Mendime
Shaban Peraj: Për hajr nusja- hajr pak
E premte, 13.12.2013, 08:55 PM
Për hajr
nusja- hajr pak, hajr pak
Shkruan: Shaban Peraj
Me votën
e lirë e demokratike ndodhën ndryshimet në një sistem që duhet besuar se është më
i miri, më i drejti, qe dikush
t’i dalë zot një populli për ta udhëhequr. Kështu ndodhi me zgjedhjet
parlamentare në Shqipëri, e ato lokale në
Kosovë, ku sipas tyre u zgjodhën më të mirët,
u zgjodhën ata të cilët janë të bindur se do të punojnë për
të mirën e popullit dhe se do mbajnë premtimet e dhëna. Këtij të dytit duket sikur iu mpinë dhëmbët dhe nuk po dëgjohet
aq me eufori e krenari siç bëri para zgjedhjeve lokale, me çka duket se u zhgënjy me këtë realitet . Gjërat
nuk i shkuan ashtu siç i ëndërroi, duket
se i mungoi guximi, u mërzit shumë duke
menduar se çfarë e pret në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Po për të hequr mërzinë
ka të ngjarë që të ketë hedhur në tregun politik një mikun e tij marksist-leninist,
z Adem Demaçi i cili nuk i sheh gjërat ashtu siç i ëndërron,
ndaj për t’i ikur realitetit politik, ekonomik
e krizës që i ka ndihmuar bashkë me bashkëpunorët, mundohet
që me parazitizmin individual, institucional të kalojnë sa më leht zhgënjimin
që po e dëmton e që e ka vënë përpara! Deklaratat që dha z. Demaçi lidhur me
personalitetin e Dr. Ibrahim Rugova tashmë duket qartas se janë qesharake, se i takojnë një rangu të ulët intelektuali, i cili kur ishte gjallë z. Rugova nuk pati, apo nuk guxoi të bëjë “ciu”, dhe tani në varr nuk i lën rehat eshtrat e tij,
por e sulmon nga niveli më i ulët e besa edhe i poshtër që mund ta bëjë vetëm z.Demaçi.
Kjo dëshmon se mjerimi intelektual vazhdon edhe në këtë fillim shekulli, duke harruar z. Demaçi idealin për të cilin e
uruam dhe e përgzuam për gjithë ato vite të kaluara në burgjet sllave. I pari i
qeverisë së Kosovës duke parë se si u bë rotacioni në qytetet e Kosovës, e dua të besoj se i njëjti do të ndodhë edhe në
zgjedhjet parlamentare ka ndërsy z. Demaçi për tu marrë me të paqëna ndaj z. Rugova
e për të “shpëtuar” qeverinë aktuale, përmes
urrejtjes, përmes fyerjeve e
sharjeve ndaj atyre që bënë emër si
demokrat e vizionarë në hapësirën mbarëshqiptare, po edhe në ate ndërkombëtare. Pse tani po çirret
e bërtet z. Demaçi, nëse jo për interesa
të të parit të qeverisë së Kosovës, çfarë
ka ndodhur me te? Ky sot është një njeri që ka rënë në një gjynah të madh. I njëjti thjeshtë nuk edi se ç’është kjo, nuk është i vetëdijshëm se nëse asgjë tjetër, atëherë
prek në dhimbjen e krenarinë familjare të z. Rugova. Por, kjo ka gjasa të jetë me fat për të gjithë shqiptarët
e Kosovës që të ndodhë diçka e re, diçka
që siç thotë populli: inshalla jemi në ëndërr- përdersia gënjeshtrat e z. Demaçi
bien në fund të pusit. Ai është i vetëdijshëm se me një politikë të tillë nuk
shkon asgjë kundi, nuk zgjon kënd nga
gjumi, sepse u shqyen ëndërrat, u kall zemrat z. Rugova, madhështor si vet monumenti. Ai qëndron
fisnik, është shpirti i luftimit të padrejtësive ndaj shqiptarëve, është shpirt i lirisë dhe dëshirës për liri. Vështrimin
e vizionin e tij nuk mund ta errësojë as nata, nga sytë e tij
