E diele, 19.05.2024, 04:14 AM (GMT+1)

Editorial

Veneta Çallpani: Kafsha - njeri apo njeri - kafshë?!

E shtune, 23.11.2013, 10:10 PM


Nga kafsha - njeri apo nga njeri - kafshë?!!!

Nga Veneta Çallpani

Gjithmonë kurioziteti për të njohur njeriun (si rrjedhojë dhe veten time) më ka shtyrë që përvec shkrimeve të studioj mjeksinë, sikur e fshehta jonë të jetë fshehur aty, por sa më shumë mësoj aq më pak më duket se di, dhe aq më shumë më shtohet kureshtja. Si shkrimtare, më duket sikur njohuritë shkencore dhe shpirti bëjnë luftë me njëra tjetrën,  dhe përfundimi është ky : po shkruaj për njeriun... Kur them njeriun, mendja kthehet pas në kohë dhe kujton të gjitha hipotezat (për mua akoma hipotez mbeten të gjitha) që janë hedhur për prejardhjen e tij. Nga kafsha - njeri... Njeri që flet, llogjikon,  ndien. Njeriu që po ndryshon botën, që po ndryshon teknologjinë,  po përparon.. Dicka më ther në zemër kur mendja thot " po përparon" sepse zemra e koncepton ndryshe përparimin që truri ia përcjell. E kjo më bën të ndihem keq. Ndjenjat dhe arsyeja janë ato që e diferencojnë njeriun nga krijesat e tjera, pra kafshët,  por sot ky diferencim po zvogëlohet kaq shumë. Më dëgjojnë veshët, dhe më shohin sytë gjëra të tmerrshme. Njerëz që vrasin,  burra që përdhunojnë,  nëna që hedhin në mbeturina fëmijët e tyre,  vajza apo djem që i hedhin tutje prindërit,  që I vrasin për para,  motrat dhe vëllezërit xhelozojnë mes tyre sa arrijnë dhe në fatalitet dhe...Ufff nuk mund as ti kujtoj të gjitha, dhe dora po më dridhet. Nuk mund ta duroj këtë dhimbje, e cila në mungesë të dashurisë dhe e rrethuar më shumë nga urrejtja e zila,  po shtohet cdo ditë,  e kjo dhimbje po më merr frymën sepse... Njerëzit po shndërrohen në kafshë, megjithëse, kafshët e të njëjtit lloj nuk e vrasin njëri- tjetrin... Cfarë po ndodh me qënien tonë?! Nuk e di ku ta gjej përgjigjen sepse cuditërisht shpirti i trazuar dhe i mërzitur nuk më lejon të besoj mendjen dhe arsyen që po zhvillojnë teknologjinë por po vrasin shpirtin.. Dhe unë kam frikë, sepse ndiej akoma,  dhe po më duket vetja specie në zhdukje..!



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora