Editorial
Palush Domgjoni: Kthimi i Nipave te Sulltanëve në Kosovë
E marte, 29.10.2013, 08:11 PM
Kthimi i Nipave te Sulltanëve në Kosovë
Nga Palush Domgjoni
Kthimi i
Neo-Omsanëve në ish- vilajetet e Perandorisë Osmane.
Perandoria
Osmane pushtoi këtë tokë në shekullin 15 në mënyrë barbare dhe e sundoi barbarisht. Njerëzit u konvertuan me dhunë në
Islam, arsimimi nuk u lejua, identiteti
shqiptar, që i takon civilizimit të krishterë,
u ndryshua me dhunë. Më shumë se pesë shekuj, Kosova ishte nën sundimin otoman,
në kuadër të Perandorisë në vitin 1912 ajo ishte ndër rajonet më të prapambetura
dhemë të varfëra në Evropë .
Tre vjet
më parë, Kryeministri turk Rexhep Tajip
Edrogan vizitoi Kosovën dhe foli në superlativ për sulltanët e tij "heronj"
, të cilët ai i konsideron dukshëm si paraardhës të tij. Në vend që të kërkojnë
ndjesë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Perandorisë Osmane gjatë 500
viteve të okupimit, ai lobon për këtë perandori.
Pjesëmarrja
e Kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan më
Vizita e
Erdoganit në këtë kohë të zgjedhjeve lokale në Kosovë tregon qartë lidhjen e
tij të ngushtë me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Disa analistë nga
Kosova kanë paralajmëruar shpesh se Erdogan ka një ndikim të madh në qeverinë e
Kosovës. Shteti më i ri në Evropë i cili u çlirua nga fuqitë perëndimore prej
diktaturës së Millosheviçit, dhe u mbështet në shumë mënyra, nga OJQ perëndimore dhe shumë iniciativa private,
të tilla si Caritas Zvicerran, Austriak etj,
ndërtimi i shtepive private, shkolla dhe spitalet, pastaj pavaresia u mbështet
nga vendet perëndimore, tani ky shteti më i ri është për fat të keq nën
ndikimin e kryeministër turk, i cili shtyp demonstruesit në vendin e vet me
dhune dhe është mbështetës i
fondamentalistëve islamikë.
Ndikimi
fetar dhe ekonomik të Turqisë
Imam Naim
Tërnava, Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, është njëri prej imamëve në Kosovë,
të cilët kanë studiuar në botën arabe, dhe sipas mediave hulumtuese ka një raport
të ngushtë me radikalët islamik. Për të përhapur ideologjinë radikale fetare - politike
në të gjitha vendet me popullsi myslimane, është qëllimi i kryeministrit
Erdogan .
Imam Naim
Ternava ka një miqësi të mirë me Erdogan. Dy vjet më parë, sipas gazetes "
Zëri " Imma Naim Ternava kishte
marrë pjesë në varrimin e nënës së Erdoganit.
Sipas
deputetës së nderuar znj. Alma Lama- deputetete në parlamentin e Kosovës në maj
2013, një delegacion i Parlamentit të Kosovës, kishte vizituatr Turqinë në fillim
të takimit, zoti Erdogan kishte pyetur
se çfarë ndodhi me xhaminë në Prishtinë ? Imam Naim Ternava, ishte ankuar para Erdoganit, se autoritetet e
Kosoves kanë refuzuar një kërkesë për leje, për ndërtimin e një xhamie në qendër
të Prishtinës. Në vend që ai te ankohet në autoritetet e larta në shtetin e
tij, ai u ankua para Erdoganit. Në Xhami të Kosovës predikohet kundër vlerave
kombëtare, ofendohet Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Pjeter Pogdani etj, E gjithë
kjo nuk është në shërbim të tolerances në vend dhe i shërben dikujt tjetër e jo
shqiptarëve. Gergj Fishta në Konferencën e Versaijt, në fjalimin e tij thoshte
jemi popull me tre fe, por pa Shën Bartolome. Themeluesit e kombit shqiptar dhe
gjithë patriotet shqiptarë na mësuan kush jemi dhe nga duhet të shkojmë. Secili
popull në botë rrespekton kombin dhe vlerat e tij kombëtare.
Turqit në
vitet e fundit, janë menaxherë dhe
pronart të ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë . Kompanitë turke kanë fituar
kontrata të mëdha, autostrada më e madhe
është ndërtuar nga kompani turke, edhe pse kompani perëndimore kishin aplikur në
tender, ata nuk kishin asnjë shans, për shkak se kompanitë turke ishin të vaforizuara,
sepse e njohin „ryshfetin“ më mirë.
Kompania
turke "Calik Halten" e Berat
Albayrak , dhëndrrit të Erdoganit, në bashkëpunim me "Limak Holding" janë fitues të tenderit për blerjen e distribucionit
të KEK-ut. Ky u shit për 26 milionë euro, e cila konsiderohet nga ekspertët ekonomikë, si një dhuratë
për këto kompani, për shkak se një çmim të vërtetë duhet të jetë shumë më e
lartë .
Turqit
gjithashtu kanë kontrollin e aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë, si i vetmi
aeroport ndërkombëtar në vend .
E gjithë kjo
ndodh për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes kryeministrit Erdogan dhe
Qeverisë së Kosovës dhe sidomos Kryeministrin Thaçi dhe koalicioni të tij
qeveritar , i përbërë nga partitë konservative islamike .
Më së miri
tregon këtë marrëdhënie, siç është cekur më lart, vizita e Erdogan në Kosovë në
kohën e zgjedhjeve lokale. Vizita kishte qëllim për të mbështetur Thaçin, sepse
i ka mbështetur kompanitë turke, për të ia kthyer huanë.
Politika
kosovare është, për fat të keq, e afërt me kryeministrin Erdogan, i cili
ushtroj dhunë në Sheshin Taksim në Stamboll
kundër demonstruesve , i cili udhëheq një regjim autoritar , dhe mbështet
fondamentalistët.
Më 23.10.
2013 Erdogan vizitoi Kosovën në hapjen e
terminalit të ri të aeroportit në Prishtinë. Mirpo këtu mund të shikohet qartë se
ai nuk ka ardhur si një mysafir. Ndikimi i tij mbi qeverinë e Kosovës shihet
dukshëm kudo. Ai përziehet në çështjet të
brendshme të Kosovë, çfarë është me të drejtë ndërkombëtare e pa pranueshme.
E mirëpritet
një Kryeminister dhe e quajtët vëlla, i
cili demonstrata e sivjetme për një Turqi demokratike, për një shtet të së drejtës,
për liri dhe të drejta të njeriut, kundër autoritarizmit të regjimit të Erdoganit,
i cili po tenton ta kthejë Turqinë nga një
shtet sekular në një shtet fetar, ta kthejë Turqinë mbrapa viti 1930, në
sheshin “Taksim” i shtypi me dhunë , dhe se me anë të kësaj dhunë Erdogan e mbijetoi rënien dhe erdhi per
vizite ne ish Vilajetin e Peranodrisë barbare Osmanne, Kosovën, të cilën për më
shumë se 500 vite e sunduan “heronjëtë” barbarë të tij. Ky Kryeminister e
mbijetoj rënien, sepse kundër tijë ishin ata që deshirojnë një Turqi
demokratike, dhe se nuk munden ti përballojnë dhunës së ushtruar kundër tyre,
nuk ishin kundër tij kryengritesit fundamentalistë fetarë, sepse ata janë me të.
Mirepo ai para botës demokratike dëshmoi
se Turqia është shumë larg demokracisë, shumë larg lirive e të drejtave të njeriut,
shumë larg shtetit të së drejtës dhe vlerave të përbashkëta europiane. Vlera të
përbashketa ka vetëm me turkofilet shqipfolës.
Pasi që Qeveria
e Kosovës mbrojti dhunën e hapur të Recep Tayp Erdogan-it, ushtruar kundër
protestuesëve demokratik, të cilët kërkonin një Turqi demokratike. Me daten 23.10.
2013 erdhi për vizitë, kryeministri Erdogan, erdhi në Prizren për të i kthyer
borxhin Thaqit. Erdhi baba dovleti si Joker për te mbështetur PDK-në, në zgjedhje.
Erdhi për të bindur ca prizrenas. Erdhi për të marrë kokrrat e popullit dhe për
t’i dhënë Thaçit. Për t’ia kthyer borxhin, për të falënderuar për mbështetjen e
dhënë gjatë dhunës demokratike në sheshin
“Taksim”, si dhe për ta falënderuar për favorizimin që ju ka bëre
kompanive turke, të cilave ju dha tenderet më të medha, ju shiti pasuritë më të
mëdha publike të Kosovës ju dha këtyre kompanive turke me çmime shumë të lirë.
Shumë terminle
në Aeroporte nëpër botën demokratike hapen dhe nuk marrin pjesë as ministra, e
lere më kryeministra të huaj, kjo vizitë e Erdoganit ishte me prapavijë djallëzore,
të cilën vetëm nipi i Sulltanëve di ta bëjë këte dhe trukofilet shqpfolës, të cilët
e mirëpresin dhe e quajnë vëlla. Kryeministri anadollak Erdogan, erdhi ne Prizren, për t’i bindur prizernasit
të votojnë kandidatin e PDK-së, i cili është nëpër hetime, për keqpërdorim
fondesh publike, nuk më habit përkrahja nga ana e Erdoganit, sepse për derisa
ky përkrah fundamentalist nuk pritet tjeter nga ky, por më shumë me habiti vizita e kryeministrit
të Shqipërise zotit Rama dhe pjesëmarrja
e tij në këtë fushatë, i cili në njëren anë na flet tër kohën për një Shqipëri
europiane, ndërsa merr pjesë në një përurim të një terminali në aeroportin ndërkombëtar
të Prishtinës, i udhëhqur nga një kompani që fitoj tenderin jo sipas parimeve të
konkurrences së lirë dhe ligjit mbi porokurimin publik, por sipas parimit të ryshfeteve.
Nëse merr pjesë në këtë festë, ku merr pjesë njeriu që ushtroj dhunë kundër
protestueseve demokratik dhe e quan vëlla,
si mundë ta akuzosh Berishen për 21 Janarin ?!!. Si munde të akuzosh dikë
për korrupsion kur përkrah një parti që e ka fundose vendin, në varferi, në korrupsion,
nepotizem, kontroll të sistemit gjyqësore dhe kontroll të sistemit arsimore?!. Kjo
është Qeveria që ju zoti Kryeminister i Shqipërise e përkrahni.
Kjo mikëpritje
e Erdoganit këto ditë, i cili erdhi dhe
ofendoj në vendin tënd ështe vetëdije e ulët kombëtare. Si mundë të mikëpritet
njëriu, i cili në vend që të kërkojë falje për 500 vite sundim barbar, vjen dhe
flet në superlativ për historinë e “heronjëve” të tij Sulltan, që sot do
kishin vendin në Gjykaten e Hages për krime Lufte.
Zoti
kryeminister Erdogan, nipi i Sulltanëve
Historia
ne si dy popuj shiptarë dhe turk na ndanë, e nuk na bashkonë, historia na
kujton pushtimin, vrasjet, dhunimet, marrjen e femijëve peng, shënderrimin e
shqiptarëve në skllevër nëpër shkretira të Anadollit. Nën pushtimin e
perandorise Osmane ne mbetëm vendi më i prapambetur i Evropes, si pasojë e
sundimit te Sulltanëve “heronjëve” tu, ne u ndame nga territori Shqiptar, si
pasoj e sundimit të perandorisë së paraardhësve tuaj me të cilën ti mburresh,
ne ishim të ndarë në vilajete e nuk figuronim si Shqiperi ne hartat e
perandorise osmane, në kapitullimin e peranodrisë së heronjëve të juaj, në traktatin
e Shën Stefanit 3 mars 1878, Shqipria nuk figuron fare si tërsi teritoriale,
por si Vilajete. A na bëjnë këto vëllezër, a na bashkojnë këto si popuj?! JO i
nderuar diktator neo-otoman, sepse fatkeqësia më e madhe e kombit shqiptar
ishte pushtimi Osman, ishte një histori e gjatë tragjike, që synoi zdhukjen nga
harta dhe historia kombin shqiptar. Duke mos i njohur kurrë as gjuhë as kulturë
e as ekzistncë.
Raporte
reciproke ekomonike dhe diplomatike me çdo shtet, por jo me ata që dëshirojnë,
politika vazaliteti.
Kosova i
përket kontinentit Evropë dhe vlerat shqiptare janë vlerat evropiane. Përpjekjet
Erdoganit, janë vetëm në interes të vendit të tij, me këtë fiton Turqia e jo
Kosova. Popullit shqiptarë nuk i duhet kjo, qytetarët kosovarë kanë nevojë për
një shtet të së drejtës, një vend demokratik, liri dhe të drejta të njeriut
dhe jo influencë nga diktatorë dhe mbështetës
fundamentalistëve. Nuk duhet që harmoninë të cilën, për shumë shekuj shqiptarët
e kanë krujuar, të na shkatërrojë akush.