E enjte, 01.05.2025, 01:54 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Shqiptarët të kërkojnë dëmshpërblim

E premte, 27.12.2013, 08:20 PM


Populli shqiptar  duhet të kërkojë  dëmshpërblimin   e  gjenocidit  serb   në Kosovë?

Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com

Historikisht  dëmet , zullumi dhe  gjenocidi  kanë qenë treguesi  i  pa drejtë  ndaj një populli tjetër kolektiviteti, apo një shoqërie . Në këtë  kapitull hynë edhe luftërat e pa drejta    pasojnë  me dhunë ,vrasjet, masakrime,dëbimi  dhe përdorim shfarosës ndaj popullit  tjetër !Fatkeqësisht edhe populli shqiptare ka përjetuar   skena gjenocidi nga  varg pushtuesish, por  ma i theksuar  ishte   gjenocidi dhe  terrori i zhvilluar nga  ekspedita   e projektuesve të  shtetit  serb ndaj  popullit shqiptare të Kosovës, ne luftën e  fundit Serbi -Kosovë.    Në këtë luftë intervenuan  edhe  forcave ndërkombëtare   për ndalimin e një  terrori te pa parë ndaj popullit të pafajshëm që deshi ta heq çizmen e pushtimit serb në shekullin e fundit  ne Kosovë. Konfliktet  e tilla   në çdo popull ekzistojnë  që nga  familja , fshati apo edhe qyteti për ndëshkimin nga      kryepleqtë    apo drejtësia   juridike    lokale. Një gjë  e tillë    është e rregulluar edhe në    qendrat ndërkombëtare  qe të ndëshkohet    terrori dhe    agresori   siç është rasti i Serbisë. Populli shqiptar duhet ta   hapë një procedurë   ndërkombëtare   të ndëshkimit dhe të  pagimit të  dëmshpërblimit  të krimeve të  luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia. Nga kjo që thamë ma lartë  ekzistojnë një qind e një mijë fakte  me sa vijon :

Nuk mund të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, nëse Beogradi nuk i kompenson dëmet që ia ka bërë Kosovës gjatë luftës Vrasjet, masakrimet,dëbimi e popullatës shqiptare nga Kosova?

Nuk bënë dhe nuk  është e ndershme,   të anashkalohen varrezat masive me qindra  qe u zbuluan  në Kosovë ,por edhe  zbulimi i tyre në kohët e fundit në Serbi, nga e cila  e shokoj botën !Nuk  duhet të harrohen   vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, dhe  intelektualëve qe ishin halë ne sy  dhe pengesë  për spastrimin   etnik nga Kosova!

Nuk mund dhe  nuk është e ndershme as nga  kreu politik kosovar dhe ai ndërkombëtar  të qitën   nën pluhurin e harresës  dhunimet e femrave nga  barbaria  e  shfrenuar e pushtuesëve  serb  në Kosovë!

Po  të tejkalohen nga kushdo vrasjet   nga regjimi i ish Serbisë, përkatësisht  ish Jugosllavisë, djemtë ma te mire në  ish armatën jugosllave me  lloj lloj skenarësh, do të jete mëkat në vete  !

Nga regjimi  serb  i organizuar nga  kryekasapi i Ballkanit  Slolobodan Millosheviqi   u helmuan  me mijëra  qytetarë, qe sot e kësaj dite kanë pasoja   shëndetësore dhe kanë mbet nën mbikëqyrjen  e të afërmve të vet dhe të harrohen dhe  mos kërkojnë ndëshkimin  e Serbisë është   një dështim     politiken  kosovare, po edhe të asaj ndërkombëtare!!!

-Uzurpimi  i objekteve shkollore dhe dëbimin nga objektet e veta  arsimtarët, nxënësit ,profesorët  që krijoj humbje    të madhe  në shkencën ,kulturën dhe  dijen e  shqiptarëve  gjë qe janë fakte për  një kallëzim penal  ndërkombëtar   dhe kërkim  të dënimit .

-Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve në  lokale kolektive te përcëlluara me  flakë e barot  janë dëshmi dhe  argumente që të përdoren  para bote    paraqitjen e   Serbisë pranë gjyqit ndërkombëtar,  për pagesën e  dëmeve  qe i krijoj Kosovës. Argumente dhe fakte   këto që  u lartpërmendën ,  nxisin  vëmendjen edhe të   lidershipit kosovar të shtohet  kërkesa  në kuadër të bisedimeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, të përfshihet edhe kompensimi i dëmeve të luftës, që shteti i Serbisë ia ka shkaktuar Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Janë mjaft  dëshmi  mbi krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë nga ana e ushtrisë,serbe mbi  shkatërrimet e luftës qe u  dirigjuar dhe u organizuan  nga shteti serb si në fotot ma poshtë !.

Është turp dhe  papërgjegjësi nga  klasa politike qe kanë një mori faktesh që  ta demaskojnë politiken serbe   me tendencat e baraspeshës  apo krahasimin,  apo ma mire me thënë  barazimin e krimeve dhe terrorit serb  në Kosovë me  luftën e drejtë që pati UÇK-ja  dhe populli i Kosovës   për çlirimin nga  regjimi serb.

Është e pa tolerueshme dhe e ndjeshme për Kosovën    për çdo ditë  burgosen çlirimtarët   e Kosovës  nga Euleksat,  si pasojë e  një mos  universi të shqiptarëve?

-Kryeministrit Hashim Thaçi si kryesuesi i bisedimeve me stafin e vet,  është  dashur me futur si kusht  në agjendën bisedimeve,   kompensimin e dëmeve të  shkaktuara nga terroi i shtetit serb mbi shqiptarët! Kosova nuk duhet të neglizhojë të kërkojë kompensim nga Serbia sa ma parë, për dëme e  luftës, edhe të hedhë në gjyq  përmes OKB-së, edhe se janë vështirësitë   evidente në këtë proces , pa u bërë anëtare e kombeve të bashkuara.

Shtohet pyetje se nëse,  as kush se inicion këtë   çështje  nga kosovarët     çdo shtëpi pothuajse ka dëme   fizike  apo edhe materiale, vallë nga kush pritet që kjo çështje të  rregullohet sipas   ligjeve ndërkombëtare  për   ndëshkimin e agresionit  serb  mbi Kosovën ?

Sipas mekanizmave  ndërkombëtare  pasojat e luftës  nga përjetimet  e pësuara  duhet të    kompensohen  nga  agresori dhe shteti qe ka bërë  dhunë dhe terror ndaj një  populli apo një shtrese    qytetaresh. Shteti i Kosovës duhet t'i ketë në  evidencë,  dëmet që i janë shkaktuar  nga lufta me qellim qe ti ketë  të dhënat e mbledhura  dhe të paditet me dëshmi  të verifikuara  pran  organeve   kompetente ndërkombëtare. Ky  fenomen    edhe sot e kësaj dite  është  aktual    nga lufta e dytë botërore    qe kërkojnë  dëmshpërblim nga  Gjermania siç   është Greqia , Polonia  etj, me çka edhe   i ka paguar  dhe kompensuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx