E hene, 29.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Vargje perplot zjarr shpirtnor

E merkure, 18.12.2013, 08:31 PM


Vargje perplot zjarr shpirtnor?

Nga Selim M. Nengurra

Kur ndëgjojë disa "patriot" që i bin murit me krye se duhet me u ba bashkimi kombëtar i shqiptarve shpesh ndaj mendimin me ta e pak ma shpesh më merr gazi dhe thamë; po cilin bashkim e doni more burra, po neve nuk kemi kufi mes veti, neve jemi të bashkuem në këte aspekt, por po, jemi të ndam  shkaku i mendësisë ton xheloze, shkaku i egos dhe ambicjeve tinzare per bajraktarllaqe.

Sot pothuej gjithandej globit ka shqiptarë dhe kur ata dojnë asnjihere nuk jan larg me njeni tjetrin. Unë në shtetin ma verior të Europës në Norvegji e kam shumë afër dhe flas me te sa here due zonjën e poeten e mrekullueshme Silva Terrnava në Zelanden e Re. Shumë afer e kam edhe Princin ( sikur i thotë Zeqir Lushaj me të drejtë ) shkodran Fritz Radovanin atje ne Melburn të Australisë sepse edhe me këte burr flas e ndegjohem po deshta tanë diten , afër e kam edhe atje në Tokën e Shejt në Nju Xhersi të Amerikës poetin e Kreshnikun e Grisë së Tropojës Zeqir Sadik Lushaj, afer e kam z. Ksenofon Dilo në Itali, Eduard Dilo në Greqi, zonjushen sociologe e publiciste Entela Binjaku në Shqipni , poetin e Politikanin trim Skender Zogaj në Dardani, historianin Arben Llalla në Iliridë e kështu me radhë.

Pra sot falë arritjeve të hatashme per mundësinë e komunikimit neve jemi afër kudo jemi dhe po deshtem me e respektue njani tjetrin distancat e largësitë  jan shkurtue shumë dhe ato nuk egzistojnë ma. Unë shumë von hapa FACEBOOK-un per të komunikue me miq, dhe falë kësaj sot kam miq e mikesha shqiptarë gjithandej globit. Edhe pa u pa kurr mes veti neve flasim si moter e vëlla mes veti, njoftohemi dhe zakonisht kur kemi kohë i ndihmojmë njeni tjetrin per ta thye monotoninë e rutinës së perditshme dhe bahemi mbështetës të njani tjetri, lidhen miqësi, kembehen adresa e numra telefonash dhe verës takohemi kur jemi në Atdhe dhe bahemi miq të vertetë.

Fal FACEBOOK-ut njoftova nji motër shqiptare që jeton e vepron në Belgjikë. Pash vargjet e saja të postueme në FB dhe ato vargje më pelqyen shumë. Ju bajsha nji pelqim ( LIKE ) dhe shpesh baja edhe ndonji koment të shkurt.

Kur nji ditë në posten time lexoj;  FTESË per promovimin e librit ne Tiranë. Pra poetja Pranvera Drita Gjoni kishte botue librin e sajë të parë me poezi  " AUTOPSIA E SHPIRTIT "dhe kishte promovimin në Tiranë . E falemnderova per ftesën dhe e thash aty e po e tham perseri se me shumë dëshirë do shkoja atje , por punët dhe obligimet nuk më lejonin. Andaj e pergëzova miken time dhe njikohësishtë lajmrova disa miq e mikesha që i kam atje në Shqipni që ata të shkojnë në këte promovim.

Si me shaka i shkrova poetës Pranvera Drita Gjoni se nji libër duhet me e rujt per mu, posa postova këte kërkesë u pendova, pata frikë mos gabova, si po i drejtohem ashtu dikujt që kurr se kam pa, vetem kemi ba disa pershendetje të shkurta në FB.

Mirpo friken time mos gabova pas disa secondave ma hoq vet Pranvera, ma shkruej adresën i nderuem mik Selim dhe librin do ta dergojë me kënaqësi. Sa u gëzova , më bani plot gëzime kjo burrnesh shqiptare. Ja shkrova adresën time dhe i premtova se edhe unë do ja dergojë asaj librin tim të parë që e kam " NENGURRA E ISTOGUT ". I urova rrugë të mbar per në Tiranë dhe suksese me librin dhe promovimin e ti.

Tash nji ditë në kutinë postare të shtëpisë time shof nji zarf nga qyteti Mechelen i Belgjikës dhe dergues Pranvera Drita Gjoni. Mora zarfim dhe e hapa kur aty shof libër, po libri i mikes e motres tonë , poetes së mirëfilltë Pranvera Drita Gjoni " AUTOPSIA E SHPIRTIT ". E hapa librin dhe aty në fleten e parë shkruente;  Mikut-vëlla shumë të respektuar, Zotit  Selim Nengurra ( Hasanaj ) . Me shumë konsideratë dhe mirënjohje . Pranvera Drita Gjoni. Dhjetor 2013.

U gëzova shumë sepse per mue dhurata ma e mirë dhe ma e dashtun gjithmonë asht LIBRI. Menjihere hyna mbrend , mora librin tim " NENGURRA E ISTOGUT dhe shkova e ja postova ashtu sikur i kisha premtue zonjës Pranvera.

Unë nuk jam kritik letrar as nuk pretendoj tash të jap vlersim kritik per vargjet e mrekullueshme në këtë libër shkrue e dal nga thellësitë e shpirtit të poetës Pranvera Drita Gjoni. Unë megjithate do provoj sado pak të flas diçka per këto vargje në këtë libër.

Per librin " AUTOPSIA E SHPIRTIT "  mendimin kritik me mjeshtri e kan dhanë meritoret profesionist z. Naim Zhinipotoku, Prof. z. Gjergj Nikolla, Studjuesi z. Muhamed Bektashi dhe poeti z. Tonin Nikolli. Unë që në fillim të mendimit tim po pajtohem me mendimin e z. Naim Zhinipotoku se begatinë në botëne Artit të nji populli e përban shumllojshmënia e poetve që e formojnë atë Art...

Sot jemi dëshmitar se kemi ( fatmirësishtë )shumë poet, krijues, e shkrimtar  dhe mendojë se në ambientin ton të Artit krijues ka vend per të gjithë. Kategorizimin e tyne e bajnë pastaj vlersimet e atyne që duhet me ba vlersime dhe patjetër dhe medomos lexuesi i atyne krijimeve artistike.

Unë marr të drejtë të flas tash si lexues per vargun poetik të poetes Pranvera Drita Gjoni, vargje këto që kjo i ka permbledh e rendit me mjeshtri në librin e saj " AUTOPSIA E SHPIRTIT " .

Vet titulli i librit jep mesazh dhe kur lexuesi futet në mbrendin e librit tue lexue vargjet e dala nga thellësitë e shpirtit të poetës patjetër do bindet se poetja me këto vargje mjeshtrore ka ba autopsi shpirtit, dhe jo vetem shpirtit të saj, por edhe të shpirtit tonë, të lexuesit që i lexon ato vargje.

Ballina e librit asht e stolisun me nji fotografi të vet poetës ndërsa mbrapa në kopertinën e librit jan perzgjedh vargjet:

SHPIRTI ËSHTË SI ZGALEMI.

FLUTURON STUHIVE....

I LIRË....

..... DASHURON, PËRJETËSISHTË!

Athua vallë do i shpeton kujt kur ta merr librin në dorë ky fakt? Jo nuk ka mundësi pa e pa se autorja pa e vu vetveten dhe shpirtin e saj në lojë, në perballje e sakrifica nuk do i delnin as vargjet e saja në këte libër. Poetja dashunon të bukuren, njerzoren, flijohet per sinqeritetin e realen, shpirti i saj fluturon dhe perballet me stuhinë, dhe këte e ban se dashunon përjetësinë.

Libri ka 100 faqe me gjithsejtë 80 poezi. Fillon me poezinë AUTOPSIA E SHPIRTIT dhe perfundon me poezinë JE DIELL. Të gjitha poezitë kan nji mbrendi dhe embrion melankolik, plot dashuni, plot mall. Nuk ka mujt poetja mergimtare ti ik faktit që mundon secilin njeri që ka pas fatin të jetoj larg Atdheut, mallit per Atdhe i kendon edhe kjo poete. Këte mall e shfryen me plot ndjenja me vargjet fantastike që njeriut mergimtar i shtojnë krenarinë dhe mburrjen per Atdheun në faqet 57. asht poezia me titull:

 

DHIMBJE E PËRJETSHME

 

NË PASQYRË, KOHË, NUK ISHA PARË,

U HABITA SOT, ME KOKËN TIME....!

RRUDHA KOHA, N`FYTYRË KISH GDHENDË,

MOTE TË MBRAPSHT, TË ASHPËR DIMËRA.

 

NA SHEMBI MËRGIMI,SHPIRTË E BRINJË!

ARRATISJE E VETVETES, NGA VETJA...

DITA AGON RESHË, MJEGULL BIE MBRËMJA,

DIELL QË VENITET BRIGJEVE TË EGRA....

 

KËNGËT E VENDLINDJES TIME NDËGJOJ,

RIZGJOHEN RELIKET E KOHËS, SHKUAR.

NË FYT MBLIDHEN, LËMSHE, KUJTIMESH,

MALLI I VENDLINDJES, KURR NUK SHUHET.

Pra sado që ka qen e detyrueme me ik, me braktisë Atdheun edhe pas sa vitesh jete në vend të huej, poetja nuk harron Vendlindjen sepse malli per te kurr nuk shuhet.

Koha kalon me kangët e Vendlindjes dhe kujtimet per te.

Pse jo e këti qellimi, e mallit prush dhe dhimbjes në thellësit e shpirtit asht edhe vjersha në faqet 55-56 me titullin:

 

SHAMËNI MUA, POR...

 

DERDHENI MBI MUA , HELMIN TUAJ,

MOS NGURRONI, GJARPËRINJ,

SHAMËNI ... NË EMRIN TIM,

JETËN TIME, VITET E MIJA.

*

SUPET E MIJA EDHE I MBAJNË,

KANË PRANVERËN. I RIPËRTËRINË.

*

NDEZNI FLAKËN, MBI TRUPIN TIM,

RRUFET TUEJA, TË ZHURITIN KOCKËN.

NË EMËR TË NËNËS, DO TI PRES...

POR, FËMIJËT E MI, NË LIRI TË RRITEN.

*

JAM NËNË, E LINDUR PËR TU FLIJUAR.

HEKUR BLUAJ, PËR TË ARDHMEN...

LITARIN, LAGENI, LIDHËMANI FYTIT GUFOSUR,

MOS TË KEM SHPËTIM, KËTI AJRI TË NDOTUR.

POR, KOMBIN TIM, MOS GABONI TA FYENI !

NUK IA FALI JU, PËRENDIVE AS ZOTIT.

*

KAM LINDUR, DEJEVE TË BARDHA DARDANE,

FEMËR JAM, POR GJAK U MARR NË VETULL !

Posaqërisht dy vargjet e fundit më lan mbresë dhe thas se po shof Amazonen e Alpeve Shqiptare që edhe kulshedrave ju del në dyluftim kur i fyhet kombi e Atdheu. I shtrinë per toke dhe i plandos per vdekje. .... gjak u marr në vetull !

Varg pas vargu ky libër lexuesin e perpin, dhe nuk e lejon me i harrue mesazhet e poetes , të vargut të saj.

Ashtu sikur e thash në fillim unë me vogëlsinë time nuk guxojë me marr mbi supe nji vlersim ma të thellë per librin e mikes e motrës tonë Pranver Drita Gjoni. E them vetem se libri më la mbresa dhe e lexova disa here, bile disa nga vargjet edhe i mësova permendësh dhe ky fakt më rikthej në kohen e rinisë time kur me porosinë e arsimtarve mësoja vargjet e Rilindasve tan, tash permendësh mësova edhe vargjet e Pranvera Drita Gjonit  pse jo padijen e saj Poetja u ba arsimtarja ime. A sa ndihem krenar me njerzit e tillë si kjo poete. Ndihem krenar sepse zani poetik e krijues shqiptar sot i prim nga Kadare në Paris po ndegjohet gjithandej metropoleve e qyteteve botnore. Sado që kjo poete e ka këte të parin libër , jam shumë i bindun se vetem me këte liber e meriton të renditet perkrah poetve meritor si Jeton Kelmendi, Alma Papamihali, Zeqir Lushaj, Neki Lulaj, Miradije Gashi, Ndue Ukaj, Kozeta Zulo e sa e sa tjerë poet të cilet jan ba emen jo vetem per lexuesin shqiptarë por jan perkthye e kan ba emen edhe mes kulturave tjera të popujt e botës. Padyshim se kjo poete e cila duket se me vonesë e ka zbulue dellin e vet poetik do na vjen shpejt me libra tjerë dhe do renditet me meritë aty ku e meriton, do bahet poete e kombit shqiptarë.

Të falemnderit mike-motër Pranvera që ma dhe mundësin ta baj edhe unë autopsinë e shpirtit tim me vargun tand.

Mirë se na vjen me vargje tjera e uroj të të bahen 100 lbra si ky.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora