Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Mes lindjes e perëndimit
E enjte, 31.10.2013, 09:48 PM
Mes
lindjes e perëndimit
Nga Ndue Ukaj
Si komb i
formuar vonë, i dalur nga robëria e gjatë, me shumë plagë, i tkurrur e ndarë gjeografikisht,
kemi filluar t’i duam të tjerët, pa u mësuar njëherë ta duam vetveten. E,
dihet, kjo “dashuri”, s’është gjë tjetër, veç papjekuri dhe shfaqje infatile e
një amnezie historike e kulturore. E tillë është edhe dashuria e dekadës së fundit,
turko-shqiptare, që herë pas here shpërfaqet si një ogur i keq për ne dhe të ardhmen
tonë. Jo pse shqiptarët s’kanë nevojë për
bashkëpunim me shtetin turk, jo pse shqiptarët duhet të kultivojnë urrejtje për
këtë shtet, i cili të kaluarën na ka shkaktuare shumë të këqija, por pse kjo
dashuri, shpalosë enigmën e një të kaluare, e një plage, nga e cila cilës s’jemi
shëruar ende- plagë kjo që po bëhet stagnim për ecjen tonë kah perëndimi, aty
ku synojmë të integrohemi si komb.
Dihet mirëfilli
se njohja e vetvetes, fillon me njohjen e së kaluarës. Këtu kemi ngecur, sepse
politikanë të ndryshëm vasalë, me disa agjitatorë të idesë neoosmane, po
ndikojnë në fragmentimin e së kaluarës së përbashkët. E, dihet se kur
fragmentohet e kaluara, s’ka sesi të jetë e ndritshme e ardhmja.
Bashkëjetesa
e popujve, është një dëshirë e përhershme e njerëzimit, e kërkuar me nganjëherë
me ngulm. Mirëpo, kjo dëshirë, asnjëherë s’është bërë Kopsht Edeni. Kjo për
faktin, se këtë dashuri çdo herë e ka prish një Evë lakmitare, apo një gjarpër
mashtrues.
Javën e
kaluar, “vëllezërit” na fyen, na përçmuan, na preken nderin e te kaluarën dhe
ne fund ju kërkuan falje serbeve. Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davatoglu, i
cili i konsideron shqiptaret mbetje osmane në Ballkan, ishte e udhës t'iu kërkonte
falje shqiptareve. E disa shqiptarë, që krekosen e përbehen në këtë vëllazëri,
tash duhet ta kuptojnë se në fund të fundit, aleanca serbo-turke, është shumëfish
me e
Ajo çka
ndodhi javën e kaluar në Prizren, ku në një podium të ngritur për ardhjen e
kryeministrit turk, R. Erdogan, (të keqpërdorur në një fushatë elektorale), u
tha: “Kosova është Turqi”, është një marri e madhe. Në atë podium, Erdogani u duartrokit. Për më tepër,
ai u glorifikua dhe ju propozua shqiptarëve si model. E në të vërtet, shqiptarët
e dinë mirë se ai s’është lider për t’u lakmuar, sepse përfaqëson një model të shtypjes,
të një pushteti jo demokratik, që vret protestues, burgosë gazetarë, artistë dhe
që e shkatërron traditën liberale e sekulare të shtetit turk.
Përballë parullave
të rrezikshme të shefit të qeverisë turke, dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama
e Hashim Thaqi, duartrokitën të ekzaltuar dhe të njëjtit u çirren me një patetizëm
absurd e krejt të pakuptimtë për marrëdhënie vëllazërore me Turqinë. E gjithë kjo s’do të përcillej me kaq ndjeshmëri
të theksuar publike, sikur të mos njihej botërisht doktrina neoosmane e këtij
shteti.
Është për
të ardhur keq sesi dy kryeministrat shqiptarë, të ekzaltuar harruan zotimet e
tyre për liri, demokraci dhe ecjen ka Europa, e ranë preh e një lideri që sot
ka një projekt ekspasionues neoosman, i cili projekt do t’i riciklojë “mbetjet
osmane në Ballkan”. Dy kryeministrat tanë
vasalë, nën dëlirin e mysafirit, harruan
po ashtu se shqiptarët kanë kujtesë të keqe me fjalimet e tilla, harruan se
historia e formimit të identitetit shqiptar, pa dashjen tyre, është histori
antiosmane. Madje, harroj edhe Hashim Thaqi se nga doktrina të tilla
hegjemoniste, është helmuar krejt
Ballkani dhe ka rezultuar me luftëra e gjakderdhje. Thjesht, ajo çka ndodhi në Prizren, ishte një
marri dhe për këtë, përgjegjësia bie mbi dy vasalët tanë, po aq sa mbi liderin
turk.
Nga
fjalimi i Erdoganit, u fyen dhe u përçmuan shqiptarët, u prek në sedër qenia
shqiptare dhe u demonizu krejt historia shqiptare. Kjo marre shpërtheu e kundërmoj
keq tek gjithë ata që ndjehen shqiptarë.
Reaguan
analistë e opinionistë, figura të njohura të jetës publike, si dhe shkrimtari
ma i madh shqiptar, Ismail Kadare. Thjesht, u quajt një turp kombëtar.
Të prekur
nga përbuzja e sofrës së mirëpritjes, reagoj me të drejt edhe Ipeshkvi i Kosovës,
Dodë Gjergji, duke i kujtuar kryeministrit turk se edhe vëllait nganjëherë kur
e tepron, i thuhet: “ti n’shpi tane, unë n’shpi teme.”
E krejt
ndryshe ishin reagimet e Serbisë, që ka po ashtu tendenca hegjemoniste ndaj
Kosovës. Ndërkaq disa qarqe mediatike
dhe palo analistë, u përpoqën që të krijojnë një lidhje mes deklaratave të pushtetarëve
serb dhe deklaratës së Ipeshkvit Dodë Gjergji. Ky i fundit, si prelat i Kishës
Katolike, duke qenë në vazhdimësi të angazhimit për fe e atdhe, bëri atë që ka
bërë çdo herë kisha shqiptare, duke e lidh fatin e vetë, me fatin e popullit,
siç e lidhte në shek. XVII korifeu i kulturës shqiptare, Pjetër Bogdani, që kudo
ishte, thoshte: “Fati i popullit, është fati im.”
Andaj,
asgjë se honepsë ekzaltimin e dy kryeministrave shqiptarë, përballë kryeministrit
të Turqisë, R. Erdogan. Madje, asgjë s’e honeps dashurinë foshnjore për një perandori
që s’është më.
Përkundrazi,
shqiptarët, në prag të 101 vjetorit të çlirimit nga Perandoria Osmane, duhet të
këndellën nga amnezia historike, e shkëpusin nga prangat e robërisë shpirtërore
dhe të ecin vetëdijshëm drejt së ardhmes së tyre.