E enjte, 01.05.2025, 05:27 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Jeta (e korruptuar) në Kosovë!

E diele, 29.12.2013, 09:08 PM


Jeta (e korruptuar) në Kosovë!

Nga Florim Zeqa

Përderisa Kosova e sotme i ngjetë një burgu pa grila, një pjesë e mediave janë futur me (pa) dashje nën grilat e qeverisë dhe atyre ndërkombëtare, duke u larguar nga misioni i shënjtë i informimit të drejtë dhe real !

Njerëzit kur kanë një hall trokasin aty ku presin përgjigjën e duhur, ku gjejnë shpresën për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Në Kosovën e pasluftës, grupi i pavarur informativ i BIRN-it, gjegjësisht emisioni "Jeta në Kosovë" ishte vendi ku janë rrëfyer shumë nga të pakënaqurit, të zhgënjyerit, të thyerit shpirtënisht nga aferat korruptive, në mos tjetër së paku për të treguar padrejtësitë e shumta të shkaktuara nga keqeverisja dhe menxhimi i keq i institucioneve publike dhe shoqërore të vendit.

Udhëheqësja e këtij grupi, moderatorja e shquar Jeta Xharra më sharmin e bukur, sinqeritetin dhe guximin e saj kishte fituar besueshmërinë e shumicës së popullatës në vend.

Në këto vitet e pas-pavarësisë është bërë model i debateve parazgjedhore,...më publikimin e fakteve dhe qitjen në shesh të të palarave të pushteteve lokale, kjo kishte bërë që ajo të fitojë besueshmerinë apsolute të qytetarëve të vendit.

Mirëpo si duket në këto zgjedhjet e fundit "virusi" korruptiv e preku edhe Jetën e qeliktë,...si duket ja zbutën zëmren më ndonjë ilaq qeveritar...?!

Ndryshimi i konceptit të debatit më kryetarët e komunave lenë shumë për të kuptuar se diçka e tillë ka ndodhë.

Intervistat më familjarët (gratë) e kandidatëve për kryetar komunash, prodhoj refleksione të dyfishta; e para harxhimi i kohës së debatit, dhe e dyta më kryesorja në tërheqjën e vëmendjes së opinionit publik nga problemet jetike tek deklaratat e sinqerta të grave të kandidateve për kryetar komunash!

Sigurisht se ky shpërshqendrim i debatit nuk është bërë pa ndonjë qëllim të caktuar!

Opinioni publik dhe teleshikuesit në vend që të shikonin storje të përgaditura nga tereni sikur herave të kaluara të keqperdorimeve, punëve të kryera shkel e shko ose të pakryera (premtimeve të parealizuara) të pushtetarëve, u argëtuan më intervistat e familjarëve të kandidatëve (kryesisht grave, pasi vetëm dy femra ishin kandidate për kryetare komunash).

Si duket ideatorët e SHOW-t medial të "Jeta në Kosovë" të këtij edicioni zgjedhor ja arritën qëllimit, pas debateve më shumë komentoheshin deklaratat e grave se sa premtimet e kandidatëve, më shumë diskutoheshin aspektet familjare si; kafeja, kuzhina, koha e lirë, hobi i tyre se sa bagazhi intelektual i kandidatëve, më shumë flitej për sharmin e grave të kandidatëve se sa për programet e partive politike...

Një shpërqendrim i tillë (i qëllimshëm) bëri që të heshten dhe anashkalohen shumë video inçizime dhe intervista të realizuara në teren nga gazetarët e BIRN-it, lidhur më keqperdorimet dhe aferat e shumta korruptive anë e kënd komunave të Kosovës.

Padyshim, formati i fundit i debatit zgjedhor i "Jeta në Kosovë" ju shkoj për shtati një numri të caktuar kandidatësh të partisë në pushtet që t'i ruajnë pozicionet e veta paraprake si kryetar komunash,...në të kundërtën sikur të ishin bërë publike video inçizimet nga tereni në vend të intervistave me familjar (gra) të kandidatëve, shumica e kryetarëve të rivotuar sot do të ishin në opozitë!

Nëse për më tepër së një dekadë qytetarët kishin mbetur të kënaqur më punën e dhe përkushtimin e stafit të "Jeta në Kosovë", kësaj radhe mbetën të zhgënjyer në mënyrën dhe cilësinë e organizimit të debateve, siq ndodhi rasti skandaloz në komunën e Istogut, i cili falë urtësisë së kryetarit Haki Rugova dhe pjekurisë politike të elektoratit rugovian u evitua më e keqja e një skenari (konflikti ndërqytetar).

Edhe pse kam shumë për thëne,...dëshiroj të jetë ky një mesazh i sinqertë për "Jeta në Kosovë", që në edicionet e ardhshme zgjedhore të jenë më objektiv dhe më të sinqertë ndaj qytetarëve, në prezentimin e asaj çka është në të mirën e qytetarëve dhe në funksion të ndryshimeve pozitive.

Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i së cilit dhe për më tepër i një gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj qytetarëve të vendit të vet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx