Mendime
Ymer Halimi: Krimi politik mbi shtetin
E premte, 27.12.2013, 08:03 PM
KRIMI
POLITIK MBI SHTETIN
Shkruan: Ymer Halimi
Kohë më parë patëm rastin të degjojmë Kryetaren e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që thriste për t‘a ndalë korrupsionin, si „sfidën“ më serioze të vendit tonë ( e sfida e varefërisë, me 45% të papunë e harruar). Megjith atë, ajo kishte harruar se mbi korrupsionin politik vet ishte bërë Kryetare e Rpublikës. Prandaj, thirrja e saj, dhe Komisioni i saj Kombetar Kunderkorrupsionit, është më pak vlerë, apo mashtrim publik i radhës. Por, duhet të jet e kjart se pozita shoqërore nuk është ajo që njerëzve u shton vlerën kushedi sa, kur paraprakisht, atyre u mungon vlera politike, akademike, morale, shkencore apo diç tjetër.
Më pastaj te partitë politike, është i ngritur veprimi i nëntokës- grupe mafioze të interesit (në këtë kohë t’shmanget VV), kanë shtypur demokracinë e brendshme partiake, ku në zgjedhjet e partiake, individët e caktuar janë sjellë e sjellën me metoda neokomuniste - individi mbi partinë. Kjo formë zgjedhore, në parti nuk ka lejuar debat të brendshëm politik, për çështje partie, e të përgjithshme. Këtu është embrioni i kriminalitetit politik, dhe kjo përcjellët në gjitha poret e rendit shoqërore, aty ku është ndikimi i politikes partiake. Debatin politik e ka eleminuar edhe Qeveria, edhe Kuvend i Republikës; ose ky i fundit ka lejuar debatet pa vendime përfundimtare obliguese, e kjo është si të fishkëllosh kundër erës. Kjo eliminon demokracinë të organizimi i shtetit.
Mbi
parime jo demokratike u ble “paqja” politike e Qeverisë, duke formuar poste
ministrore, zëvendësministre, këshilltarësh e të tjera(pa nevoje), në dëm të zhvillimit
demokratik të shtetit, duke mos pas fare kujdes për taksën e njerëzve. Prandaj,
zëvendës Kryeministër, ky është korrupsion politik, që bota nuk e ka.
Kështu
shtetin e udhëheqin vetëm dekadentet e kohës, të cilët arrijnë të mbulohen me
vlera sublime, të importuara, siç është rasti i ynë, lufta për liri apo mshehja
pas njerëzve me vlera politike e heronj, grada universitare e akademike, e
trashëgimi familjare. Lufta e
personaliteteve politike qe me çdo kusht duan jetë në politik, është të duken
sa më të besueshëm - engjëllor, por mjerisht brenda një koncepti a veprimi
politik, arrijnë të marrëveshjet e fshehura, të dëmshme për parti e kombin. Ndërsa,
te opinioni publik nxjerrin fytyrë tjetër. P.sh. siç dikush thotë: “unë e kam
mundur Daçiq-in”, e kapshme për turmën, e në anën tjetër
Për t’a gjet gjeneratorin e këtyre fenomeneve, sërish po i referohem një Seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 20.04.2006 ku në transkriptin e saj do të gjeni “Tash e sa vite më në vështirësi janë ata që mbështesin ligjin, se shkelësit e tij. Ligji në Kosovë, sot, është si fëmija jashtë kurore, ku s’e mbështet as nëna, as baba - as legjislativi, as ekzekutivi, as vendori e as ndërkombëtari. I lënë në dorën e shumë policëve, prokurorëve e gjykatësve të paarsyeshëm, si ndërkombëtarë edhe vendorë. Prandaj, është e natyrshme vështirësia e zbatimit të tij”. (Asokohe ishte UNMIKU, sot EULEX-si). Shtrohet pyetja cili segment në institucionet tona mbeti pa afera korruptive, qe nga Akademia e shkencave dhe Arteve, e deri te shkollat fillore, nga porta e një ministrie e deri të ministri. Thjesht te të gjithë sektoret e segmenteve të shtetit, dhe kompanite publike janë plotë me afera korruptive? Ne anën tjetër a i kujtohet dikujt ne Kosovë, se vuan dënimin dikush për këto shkelje ligjesh?! Nga kjo shihet e shtetit është kap nga krimi.
Prandaj, drejtësia në Kosova është bërë e behet në mënyrë selektive. Ligji zbatohet, në vazhdimësi, sipas preferencave të caktuara, edhe për kohe te caktuar, e për procese te caktuara, duke zvarrite proceset, ku edhe proceset e përfunduar i le te pa përfunduara. Akuzohen njerëzit që dhanë shumë për lirinë, me fakte te përmbaruar nga zyra e individ të caktuar, vendor e ndërkombëtar. Më pastaj, ne mungesë të fakteve lirohen. Ky është krimi politik i politikaneve mbi shtetin.
Kjo tregon se gjyqësia ende nuk është shkëputur nga vartësia e pushtetit ekzekutiv, nga ndikimet anësore, qe është një hendek i pakapërcyeshëm në rrugën e demokracisë, po edhe funksionimit te shtetit. Prandaj, detyra e një Kryetari të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministri e Ministri të drejtësisë, po edhe te gjithë neve, të bëhet trusni për pavarësimin e gjyqësorit nga ndikimet anësore; që të funksionoj mbi afsitë profesionale, morale e mbi bazën e ligjit. Kështu si u veprua deri me sot është krim politik.
Demokracia ka sistemin e regimit të përgatitur për të gjitha kriminalitetet. Pse te ne kjo nuk funksionon? Shihet se ende kërkohet kohë rrëshqitjeje në tanzicion, nga grupe mafioze të lidhura me shtetin, që t’a gllabrojnë gjithë pronën e shtetit, duke i krijuar privilegje vetës, duke manipuluar më gjysmë fakte e kohë të pa definuar. Mendojeni privatizimin e pronës (!).
Sot kemi një ç’rregullsi politike, ku shteti është asimetrik, shkak se ligjshmëritë universale po zëvendësohen me të drejta të veçanta nëpërmes marrëveshjeve. Kjo është paradoks demokratike. Ky është krim politik, i ber mbi vlerat demokratike nga politikanet Kosovës. Zëvendësimi ligjeve universale, me ligje të veçanta e pasojat do te janë të pariparueshme për demokracinë se shteti humbe identitet, me te privilegjuar. Është krim politik qe e bëjnë te korruptuarit politik.
Çfarë mund të flet Presidentja e Zëvendës Kryeministri, kur Kryeministri u zotua për zero tolerancë për korrupsionin e krimin ekonomik, e qe tashmë është shumëfishua!
Duhet mësuar nga praktikat e mira se luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të asnjë shtet në botë s’është fitua, derisa në kupollën e udhëheqjes së shtetit janë vete njerëzit e krimit.
Prandaj, Kryetare e Shtetit e Zëvendës Kryeministër, mos hezitoni te veproni, por filloni nga oborri i Juaj, po qe se doni te keni suksese! Për këtë veprim shteti ka shumë nevojë.