Kerko: a
Florim Zeqa: Shteti laik apo shteti fetar i Kosovës!
E marte, 26.11.2013, 11:09 PM
Shteti
laik apo shteti fetar i Kosovës!
Nga Florim Zeqa
Dikush
mund të bëjë pyetje si është e mundur një shtet të ketë dy sovranitete dhe dy
kushtetuta?
Spjegimi i një "sui generisi" të tillë është sa i lehtë po aq i "lezetshëm" për të gjithë ata që sadopak nuhatin në zhvillimet politike në vendin tonë.
Paradoksi filloi më deklaratën e pavarësisë së 17 shkurtit 2008, që solli simbolet antikombëtare (himn e flamur), definimin e shtetit multietnik (më 90 % shqiptar) dhe laik (më qindra objekte fetare; kisha, manastire e xhamia),...që mbinën si këpurdhat pas shiut në vitet e pasluftës dhe paspavarësisë,...madje viteve të fundit janë edhe në garë së cili objekt të jetë më i madhi dhe më i larti në qiellin e Kosovës "sovrane".
Për ta bërë paradoksin akoma më të madhë dhe "sui generis" ndërkombëtar shtetin e Kosovës, pos kushtetutës së shtetit edhe një OJQ ka kushtetutë (BIK) e jo statut apo rregullore pune siq kanë OJQ-të, bashkësitë tjera politike apo fetare kudo në shtetet e rajonit dhe më gjërë.
Përballë një argumenti të tillë të gjithë politikajt heshtin,mbyllin sy e vesh dhe bëhen sikur harrojnë faktin se një shtet sovran ka vetëm një kushtetutë e jo dy, tri... i mbyllin sytë edhe atëhere kur prijësit fetar (imamët e Xhamive) nën ombrellën e "kushtetutës" fetare, shajnë e fyejnë personalitete kombëtare si Skenderben, Nënë terzën, nënën shqiptare...
Dualizmi kushtetues i vendit tonë i ka vënë në lajthitje jo vetëm qytetarët e vendit por edhe opinionin ndërkombëtar!
Deklarimit pro-përendimor të liderëve politik është duke ju kundër përgjigjur raliteti pro-turk, arab e aziatik në Kosovë i ekzistencës së qindra objekteve fetare, i veshjeve dhe traditave mesjetare aziatike.
Këto fenomene janë produkt i qarqeve të caktuara antishqiptare (serbo-ruse), që për qëllim kanë nxjerrjen e kosovarëve nga shtrati kombëtar, për arsyetimin e tezave të tyre të mëherëshme mbi ekzistencën e fundamantalizmit islamik në Kosovë.
Vërtetë mbetët i paspjegueshëm fakti si ka mundësi t'i ndodhin këto gjëra popullit më ateist, më pro-përendimor dhe më pro-amerikan në ballkan ?
Kjo i bie se në shtetin e Kosovës ekzistojnë dy rregullime shoqërore; njëri shtetëror dhe tjetri fetar!
Si rezultat i mosfunksionimit të njërës dhe tjetrës (kushtetutave), kemi lulëzim të krimit, korrupsionit dhe veprime të rrymave të ndryshme ekstremiste fetare, që kalërojnë të lirë dhe të papenguar nga askush në shtetin e Kosovës!
Kjo gjendje e pasigurisë së lartë, qytetarët e vendit i ka detyruar t'i kthehen ligjeve te vjetra zakonore (kanunit) për mbrojtjën e qenjës fizike, nderit dhe dinjitetit familjar.
Shteti i "pavarur" i Kosovës, sovranitetin e vet e ndanë në njëren anë më ndërkombëtarët (drejtësia, siguria, etj) dhe në tjetrën (integritetin territorial) më minoritetin serbl !
Kjo e fundit erdhi në shprehje si pasojë e nënshtrimit politik të kësaj qeverie karrshi politikës nacional-shoveniste të Beogradit.
Në këtë pozitë infeioriteti, shtetin e Kosovës e solli hyrja në dialog të padrejtë dhe pabarabartë më palën serbe.
Dialogu "teknik" (i Edita Tahirit) prodhoj fusnotën dhe dialogun politik, ndërsa dialogu politik (i Thaçit) prodhoj asociacionin e komunave serbe (legjitimoi strukturat pushtuese në veri),...kurse asociacioni prodhoi bashkësinë e komunave serbe, përderisa zgjedhjet e 3 nentorit në veri që legjitimuan ndarjen e sovranitetit politik mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Deklarimet e qeveritarëve të Kosovës për "integrimin" e veriut të vendit përmes zgjedhjeve të 3 nëntorit, s'janë tjetër vetëm një mashtrimi radhës për opinionin vendor (shqiptar).
Vetë mbajtja e këtyre zgjedhjeve me fusnotë pa mbishkrimin e Republikës së Kosovës në fletëvotime dhe heshtja e avancimit të FSK-së në ushtri (si elementin më kuptimplotë të një shteti sovran), e dëshmonë rrëshqitjen drastike të kësaj qeverie nga shtetësia dhe sovraniteti i vendit.
Tani kur kjo qeveri është në rënje e sipër, përmbysja e "rezultateve" të saj dhe ndryshimet kushtetuese do të jenë sfida me të cilat do të përballen qeveritë e ardhëshme të Republikës së Kosovës.