E enjte, 01.05.2025, 08:53 AM (GMT+1)

Mendime

Mona Agrigoroaiei: Intrigat e deputetes antikosovare

E hene, 30.12.2013, 04:46 PM


Intrigat e deputetes antikosovare Oana Manolescu!

Nga Mona Agrigoroaiei

Për të demaskuar një fenomen të shëmtuar me karakter antishqiptar, nuk ka nevojë për frazeologji letrare, filozofike apo politike, por për argumente konkrete. Kështu, nga një serë aktesh e faktesh kuptojmë se kemi të bëjmë me një antinatoiste, antishqiptare dhe antikosovare, madje edhe antirumune dhe antieuropiane. Nga një komunikatë e kohës së bombardimeve (6 prill 1999), e nënshkruar nga lideri historik i shqiptarëve të Rumanisë (Dr. Xhelku Maksuti), kuptojmë se deputetja Oana Manolescu, së bashku me përfaqësusin e serbëve të këtij vendi nuk e miratoi kërkesën e NATO-s drejtuar Parlamentit rumun për shfrytëzimin e hapsirës ajrore për shfarosjen e infrastrukturës kriminale të Millosheviqit. Nga një gazetë e Tiranës del në pah e vërteta se Oana Manolescu deklaron me fjalë të tjera: “Qeveria rumune nuk e njeh pavarësinë e Kosovës kurse ne si shoqatë pajtohemi me këtë qëndrim.”

Asnjëri nuk është poet nga ata që deshën ta hedhin poetin në burg. Nga një akt zyrtar (josekret) i lëshuar nga Prokuroria e Sektorit 6 të Bukureshtit (2013), kuptojmë se Marius Dobresku, personuliteti numër një i kësaj “zonjushe” 73 vjeçare, tentoi ta hedhë në gjyq kryeredakorin e revistës “Shqiptari”, për ta shuar totalisht zërin shqiptar në këtë vend. Këtë punë të shëmtuar mund ta bëjnë vetëm qenjtë e tërbuar me eksperiencë komuniste, dhe pas kësaj fushate të egër kundër Baki Ymerit fshihen tre vetë: Oana Manolescu, Marius Dobrescu dhe një diplomat shqiptar (Luan Topçiu) që shpif me paturpësi edhe kundër ambasadorit të Shqipërisë në Bukuresht. Që të kuptosh se je budalla duhet të të punojë mëndja, thot Georges Brassens. Luanit i punon mëndja përmes nofkave e jo përmes guximit shqiptar për të dalë në log të mejdanit me emër e mbiemër.  Në kohën e ish presidentëve të Shqipërisë dhe ambasadorëve Fran Zef Çukaj, Marko Bello dhe Leonidha Mërtiri ishte kundër Oana Manolescut, kurse tani u përzie me krundet për ta hëngër thitë! Luani ishte lua dikurë, por kohëve të fundit u bë lepurush, hipokrit dhe injorant që fshihet pas nofkave Flamur Struga, Mira Skënderaj, Kushtrim Kastrioti, Albi etj. Ja ku e keni në fotografi në shoqëri me Marius Dobrescun që deshi t’ia bëjë varrin legjendës së afirmimit të Kosovës në trojet rumune, Baki Ymerit. E njoh fare mirë këtë malësor të Sharrit që hyn në kategorinë e shqiptarëve epopeikë, që sipas Lasgushit nxjerrin tym dhe zjarr nga mushkëritë e tyre të çelnikta. Herën tjetër do vijmë me fragmente nga libri i Kopi Kyçykut (“Zinxhiri i anktheve”) lidhur me maskarrallëqet e Luan Topçiut, Oana Manolescut dhe Marius Dobrescut. Në këtë konglomerat sharlatanësh inkorporohet edhe Përparim Demi me dezinformata dhe pamflete kundër lansimeve të Kosovës në Bukuresht. Të kujtohet shoku Demi kur më anketove si një sigurimist duke më pyetur pse shkoj dhe ku po shkoj në Kosovë? Shqiptarët etnikë të Rumanisë nuk tremben dhe nuk dorëzohen para qyqarëve që ua hanë hakun.

Në vend që tël garantojë për albanlogun Grigore Brënkush dhe Dr. Xhelku Maksuti, Luan Topçiu intervenoi në Tiranë që të dekorohet Marius Dobrescu që hap varre. Thonë se kush ia bën varrin tjetërkujt më në fund bie vetë në te, siç do të bie edhe Oana një ditë, jo në varr por në burg, para se të japë llogari për mbi një milionë euro që ia ka zhvatur Qeverisë rumune në emër të komunitetit shqiptar.  Lexuesi duhet ta dijë të vërtetën se që nga fillimi i mandatit të saj parlamentar (1996) qe përjashtuar si persona non grata nga e vetmja organizatë etnike e këtij vendi (Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë), sepse e shkeli statutin e kësaj shoqate dhe Kushtetutën e Rumanisë sipas së cilës vetëm përfaqësuesit e minoriteteve kanë të drejtë për përfaqësim parlamentar e jo ata që nuk u përkasin minoriteve të këtushme nacionale. Nga revista “Academia Catavencu” kuptojmë se Oana Manolescu jo vetëm që nuk i përket etnisë shqiptare, por ajo ka qenë një aktiviste e përbetuar e regjimit kriminal të diktatorit Çaushesku. Kemi para nesh një karrocë artikujsh e dokumentesh lidhur me këtë subjekt, por për momentin po e lëmë vetëm me kaq. Nga vijnë direktivat për ndëshkimin e kryeredaktorit të revistave “Shqiptari” dhe “Kosova”?

Pyetja është e lehtë kurse përgjigja e rëndë. Mua ma merr mendja se e vërteta do dalë në shesh pas një viti, kur Rumania do ta ketë një president të ri që do ta njohë pavarësinë e Kosovës sipas kërkesës së kancelarive më të fuqishme në botë (Washingtoni dhe BE). Nga shtypi dimë se B. Ymerin tentuan edhe dy serbofilë (Razvan Voncu dhe Florin Silisteanu) ta shpallin “irredentist dhe nacionalist shqiptar që militon për krijimin e Shqipërisë etnike”, duke kërkuar që Qeveria rumune të marrë masa kundër tij. Shoku Topçiu e ka ngritur në qiell dikurë, por kohëve të fundit, kur krijoi aleancë me antikosovaren Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu, u bë shpirtkatran. Djali i ish sekretarit të komitetit qëndror të partisë për rrethin e Poradecit, për të përfituar postin e pamerituar të ambasadorit, përdor metodat më qyqare e më djallëzore duke u bërë shantazh shqiptarëve,  shantazh ambasadorit dhe shantazh të gjithëve, herë përmes telefoantave informative, herë përmes kërcënimeve banale e herë përmes shtypit ku nuk ka guxim të dalë me identitet, por me do nofka neokomuniste, si Mirjana etj. që ta përkujtojnë gruan e Millosheviqit.



(Vota: 53 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx