E enjte, 01.05.2025, 07:35 PM (GMT+1)

Mendime

Shahin Ibrahimi: Meritojmë më shumë si lagje

E enjte, 19.12.2013, 08:51 PM


Meritojmë më shumë si lagje.

Nga Shahin Ibrahimi

Kaloi dhe ky vit si vitet e tjerë. Krahas varfërisë që na ka zotëruar, na duket vetja të pa vlerë, të lënë në harresë si lagje megjithëse jemi lagja më e madhe e qytetit të Durrësit, dhe i pagujmë pushtetit të gjitha detyrymet që na takojnë si qytetarë. Kjo lagje është dhe pasqyra e vendit në verë mbasi është dhe plazhi më i madh dhe kryesori i Republkës tonë. Kalojnë vitet njëri mbas tjetrit dhe premtimet e dhëna sidomos nëpër fushata flejnë nëpër sirtare, apo fluturojnë larg gojrave që i nxorën ato. Kjo lagje ka dy tabllo në infrastrukturën e rrugëve, {si Buda dhe Pesti i mesjetës}, në shtrimin e tyre dhe në mirëmbajtje. Nga bulevardi kryesor deri në tortuarin e breg detit është e shtruar me asfalt çdo pëllëmbë, me tortuar dhe kanalizime të rregullta. Ndërtesat shumë katëshe që janë ndërtuar shumë pranë njëra tjetrës, sa në disa raste s`kanë lënë vënd të futen as ambulancat apo zjarrfiksja, se për parkim nuk bëhet fjalë. Nuk ka asnjë lulishte apo kënd lojrash, asnjë banjo publike apo një çesëm për të pirë ujë apo të freskohesh në muajt e verës. Tortuari në brgdet vlen për të dëshiruar, nga ndërhyrjet që bëhen për të çuar ujë dhe energji kjoskave që janë ndërtuar në rërë. Pushteti vendor i shikon dhe hesht. Për qytetarët nuk ka as dhe një metër vënd të vendosin çadrat e tyre të pushojnë dhe të bëjnë plash. Se sot dhe deti ka pronarë. Të shumta kanë qënë rastet e konfortimeve fizike të pushuesëve turistë apo vendas me këta pronarë apo me puntorët e tyre. Bulevardit krysor mbrënda tetë vjetëve i janë bërë tre ndërhyrje në të gjithë gjatësinë prej katër km, për elektrik, ujë të pishëm dhe së fundi për kanalizime. Firmat që marrin këto tendera punojnë shumë ngadalë dhe nuk i përfundojnë punimet mbrënda afateve dhe me cilësi. Shpesh herë përmbytet bulevardi nga uji që shpërthen nga pusetat e ndërtuara para gjashtë muajsh. Ky kanalizim nuk është lidhur me kolektorin kryesor dhe tani mbas gjashtë muajsh që kanë përfunduar punimet, gjë që bën të mundur shperthimin e ujrave në bulevard ku qytetarët lagen nga lëvizja e makinave. Pushteti vendor e shikon dhe hesht.

Tek stabilimenti “Hekurudha” midis shinave dhe bulevardit kryesor, përballë tregut një godinë shumë katëshe ka bllokuar të vetmin kanal kullues që mblidhte ujrat, i hapur që në vitin 1960. Ndërtuesit e shikojnë që kanë bllokuar kanalin, shikojnë dhe lagjen që përmbytet dhe nuk marrin masa të gjëjnë një zgjidhje. Lind pyetja

:- A shikohen projektet kur miratohen nga komisjoni rregullues i qytetit, dhe a kontrollohen në terren para miratimit të dhënijeve të lejeve të ndërtimit?

Përballë saj lagja qëndron e heshtur, me rrugë të prishura pa kanalizime ku qytetarët xhveshin këpucët dhe çarapet për të shkuar në shtëpi. Ka katër legjistacione që pushteti vendor na mban me premtime. Gjendja e tyre sa vjen dhe keqësohet më shumë. Mirë për rrugicat që lidhin shtëpitë nuk ju bie mëndja, por dhe rrugët kryesore që lidhin bulevardin kryesor me unazën janë për të qarë me oi. Nëpër fushata elektorale kandidatët e kujdo spektri politik vetëm sa na premtojnë, pastaj as nuk hapin telefonat, kur lagja noton në ujë. Përpara disa viteve në premtimin e dhënë në fushatë thanë se dhe në rast se nuk fitojmë, dhe në opozitë do ngrjmë zërin për gjëndjen e kësaj lagje. Për fat të mirë fituan dy mandate dhe tani heshtin dhe nuk ju bëhet vonë fare. Nga dita në ditë bulevardi dhe rrugët po përkeqësohen. Në një takim që patëm njëri nga kanditatët shpalosi vetëm programin e partisë së tuj, i dha rëndësi hapjes së vendeve të punës, përkushtimin e vlerave të qytetit të Durrsit, dhe premtoi që do bënte ndërhyrje në bashki për problemet e lagjes. Diskutimet e qytetarëve ai i aprovonte me kokë dhe bënte sikur mbante shënime. Shumë kujt ju bë qejfi dhe i premtuan atij mbështetje. Por vetëm kaq.

Plazhi unë është pjesë përbërëse e qytetit. Nga statistikat e fundit mësojmë se popullsia e kësaj lagje i ka kaluar të 70 mijë banorë. Por sa herë mblidhet kshilli bashkiak në planet dhe projektet e tyre, janë vetëm rrugët e qytetit. A thua se kjo lagje nuk është pjesë përbërëse e qytetit, por një lagje fshati anonim.

- Le të marrim problemin e lulishteve. Ka që nga viti 1996 e këndej që hapësirat e gjelbëra janë shkatërruar e në vënd të tyre janë ngritur dhe po ngrihen pallate. Me dhjetra firma ndërtimi apo persona privatë që i kanë zaptuar ato, dhe pushteti vendor vetëm fërkon duart. Në rast se do të bënim një llogari të vogël i bie që për frymë popullsie këtu tek ne, të mos kemi asnjë centimetër gjelbërim për frymë. A është normale kjo gjë zotërinj pushtetarë?.

A e dini ju se një vend pushimi si plazhi ynë, prezantimin e parë duhet ta bëjë me sheshet dhe hapësirat e gjelbërta. Plazhi i vjetër i Durrësit që dikur të joshte me gjelbërimin e plepave, palmave dhe pishave tani është kthyer në një shkretëtirë hekuri dhe betoni. Vetëm rëra e ndarë në ngastra dhe deti i pisët nuk mund ti japin atij statusin e një vendi pushimi dhe rekuperimi. Le të shohim dhe një gjë tjetër:

- Semaforët. Para tetë vjetësh u vendosën dhe nisën të funksionojnë, duke i dhënë një lloj orientimi lëvizjes së makinave dhe njerëzve. Më pas semaforët i prishën dhe i nxorën jashtë pune. Me qëllim apo jo kjo duhet parë. Janë disa dhjetra viktima që kanë rënë pre e munesës së tyre dhe vijave të bardha. Bashkia dhe politika mjaftohen vetëm me postera propogantistike dhe kaq. Plazhi dalnga dalë po e humb emrin e tij të mirë dhe është kthyer në një grumbull hetorogjen pallatesh dhe hotelesh pa vlerë.

Deri kur do vazhdojë ky indiferentizëm ndaj problemeve të tilla që po i heqin vlerat plazhit të qytetit tonë, dhe po largojnë turistët për çdo vit e më shumë.

Shpesh ndëgjojmë se lëvrimi i fondeve për lagjet bëhet lojë politike midis pshtetit qëndror dhe vendor. Popullit nuk i duhet loja politike e fondeve por i duhet që ti shërbehet dhe mos të luhet me dinjitetin e tij. Është detyra e atyre që janë në drejtim të Bashkisë apo drejtuesit e Këshillit të Qarkut të kujdo spektri Politik qofshin të jenë më afër problemeve që kanë lagjet apo individët për tja bërë më të mirë jetesën qytetarëve të cilët me votën e tyre i kanë vendosur të drejtojnë. Me punën e tyre të ndërgjegjëshme nesër të krenohen se janë bijë të këtij qyteti, që nesër qyteti ti nderoj dhe ti rizgjedhë përsëri në forumet drejtuese.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx