Mendime
Ardi Omeri: ''Demokracia e Rilindjes''
E hene, 23.12.2013, 04:10 PM
“DEMOKRACIA
E RILINDJES”
NGA ARDI OMERI
Ka disa kohe, keto tre muajt e fundit, qe degjon ne lajme emrin “greve”, “proteste” dhe nja dy here edhe thirrje per “revolte!”
Nga krahu i opozites degjon pareshtur thirrje per largimin e qeverise!
Une nuk jam pjese e asnje klani politik, edhe pse kam qene ne rinine socilaiste qe me 91’, madje as kam e as pres ndonje pune prej askujt.
Nuk ma kane dhene askush prej “miqve” (ndonjeri nuk hap as telefonin), ne keto vite, dhe nuk pres prej “te panjohurve”!
Por ka shume, shume “skena” e prapaskena(pa thonjeza) qe cilido s’mund, e s’duhet te rrije indiferent.
Duhet te jemi te ndergjegjshem, Koha me nuk na fal, kjo “kohe” ne Shqiptareve na ka vene ne fund te listes, sot na therret te gjitheve te mos humbasim me kohe.
Çudite e
kesaj kohe qe jetojme i pashe ne fillim te shtatorit. Sapo
Une e quaj te drejte qe ata te kerkojne te drejten e tyre, por nje gje me habit!
Si ka mundesi ky popull qe deri dje, pershendeste dhe brohoriste me “dy gishta” nuk protestoi kur u “inagurua” kjo rruge para zgjedhjeve te 23 Qershorit!
Me pas e njejta gje me nje fshat ne ne malesite e Mirdites. Edhe ata u kujtuar per rrugen sapo Berisha iku nga pushteti!
Rane reshjet e para. Filluan edhe permbytjet, sidomos ne zona informale ku prona ishte rrembyer me force, pronareve te ligjshem apo vete shtetit, gjate ketyre viteve tranzicion.
Shihja familje nen uje dhe me vinte keq per ata banore qe me sakrifica kishin ndertuar nje shtepi buze lumit. Ishin lejuar te rrembenin nje truall, te ndertonin pa asnje urbanistike nje shtepi, dhe ata “kercenonin” qe do dilnin ne rruge para kryeministrise e do bllokonin edhe rruget!
Pse nuk e bene para 23 Qershorit xhanem, ishte dhe kohe e thate, mund te leviznin me lirshem per te protestuar?!
Nuk dua
te numeroj me, jane shume, shume, aq shume sa fillon neveritja edhe perpara
kujt ka hall me tere mend.
Kam pare e ripare keto dite ne YouTube, grushtin e shtetit te 98’.
Edhe atehere ishte pas renies se Presidentit-kryeminister(pa portofol) Berisha.
U gjend sebepi i vrasjes se deputetit Hajdari dhe rrebeluesit pushtuan institucionet. Por asnje s’u denua, asnje, as organizatoret. Madje per turp te zotit as vrasesit e Hajdarit,sipas familjareve.
Kam pare edhe reagimin e shtetit ne janar te 2011, e vetmja proteste ne tete vite qeverisje Berisha. Perseri autoret e vrasjeve jane te pa denuar!
Te demonstrosh per te protestuar eshte demokraci per ata qe e bejne dhe ata qe drejtojne shtetin, te abuzosh me lirine dhe te drejtat e njerezve per te instrumentalizuar (perdorur) kete liri per qellime te fshehta politike, eshte krim, dhe krimi duhet te denohet.
Shqiperia nuk ka me kohe te humbe, duhet te denoje fajtoret e meparshem e te ece perpara.
Shoqeria civile, ajo e pastra(edhe pse s’di ne ka) duhet te filloje te largoje nga radhet e saj monstrat e komanduara prej kohesh. Ata qe nisen gjoja si patriote, protestat per armet kimike, e qe me pas u larguan te perbuzur pas grindjeve mes tyre se kush do merrte meritat(parate dhe mirenjohjen Berisha) per keto protesta.
Demokraci, liria e te drejtave te njeriut etj etj. Sa shume pallavra e demagogji fshehur pas slloganeve.
Tani u rrezua akti normativ per administraten publike. Shume mire, me mire s’ka. Perderisa nuk jane plotesuar kushtet ligjore per miratimin e tij, duhet qe te kthehet ne parlament.
Por duhen vota, duhen numerat. Ku do t’i marrin? E thjeshte. Ka disa deputete qe e kane kuptuar qe do te rrine ne opozite per shume vite e duke ndenjur aty, humbasin privilegje, humbasin para, humbasin mbeshtetes. Partia çame e Idrizit dhe Tahirit ne fakt e ka dhene sinjalin e pare qe pas zgjedhjeve kur sapo “iku” aleati i tyre per tete vjet, Berisha, u kujtuan te ngrihen ne proteste per te “detyruar” parlamentin qe te miratoje rezoluten çame!
ABSURD!
Per te futur keta njerez ne pune jane pushuar nga puna mijera te vlefshem apo jo. Askush nuk protestoi atehere! Sindikatat qe duhet te mbrojne punetoret nuk e di ku ishin deri dje. Sot jane “zgjuar”, ose me mire te themi, i kane zgjuar… Mijera e mijera te pushuar deri dje nga puna, vetem sepse nuk ishin ne partite aleate te Berishes u pushuan, sot me te drejte kerkojne rifutjen ne pune. Ata dje nuk i mbronte ligji dhe sot I nxjerr jashte “loje” ligji?!
Absurd!
Njoh personalisht nje ish oficer qe ka punuar ne strukturat me te larta te sektorit te kufirit. Qe nga kufiri me ish Jugosllavine, me pas Kosove, e deri ne strukturat e kufirit te portit te Durresit. Eshte pushuar nga puna, eshte futur ne burg, Ai vete dhe gruaja e tij, nga vete policia e shtetit “demokrat”, vetem sepse ata ishin familje socialiste dhe e shoqja ishte teper aktive. E pra, nuk di sa mund ta besoni, por kjo familje nuk ka marre asgje si mirenjohje dhe as per te drejte ligjore, edhe pse gruaja, nga dhuna morale e ushtruar kundrejt saj ka deshtuar ne qelite e para burgimit ne ato vite. Ai oficer i larte policie sot eshte pa pune dhe kerkon riaktivizim ne strukturat e policise, por merr pergjigje burokratike te pa sens edhe nga qeveria “ e tij”, per te cilen ai e familja e tij dhane shume, e per shkak u persekutuan shume!
Keta njerez kerkojne nje vend ne shoqeri, jo sepse jane militante por sepse vlejne. Dhe per te futur keta njerez ne pune, absolutisht duhet te largohen militantet e futur me dhune shteti me pare aty qe sot kerkohen te mbrohen me “dhune ligji”...
Demokraci eshte edhe te rivendosesh te drejtat e shkelura vite me pare. Eshte edhe detyre e kesaj qeverie qe duhet ta filloje rilindjen pikerisht ketu. Duke vendosur te drejtat e qytetareve ne vend, te atyre qytetareve qe nuk umnden te protestonin dot ne tete vite sepse nje here qe protesnua vetem per te pare voten e tyre u vrane. Mos valle duhet te ngrihen edhe ata ne proteste qe te degjohen?