| E merkure, 18.12.2013, 08:31 PM |
Vargje
perplot zjarr shpirtnor?
Nga Selim M. Nengurra
Kur ndëgjojë disa "patriot" që i bin murit me krye se duhet me u ba bashkimi kombëtar i shqiptarve shpesh ndaj mendimin me ta e pak ma shpesh më merr gazi dhe thamë; po cilin bashkim e doni more burra, po neve nuk kemi kufi mes veti, neve jemi të bashkuem në këte aspekt, por po, jemi të ndam shkaku i mendësisë ton xheloze, shkaku i egos dhe ambicjeve tinzare per bajraktarllaqe.
Sot pothuej gjithandej globit ka shqiptarë dhe kur ata dojnë asnjihere nuk jan larg me njeni tjetrin. Unë në shtetin ma verior të Europës në Norvegji e kam shumë afër dhe flas me te sa here due zonjën e poeten e mrekullueshme Silva Terrnava në Zelanden e Re. Shumë afer e kam edhe Princin ( sikur i thotë Zeqir Lushaj me të drejtë ) shkodran Fritz Radovanin atje ne Melburn të Australisë sepse edhe me këte burr flas e ndegjohem po deshta tanë diten , afër e kam edhe atje në Tokën e Shejt në Nju Xhersi të Amerikës poetin e Kreshnikun e Grisë së Tropojës Zeqir Sadik Lushaj, afer e kam z. Ksenofon Dilo në Itali, Eduard Dilo në Greqi, zonjushen sociologe e publiciste Entela Binjaku në Shqipni , poetin e Politikanin trim Skender Zogaj në Dardani, historianin Arben Llalla në Iliridë e kështu me radhë.
Pra sot falë arritjeve të hatashme per mundësinë e komunikimit neve jemi afër kudo jemi dhe po deshtem me e respektue njani tjetrin distancat e largësitë jan shkurtue shumë dhe ato nuk egzistojnë ma. Unë shumë von hapa FACEBOOK-un per të komunikue me miq, dhe falë kësaj sot kam miq e mikesha shqiptarë gjithandej globit. Edhe pa u pa kurr mes veti neve flasim si moter e vëlla mes veti, njoftohemi dhe zakonisht kur kemi kohë i ndihmojmë njeni tjetrin per ta thye monotoninë e rutinës së perditshme dhe bahemi mbështetës të njani tjetri, lidhen miqësi, kembehen adresa e numra telefonash dhe verës takohemi kur jemi në Atdhe dhe bahemi miq të vertetë.
Fal FACEBOOK-ut njoftova nji motër shqiptare që jeton e vepron në Belgjikë. Pash vargjet e saja të postueme në FB dhe ato vargje më pelqyen shumë. Ju bajsha nji pelqim ( LIKE ) dhe shpesh baja edhe ndonji koment të shkurt.
Kur nji
ditë në posten time lexoj; FTESË per
promovimin e librit ne Tiranë. Pra poetja Pranvera Drita Gjoni kishte botue
librin e sajë të parë me poezi " AUTOPSIA
Si me shaka i shkrova poetës Pranvera Drita Gjoni se nji libër duhet me e rujt per mu, posa postova këte kërkesë u pendova, pata frikë mos gabova, si po i drejtohem ashtu dikujt që kurr se kam pa, vetem kemi ba disa pershendetje të shkurta në FB.
Mirpo friken time mos gabova pas disa secondave ma hoq vet Pranvera, ma shkruej adresën i nderuem mik Selim dhe librin do ta dergojë me kënaqësi. Sa u gëzova , më bani plot gëzime kjo burrnesh shqiptare. Ja shkrova adresën time dhe i premtova se edhe unë do ja dergojë asaj librin tim të parë që e kam " NENGURRA E ISTOGUT ". I urova rrugë të mbar per në Tiranë dhe suksese me librin dhe promovimin e ti.
Tash nji
ditë në kutinë postare të shtëpisë time shof nji zarf nga qyteti Mechelen i
Belgjikës dhe dergues Pranvera Drita Gjoni. Mora zarfim dhe e hapa kur aty shof
libër, po libri i mikes e motres tonë , poetes së mirëfilltë Pranvera Drita
Gjoni " AUTOPSIA
U gëzova
shumë sepse per mue dhurata ma e mirë dhe ma e dashtun gjithmonë asht LIBRI. Menjihere
hyna mbrend , mora librin tim " NENGURRA E ISTOGUT dhe shkova e ja postova
ashtu sikur i kisha premtue zonjës Pranvera.
Unë nuk jam kritik letrar as nuk pretendoj tash të jap vlersim kritik per vargjet e mrekullueshme në këtë libër shkrue e dal nga thellësitë e shpirtit të poetës Pranvera Drita Gjoni. Unë megjithate do provoj sado pak të flas diçka per këto vargje në këtë libër.
Per
librin " AUTOPSIA E SHPIRTIT "
mendimin kritik me mjeshtri e
Sot jemi dëshmitar se kemi ( fatmirësishtë )shumë poet, krijues, e shkrimtar dhe mendojë se në ambientin ton të Artit krijues ka vend per të gjithë. Kategorizimin e tyne e bajnë pastaj vlersimet e atyne që duhet me ba vlersime dhe patjetër dhe medomos lexuesi i atyne krijimeve artistike.
Unë marr të drejtë të flas tash si lexues per vargun poetik të poetes Pranvera Drita Gjoni, vargje këto që kjo i ka permbledh e rendit me mjeshtri në librin e saj " AUTOPSIA E SHPIRTIT " .
Vet titulli i librit jep mesazh dhe kur lexuesi futet në mbrendin e librit tue lexue vargjet e dala nga thellësitë e shpirtit të poetës patjetër do bindet se poetja me këto vargje mjeshtrore ka ba autopsi shpirtit, dhe jo vetem shpirtit të saj, por edhe të shpirtit tonë, të lexuesit që i lexon ato vargje.
Ballina e librit asht e stolisun me nji fotografi të vet poetës ndërsa mbrapa në kopertinën e librit jan perzgjedh vargjet:
SHPIRTI ËSHTË SI ZGALEMI.
FLUTURON STUHIVE....
I LIRË....
..... DASHURON, PËRJETËSISHTË!
Athua vallë do i shpeton kujt kur ta merr librin në dorë ky fakt? Jo nuk ka mundësi pa e pa se autorja pa e vu vetveten dhe shpirtin e saj në lojë, në perballje e sakrifica nuk do i delnin as vargjet e saja në këte libër. Poetja dashunon të bukuren, njerzoren, flijohet per sinqeritetin e realen, shpirti i saj fluturon dhe perballet me stuhinë, dhe këte e ban se dashunon përjetësinë.
Libri ka 100
faqe me gjithsejtë 80 poezi. Fillon me poezinë AUTOPSIA E SHPIRTIT dhe
perfundon me poezinë JE DIELL. Të gjitha poezitë
DHIMBJE E PËRJETSHME
NË PASQYRË, KOHË, NUK ISHA PARË,
U HABITA SOT, ME KOKËN TIME....!
RRUDHA
KOHA, N`FYTYRË
MOTE TË MBRAPSHT, TË ASHPËR DIMËRA.
NA SHEMBI MËRGIMI,SHPIRTË E BRINJË!
ARRATISJE E VETVETES, NGA VETJA...
DITA AGON RESHË, MJEGULL BIE MBRËMJA,
DIELL QË VENITET BRIGJEVE TË EGRA....
KËNGËT E VENDLINDJES TIME NDËGJOJ,
RIZGJOHEN RELIKET E KOHËS, SHKUAR.
NË FYT MBLIDHEN, LËMSHE, KUJTIMESH,
MALLI I VENDLINDJES, KURR NUK SHUHET.
Pra sado që ka qen e detyrueme me ik, me braktisë Atdheun edhe pas sa vitesh jete në vend të huej, poetja nuk harron Vendlindjen sepse malli per te kurr nuk shuhet.
Koha kalon me kangët e Vendlindjes dhe kujtimet per te.
Pse jo e këti qellimi, e mallit prush dhe dhimbjes në thellësit e shpirtit asht edhe vjersha në faqet 55-56 me titullin:
SHAMËNI MUA, POR...
DERDHENI MBI MUA , HELMIN TUAJ,
MOS NGURRONI, GJARPËRINJ,
SHAMËNI ... NË EMRIN TIM,
JETËN TIME, VITET E MIJA.
*
SUPET E MIJA EDHE I MBAJNË,
KANË PRANVERËN. I RIPËRTËRINË.
*
NDEZNI FLAKËN, MBI TRUPIN TIM,
RRUFET TUEJA, TË ZHURITIN KOCKËN.
NË EMËR TË NËNËS, DO TI PRES...
POR, FËMIJËT E MI, NË LIRI TË RRITEN.
*
JAM NËNË,
HEKUR BLUAJ, PËR TË ARDHMEN...
LITARIN, LAGENI, LIDHËMANI FYTIT GUFOSUR,
MOS TË KEM SHPËTIM, KËTI AJRI TË NDOTUR.
POR, KOMBIN TIM, MOS GABONI TA FYENI !
NUK IA FALI JU, PËRENDIVE AS ZOTIT.
*
KAM LINDUR, DEJEVE TË BARDHA DARDANE,
FEMËR JAM, POR GJAK U MARR NË VETULL !
Posaqërisht
dy vargjet e fundit më lan mbresë dhe thas se po shof Amazonen e Alpeve
Shqiptare që edhe kulshedrave ju
Varg pas vargu ky libër lexuesin e perpin, dhe nuk e lejon me i harrue mesazhet e poetes , të vargut të saj.
Ashtu
sikur e thash në fillim unë me vogëlsinë time nuk guxojë me marr mbi supe nji
vlersim ma të thellë per librin e mikes e motrës tonë Pranver Drita Gjoni. E
them vetem se libri më la mbresa dhe e lexova disa here, bile disa nga vargjet
edhe i mësova permendësh dhe ky fakt më rikthej në kohen e rinisë time kur me
porosinë e arsimtarve mësoja vargjet e Rilindasve tan, tash permendësh mësova
edhe vargjet e Pranvera Drita Gjonit pse
jo padijen e saj Poetja u ba arsimtarja ime. A sa ndihem krenar me njerzit e
tillë si kjo poete. Ndihem krenar sepse zani poetik e krijues shqiptar sot i
prim nga Kadare në
Të falemnderit mike-motër Pranvera që ma dhe mundësin ta baj edhe unë autopsinë e shpirtit tim me vargun tand.
Mirë se na vjen me vargje tjera e uroj të të bahen 100 lbra si ky.