Vitet shkuan e shkojnë, pushtetet ndërruan e ndrrojnë, po për t’u kthyer në prehërin e Nënës duhet punë, mund e djersë dhe kjo është ajo që kërkojnë shqiptarët sot. Gjithë ato premtime të dhëna nga “Rilindasit e paqenë”, duket se po bëjnë lojën e dhelpërave, dhe ai (Rama) s’është më ai i djeshmi, dhe ndoshta ka harruar ate që pretendonte se ishte dikur.. që dikur ishte... zullumqar e zullum! Edhe sot ditët tona janë plotë zullumqarë, miku im. Ditët e kësaj qeverie po kalojnë duke u qarë e rënkuar për të kaluarën dhe të bëmat e demokratëve, se sa për vizionin e premtuar, shpresën e fjalët e thëna para zgjedhjeve. Sheshazi duket se kjo qeveri nuk ka punë tjera veçëse varësit e krymenistri shqiptarë të fusin hundën atje ku nuk u takon, atje ku për fjalët e thëna prej tyre duhet t’i hulumtojë dikush tjetër nëse duan të respektojnë ligjet e organet e zgjedhura prej tyre. Paralajmërimet e dhëna prej tyre se duhet të burgoset ish-kryeministri dhe ministrat e qeverisë së mëparshe janë një ogurzi për gjithë popullin dhe rajonin. Nëse këta kanë vendosur të nxjerrin vnerin nga arkivat e zemrës, atëherë duhet të kuptojnë se e kanë gabim, shfaqja e tyre “madhështore” duket se ka filluar të zbehet, gafat e para prej tyre u panë që në start, ndaj nuk beson më kush se i ngopuri ia din të uriturit, ku nuk ka injorancë më të madhe për ta sesa mendjemadhësia. Ata nuk u vunë aty për t’u marrë me akuza e shpifje ndaj kolegëve demokratë( mund të kenë edhe ata gabime), kjo punë duhet bërë nga prokurorët e gjyqtarët, dhe assesi nga ata që janë vënë për të plotësuar e vazhduar punën e lënë nga vëllezërit e tij, i cili shtroi rrugën e ardhjes tënde, miku im, me profetësinë e tij për ty. Çdokush duhet të marrë meritat e veta, ndaj mos nxitoni ju qeveritarë të sodit, mos bëni sikur jeni “evlia”, sepse kjo ka për t’u kushtuar, kështu shqiptarët nuk mund të ecin përpara, pa marrë parsysh të mirat dhe të këqijat e atyre që ishin para jush. Të tillë njerëz nuk njohin as dialog, as tolerancë, as nuk dinë se çfarë do të thotë të respektohet njeriu, ndonëse herë pas here ata arrinë të pushtojnë mikrofonat(çuditemi kur i shohim) që thërrasin për respektim të humanizmit të njeriut! Në njëfarë mënyre ata duan të na tërheqin vëmendjen tonë se diçka e madhe paska ndodhur, në pamundësi e aftësi që të çojnë përpara shoqërinë shqiptare.Historia e akuzave të bëra prej tyre ndaj demokratëve përsëritet çdo ditë dhe kjo bënë që populli ta përjetojnë thellësisht prezencën e tyre në mjediset tona, dhe kjo mund të bëjë që në rrethet shoqërore hijet- njerëz me pluhur si ta, të vuajnë nga komplekset shpirtërore e inetelektuale e t’ia përcjellin edhe ndonjë të hutuari(mëshirë për të). Fatkeqësia më e madhe qëndron në faktin se njerëz, të cilët u ngjajnë më tepër hijeve të katranosura, kanë arritur të depërtojnë pothuajse kudo në mjediset njerëzore. Ata të maskuar me “rroba të reja” arrijnë të tërheqin edhe vëmendjen e shumë “kërmijve” të mahnitur pas njerëzve- hije-pluhurvdekje, ndaj mundohen të arrijnë shkallët që nuk u takojnë. E ju demokratë, kur të flasë i çmenduri, mos u përgjigjni, vazhdoni të bëni punën tuaj për të mos devijuar parimet e idealet e të gjithë martirëve të demokracisë. Çuditërisht dua të besoj se këta ndjellakeq për fatin e gjithë shqiptarëve nuk do të na mbajnë më me fraza e pallavra, po edhe atij urimit që i bënë komshiut për martesën e djalit: “për hajr komshi- hajr pak, hajr pak “ u përgjegj ai, ku duket se edhe këta dy qeveri pak hajr kanë për të bërë.