet e kontinentit evropian!
Dikujt në këtë Evropën "moderne" i pengon që shqiptarët të bëhen Zot në shtëpinë e tyre,...andaj dëshirojnë që t'na mbajnë edhe më tutje të getoizuar në zemër të Evropës, që rininë tonë të shëndosh dhe intelegjente ta shfrytëzojnë si fuqi krahu apo si mjet pune në shtetet e tyre.
Prandaj është momenti i fundit që të këndellemi nga kjo agoni e gjatë e pritjes për antarësim në Bashkimin Evropian.
Në vend të BE-së t'i kthehemi vetë-vetës, fillimisht me qasjen e qeverisjes së shtetit. Ndërrimi sa më i shpejtë i kësaj klase të korruptuar politike do t'i hapte rrugë zhvillimeve pozitive në vend.
Vënja e njerëzve me dinjitet në ballë të shtetit, zgjedhja e njerëzve të guximshëm që janë të zotët t'i kërkojnë BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare integrimin etnik në vend të integrimit me Serbinë, t'i kërkojë BE-së që kësaj të fundit (Serbisë) t'i vëjë kushte para kandidimit siq janë; ta njohë shtetin Kosovës në kufijtë ndërkombëtar të saj, t'i paguaj dëmet e luftës, kthimin e eshtrave të të pagjeturve, kthimin e librave katastal, kthimin e pensioneve dhe shumë pasurive të grabitura gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Që kjo të ndodhë shpejtë, duhet të ndalet sa më parë trendi i keqpërdorimit të politikanëve servil nga ndërkombëtarët, përmes të cilëve jo vetëm që janë duke u rehabilitizuar krimet serbe, por janë duke e kthyer Serbinë në Kosovë, bashkë më këtë edhe rrezikun e një lufte të re dhe shkatrrimtare për rajonin e Ballkanit.
Dashurija e jonë ndaj Evropës i ngjetë asaj thënjës; "na duaje Hasanin, Hasani duj Hajdarin"
Ne sa më shumë që po e duam Evropën,...ajo aq më tepër i shpërblenënë serbët dhe Serbinë!
Ky Bashkim Evropian, shqiptarët viktima të luftës i detyroj (përmes amnistimit) t'i falin krimet serbe pa asnjë kërkimfalje nga këta të fundit!
Ky është realiteti i dhimbshëm i një populli fatkeq, i ndarë (nga Evropa një shekull më parë) në pesë shtete,...i përqarë pamëshirshëm në këto vitet e pasluftës nga partitë politike dhe rrymat e ndryshme ekstremiste fetare, të cilat kanë bërë që shtetin e Kosovës ta largojnë jo vetëm nga shtrati kombëtar por edhe nga ai njerëzor, duke e vënë në pikëpyetje të radhmën e shtetit dhe qytetarëve të saj.