E enjte, 01.05.2025, 04:52 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Profesori im dhe arsimi

E marte, 31.12.2013, 05:53 PM


PROFESORI IM DHE ARSIMI

Nga Dibran Demaku

Në jetën e njeriut janë disa momente që fiksohen në mendje dhe nuk harrohen kurrë.Kështu ndodhë edhe me persona të veçantë si mësuesi, mësuesja, mjeku etj. Edhe ata njeriu i bartë në kujtesën e vet dhe i kujton me pietet dhe dashuri.

Po kështu mund të thuhet për profesorin tim të gjuhës shqipe në shkollë të mesme.Ai, pra profesori im i gjuhës shqipe, ishte aq i thjeshtë dhe modest në jetë, por i pasur me dije dhe me fisnikëri si rrallë ndonjë tjetër. Ai i tillë është edhe sot, në pensionin e tij të merituar!

Ai, pra, profesori im(dhe i të tjerëve) na ligjëronte lëndën: Gjuhë shqiptare.Dhe ligjëronte me aq pasion saqë ne ish nxënësit e tij edhe sot sikur i dëgjojmë në vesh ato ligjërime të tij! Dhe domosdo që ora mësimore e gjuhës shqipe, fal profesorit, ishte më e dashura për ne!

Në klasën tonë kishte ardhur edhe një nxënëse, produkt i martesave të përziera.Ajo shkollimin fillor e kishte bërë në gjuhë të nënës (në gjuhën serbe) dhe kishte nisur po në atë gjuhë edhe shkollimin e mesëm.Dajët e saj e kishin dënuar që ta përseriste klasën!(Kishte qenë e dobët në mësim,apo për arsye të babait shqiptar,ne nuk arritëm ta mësonim kurrë!).Dhe ajo,apo babai i saj,kishte ndërruar mendje dhe kishte vendosur që tash e tutje arsimin e mëtejm ta bënte në gjuhën e babait( që do të thotë në gjuhën shqiptare).Dhe thënë të drejtën ajo, pra shoqja jonë e klasës, gjuhën shqipe e fliste me vështirësi,ndërkaq shkrimin e kësaj gjuhe pothuajse nuk e njihte fare!Kur shkruanim ndonjë diktim ajo në vend të shenjës së pikësimit(,) presje, atë do ta shkruante me fjalë ashtu siç do të bënte me të gjitha shenjat e tjera të pikësimit!Ndërkaq shkronjat e gjuhës shqipe me dy shkronja si: Gj, th, apo sh, do t`i shkruante me shkronja të gjuhës serbe!

Përkundër këtyre gabimeve, profesori ynë i gjuhës shqipe,asaj,pra shoqes sonë të klasës, do t`i jepte kurajo dhe do ta ndihmonte në mënyrë të veçantë që ajo ta mësonte sa më mirë gjuhën shqipe!

Dhe kështu shumica nga ne( e me ne edhe shoqja jonë e klasës nga familjee përzier) do të arrinim në vitin e katërt të shkollës së mesme.Veçse ajo shoqja jonë e klasës edhe mëtej kishte pengesa në gjuhën shqipe.Në rubrikën e saj të notave në këtë lëndë mësimore kishte më shumë Njësha e rrallë ndonjë Dysh të vetmuar!Kishte frikë se do të ngelej për provim në vjeshtë.Ndërkaq ajo kishte dëshirë që të diplomonte me kohë, pasiqë thënë të drejtën në lëndët tjera e sodomos ato profesionale( ne ishim në shkollë të mesme teknike) ajo qëndronte mirë). Dhe në një orë mësimi të gjuhës shqipe, krejt papritmas do të ngritej në këmbë dhe do të fliste:-Shoku profesor a ma fal kësaj radhe notën,që të mos jem e dytyruar që të vije sërish në provim në vjeshtë?!

Ne të gjithë sa ishim në klasë njëherë kthyem shikimin nga ajo e pastaj nga profesori.Faqet e shoqes sonë të klasës thuase donin të pëlcisnin nga një e skuqur,që nuk dihej se skuqura i vinte nga frika apo nga turpi!

Profesori ynë, që para se shoqja jonë të ngritej në këmbë dhe të bënte atë pyetje të papritshme dhe befasuese, ishte i ulur në vendin e vet, ishte ngritur dhe po shëtiste nëpër klasë.Nuk thonte asgjë vetëm ecte nëpër klasë.Ndërkaq shoqja jonë rrinte në këmbë si e ngurosur!Ajo priste me ankth përgjigjen e profesorit, e cila nuk vinte, vonohej.Profesori ynë ashtu në mendime( sigurisht se një kërkesë e tillë e pazakonshme e kishte befasuar) edhe mëtej lëvizte nëpër klasë.Në klasë nuk dëgjohej asgjë vetëm hapat e profesorit.Dhe pyetjet e pareshtura dhe të heshtura në mendjet tona se çfarë do të thoshte profesori!Ne e njihnim tashmë atë.Ishim së bashku katër vite.Ai ishte i thjesht, modest dhe shpirt njeriu,por në notimin e dijës ishte tepër i rreptë!I rreptë, por i drejtë! Ai do ta jepte notën aq sa e meritoje,por kurrë, ama bash kurrë,diçka më shumë së merituarës!

Kur ne të gjithë po prisnim me ankth vendimin e tij, ai me hapa të lehtë i ishte afruar bankës së shoqes sonë.Ajo edhe mëtej po skuqte në tërë fytyrën e saj.Nga ajo e skuqur krijohej përshtypja se nuk do të kalonin sekonda dhe ajo do të shpërthente në vaj!Prpfesori i ishte ofruar tshmë krejt afër bankës së saj dhe ne e dëgjuam zërin e tij kur tha:-Po, do ta fali notën këtë herë!Do ta fali notën sepse emrin e kam…(dhe e tha emrin e vet) e jo Stojan! E tash ulu në vend!-ju drejtua shoqes sonë.Asaj, nuk dihet se a nga befasia apo gëzimi vetëm i rrodhën lotët faqeve të saj ende të skuqura…

-Po ta fali notën!-vazhdoi të fliste profesori ynë.-Po ta fali notën,edhepse në fakt po bëj një akt jo të mirë! Vetëm se ky akt imi nuk është shumë i rëndë!Ti do të mbarosh shkollën dhe do të shkosh të punosh!Do të punosh diku në prodhim!Nga mosdija mund ta dëmtosh e shumëta ndonjë makinë, apo mos o zot edhe vetën tënde!Uroj që kjo mos të ndodhi kurrë!Sepse nëse ndodhë unë ndërgjegjën do ta kisha përherë të vrarë!...

Ne edhe mëtej heshtnim,ashtu siç heshtte edhe shoqja jonë e cila herë pas here i fshinte lotët që i rridhnin…

-Ndërkaq krim të rëndë dhe të pafalshëm bëjnë ata profesorë që i falin notat në Shkollën Normale dhe në Shkollën e Mjekësisë!-vazhdonte të fliste profesori ynë.Ata profesorë që falin nota në Shkollën Normale dhe në Shkollën e Mjekësisë meritojnë të varen para Trekendëshit! Sepse një falje note në Shkollën Normale e nxjerr një Mësues të dobët dhe ai mësues i dobët shkattërron gjenerta të tëra nxënësish.Ndërkaq një falje note në Shkollën e Mjekësisë ncjerr një punëtor shëndetësor që me mosdijen e tij merr shumë jetë njerëzish!...Mbase profesori ynë do të fliste edhe më gjatë, por zilja e shkollës kishte lajmëruar se ora e mësimit kishte përfunduar…

Nga atëherë ka kaluar shumë kohë.Shumë ujë ka rrjedhur dhe është derdhur në detë dhe nuk kthen më tek burimi.Profesori im(ynë)tashë është në pension.Në pension të merituar,por pensionin e merr si gjithë të tjerët.E pensioni në vendin tim dihet se çfarë është!...

Nëse e përfundoj kët ëshkrim këtu, shumë nga lexuesit do të pyesin:Ç`ne me këtë autor?!Çfarë ka dashur të thotë me këtë shkrim?!Edhepse të them të vërtetën do të dëshiroja që ky shkrim të përfundonte këtu! Të mos shkonte mëtutje! Por, përkundër dëshirës jam i detyruar të vazhdoj.

Porfesori im( nuk dua të them ish profesori im) edhepse në pension,i përcjell rrjedhat politike,shoqërore, arsimore e kulturore në vendin tim.Për këtë jam i bindur, edhepse jam larg!

Dhe jam i bindur se nuk është i qetë! Nuk është as i lumtur dhe as i kënaqur me rrjedhat politike, shoqërore, arsimore e kulturore të vendit! Jo vetëm që nuk është i kënaqur dhe i lumtur,por duhet të jetë i dëshpëruar!Si të gjithë ne!E si të mos jetë i dëshpëruar kur dëgjon se profesorët(?!) e Universitetit i falin apo i shesin notat! Kur dëgjon se nëpër klinikat e spitaleve të vendit punojnë Mjekë me Diploma të blera apo të falsifikuara?!E ai profesori ynë kishte aq shumë shpresa për mbarëvajtjen e vendit,sidomos pas mvehtësisë! Ai, pra profesori im( ynë) kurrë ama bash kurrë, as që kishte ëndërruar se do të vinte një kohë kur Diplomat e Mësuesisë apo të Mjekësisë do të bliheshin me para?!Dhe jam i bindur se kur dëgjon lajme të tilla, nga tronditja,në shenjë proteste do të përplasë grushtin mbi tavolinë apo ndonjë abjekt tjetër që do t`i ndodhet afër në atë moment!

Eh, profesori im!Kështu po ndodhka kur analfabetët ndodhen në krye të Piramidës!Ata, pra, analfabetët në krye të piramidës i zgjedhin të afërmit, shokët e miqtë edhe në institucione të tjera.Edhe në shkollë, edhe në spitale e edhe në Universitet! Dhe ata pastaj, shesin diuploma sipas nevojës për të afërmit, per shokët, për miqtë e vet!E kështu me radhë! E kështu me radhë deri...?! Deri sat ë këputet zullumi! E zullumi këputet për së trashi!-thotë populli…



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx