Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Nata e kristaltë
E premte, 15.11.2013, 07:21 PM
NATA E KRISTALTË
Nga Xhelal Zejneli
Në vitet ’30
të shekullit XX shumë hebrenj të Polonisë jetonin në Gjermani. Më 28 tetor 1938,
autoritetet gjermane, pa kurrfarë lajmërimi paraprak tubuan 17.000 hebrenj, të cilët
prej Gjermanie i deportuan në Poloni. Sipas disa të dhënave të tjera, bëhet
fjalë, jo për 17.000 hebrenj, por për 15.000. Shumë prej tyre pjesën më të madhe
të jetës e kishin kaluar në Gjermani. Madje, disa prej tyre ishin dekoruar si
veteranë të Luftës së Parë Botërore.
Qeveria
djathtiste antisemitiste e Polonisë, e cila fliste për “problemin hebre” në Poloni,
hebrenjtë e dëbuar nga Gjermania, refuzoi t’i pranojë. Prej tyre, 5000 mbetën në kufi, d.m.th. në tokën e askujt. Me
fjalë të tjera, gjatë ditëve dhe netëve të ftohta të vjeshtës së vonshme, ata u
endën midis pikave kufitare të Gjermanisë dhe të Polonisë. Më në fund,
autoritetet gjermane arritën ta bindin qeverinë polake që t’i lejojë hebrenjtë e
deportuar të hyjnë në Poloni.
* * *
Hershel
Grinspan (Herschel Gr?nspan) ishte një hebre nga Gjermania. Kishte lindur në vitin
1921. Sipas disa të dhënave, në vitin 1943, përkatësisht 1944 ka qenë gjallë. Pas
pushtimit të Francës nga Gjermania është zënë nga Gestapoja. Është shpallur i
vdekur më 1960.
Ky 17-vjeçar,
prej Gjermanie kishte ikur në Francë. Ndërkaq, prindërit e tij ishin deportuar
në Poloni bashkë me grupin e sipërthënë të hebrenjve. Ata i dërgojnë Hershelit
në Francë një letër në të cilën i kishin përshkruar vështirësitë e tmerrshme me
të cilat ishin ballafaquar gjatë deportimit të tyre.
Në shenjë
hakmarrjeje, më 7 nëntor 1938 (ditë e hënë) Hersheli kreu atentat ndaj
sekretarit (konsullit) të ambasadës gjermane në
Partia
naziste këtë vrasje e shpalli vepër të komplotit botëror të çifutëve dhe në natën
midis 9 dhe 10 nëntorit të vitit 1938 u organizuan trazira “spontane” kundër
hebrenjve, që filluan me thyerjen e xhamave të dyqaneve në mbarë Gjermaninë,
pronarë të të cilëve ishin kryesisht hebrenjtë.
Më vonë,
këto trazira u quajtën natë e kristaltë.
* * *
Të dhënat
lidhur me dëmet e shkaktuara, varësisht nga burimet nga vijnë, nuk përputhen
gjithaq. Sipas disa të dhënave, në mesnatën e sipërthënë u shkatërruan dhe u
plaçkitën të paktën 7.000 dyqane, u dëmtuan varrezat e hebrenjve, iu vu zjarri 177
sinagogave dhe u vranë 91 çifutë. Rreth 30.000 çifutë u arrestuan dhe u dërguan
në kampet e përqendrimit. Nga fundi i vitit, shumicën prej tyre i liruan. Por,
në rrethana dhe në kushte të rënda, rreth 1000 vetë nuk arritën të mbijetojnë.
Vrasja e
fon Ratit shërbeu si pretekst për ndërmarrjen e një fushate të egër kundër
popullsisë çifute në mbarë Gjermaninë. Ishte planifikuar që sulmi të dukej si
një akt spontan, por në të vërtetë e kishte organizuar qeveria naziste gjermane.
Me organizimin e këtij sulmi kishte rënë dakord edhe udhëheqja e Partisë nacional-socialiste.
Sipas
disa burimeve të tjera, në këtë pogrom janë dëmtuar dhe në shumë raste edhe janë
shkatërruar rreth 1574 sinagoga (pothuajse të gjitha sinagogat që kanë ekzistuar
në Gjermani), shumë varreza hebraike, mbi 7000 dyqane të hebrenjve dhe 29
supermarkete. Mbi 20.000 hebrenj janë arrestuar dhe janë dërguar në kampet e përqendrimit.
Disa prej tyre i kanë rrahur deri në vdekje, ndërsa të tjerët kanë qenë të detyruar
t’i shikojnë se si i rrahin për vdekje. Numri i hebrenjve të vrarë nuk është konstatuar
në mënyrë të sigurt, por, brenda trazirave që kanë zgajtur dy ditë, vlerësohet
se janë vrarë prej 36 deri rreth 200 hebrenj. Më së shpeshti, flitet për 91 të vrarë.
Natyrën e
kësaj dhune e pasqyron edhe fakti se disa gjermanë të cilët nuk kanë qenë hebrenj,
janë vrarë vetëm për arsye se ndokujt “i janë dukur si hebrenj”.
Përveç kësaj,
shteti nazist hebrenjve të Gjermanisë, si dënim për atentatin u ka caktuar një gjobë
prej 1 miliardë markash gjermane. Njëherazi, është lëshuar urdhri që të gjitha
dyqanet dhe ndërmarrjet e hebrenjve që i kishin shpëtuar shkatërrimit, të kalojnë
në duart “e arianëve”.
Me fjalë të
tjera, hebrenjtë që i shpëtuan deportimit dhe dhunës së natës së kristaltë,
mbetën pa kapitalin e vet dhe praktikisht u përjashtuan nga jeta ekonomike
gjermane.
Shpejt
pas kësaj, do të pasojë zgjidhja përfundimtare e “problemit të çifutëve” e
njohur në histori si holokaust, që ka të bëjë me shfarosjen e 6 milionë hebrenjve
gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Ka të tillë që thonë se holokausti është një mit
dhe se numri prej 6 milionë hebrenjve të vrarë është i zmadhuar).
* * *
Nata e
kristaltë (Kristalnacht) njihet edhe me emrin Reichskristalnacht (Nata e
kristaltë perandorake). Dhuna mbi hebrenjtë në mesnatën e 9 dhe 10 nëntorit të vitit
1938 është quajtur edhe si Pogromnacht (Nata e pogromit). Bëhet fjalë për pogromin
e madh që ndodhi në mbarë Gjermaninë në natën e 9 nëntorit të vitit 1938, duke
përfshirë edhe orët e hershme të ditës së nesërme. Pogromi ka qenë i drejtuar
kundër hebrenjve në mbarë Gjermaninë.
Kjo
ndodhi atë mbrëmje, paraqet hyrje në holokaust.
* * *
Nata e
kristaltë shkaktoi reagime të ashpra në mbarë botën. Të gjitha lëvizjet pro-naziste
në Evropë dhe në Amerikën veriore u diskredituan dhe me kalimin e kohës, lëvizjet
e tilla filluan të shënojnë rënie. Pogromin e dënuan një numër i madh gazetave,
ndërsa disa prej tyre e krahasuan atë me pogromet vrasëse në Rusinë cariste
gjatë viteve ’80 të shekullit XIX (1880). SHBA-ja e tërhoqi ambasadorin e vet
nga Gjermania, por nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike. Shtete të caktuara,
në shenjë proteste, i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë.
Edhe pse
dyqanet dhe marketet e hebrenjve tanimë ishin plaçkitur krejtësisht, ndjekja e
tyre në Gjermani dhe dëmi ekonomik që iu shkaktua atyre, nuk përfundoi me pogromin. Siç u tha dhe më lartë, ata u detyruan t’i
paguajnë qeverisë naziste një gjobë kolektive në një shumë prej 1 miliardë markash
gjermane.
Duke e
paralajmëruar arkëtimin e detyrueshëm të gjobës, zyrtari i lartë nazist Herman
Gering, i cili qysh më herët ishte angazhuar për të marrë masa ndaj hebrenjve,
i përshkroi kushtet e rënda të cilave u ishin ekspozuar hebrenjtë pas natës së kristaltë:
“Hebrenjtë e Gjermanisë, si dënim për krimet e tyre të neveritshme, detyrohen të
paguajnë një shumë prej një miliardë markash gjermane. Thiu nuk ka për të kryer
vrasje tjetër. Sa për t’ua rikujtuar, po ju them se unë nuk do të kisha dashur
të jem hebre në Gjermani”.
(Më vonë,
ky dënim kolektiv, me konventat e Gjenevës - u ndalua).
* * *
Kjo natë shënon
në një fazë të re të veprimeve antisemitiste të partisë naziste dhe të aparatit
shtetëror. Më vonë pason deportimi dhe shfarosja përfundimtare e pjesës dërmuese
të hebrenjve që jetonin në Gjermani. Ndonëse në atë kohë pak njerëz e
paramendonin, pogromi i natës së kristaltë ishte hap i parë i ndjekjes
sistematike dhe i vrasjeve masive të hebrenjve në mbarë Evropën.
* * *
Duke qenë
se data e pogromit në natën e kristaltë përputhet me datën e rënies së murit të
Berlinit, autoritetet gjermane morën vendim që 9 nëntori i vitit 1989 të mos
caktohet si festë e re kombëtare e Gjermanisë.
Si festë e
ribashkimit të Gjermanisë është caktuar 3 tetori i vitit 1990.
* * *
Shprehja “natë
e krsitaltë” sot shpesh përdoret për të përshkruar trazira të ngjashme etnike
ose fetare në ndonjë vend të botës.
Emri i kësaj
ngjarjeje është mjaft kontravers. Shumë njerëz e kanë quajtur Kristalnacht (natë
e kristaltë) për shkak të xhamave të thyera të dyqaneve, pronarë të të cilëve
kanë qenë kryesisht hebrenjtë.
Në parim,
për këtë term ka dy sqarime: Historiani i specializuar për Gjermaninë moderne Dr. Valter H. Pele, thotë se termi i sipërthënë
nuk duhet të përkthehet ad litteram. Sipas tij, qëllimi i autoriteteve naziste
ka qenë që nëpërmjet një termi të tillë dhunën ta propagandojë në mënyrë metaforike
si “dritë dhe shkëlqim” për Gjermaninë.
Pogromet
e nëntorit nuk kanë qenë shpërthim “spontan i mllefit të popullit gjerman” siç ka
tentuar ta paraqesë propaganda naziste, por terror i organizuar dhe i kryer nga
shteti nazist.
Sot në Gjermani
kryesisht përdoret shprehja Pogromnacht (nata e pogromit), që paraqet një konsensus
se termi Kristalnacht është një shprehje tejet eufemike.
* * *
Nata e
kristaltë të përkujton Natën e Bartolomeut, përkatësisht masakrën masive ndaj
hugenotëve, të kryer në
Figurativisht,
shprehja “Natë e Bartolomeut” përdoret për çdo barbari dhe vrasje masive të njerëzve.
* * *
Më 30
qershor dhe më 1 korrik 1934 ndodhi në Gjermani ajo që njihet si Natë e thikave
të gjata që ka të bëjë me pastrimin vdekjeprurës dhe gjakderdhjen të urdhëruar
nga Adol Hitleri. Vrasësit fanatikë nga radhët SS i sulmuan krerët e
eskadroneve të SA-së, politikanët dhe kundërshtarët e tjerë. Zyrtarisht thuhet
se brenda këtyre dy ditëve u vranë 77 oficerë të lartë të SA-së famëkeqe të udhëhequr
nga Ernst R?hm, por supozohet se numri i të vrarëve ka qenë mbi 400. Fyreri i
arsyetoi vrasjet para gjermanëve me pohime të rrejshme se kreu i SA-së paska përgatitur
grusht shteti. Shprehja natë e thikave të gjata buron nga beteja për mitin mbi
mbretin Artur.
* * *
Natë të kristaltë
përjetuan edhe shqiptarët e qytetit të alfabetit – Manastirit. Me fjalë të tjera,
më 2 maj 2001 një numër i madh sllavo-maqedonasish, në orën 8 të mbrëmjes, nëpër
rrugët e qytetit i sulmuan shqiptarët, duke ua thyer dyqanet dhe duke ua vënë zjarrin
shtëpive, përkatësisht ndërtesave të banimit dhe lokaleve afariste. Sulmet e tërbuara
të sllavo-maqedonasve, me të njëjtin intensitet vazhduan edhe të nesërmen. Lidhur
me këtë masakër reagoi nga Brukseli edhe Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së -
Havier Solana. Për qetësimin e situatës apeloi edhe Presidenti amerikan Xhorxh
W. Bush.