Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Shqiptarët dhe Amerika
E shtune, 16.11.2013, 09:11 PM
SHQIPTARËT DHE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
Nga Xhelal Zejneli
Shqiptarët
në Ballkan janë një popull që rrethohen nga armiq: nga serbë, grekë, bullgarë,
malazezë dhe sllavo-maqedonas. Pra, shqiptarët e Gadishullit rrethohen
kryesisht nga popuj sllavë. Këta janë popuj të cilët i takojnë të njëjtës
familje – asaj sllave.
Sllavët e
Ballkanit historikisht kanë qenë nën mbrojtjen e Rusisë së madhe.
Shqiptarët, jo vetëm që rrethohen nga popujt sllavë të rajonit, por këta popuj e kanë edhe mbështetjen e një fuqie të madhe – Rusisë.
* * *
Në Luftën
e Parë Botërore, Greqia dhe
Në kështjellën
Kalemegdan të Beogradit, që ndodhet 500-600 m larg qendrës së këtij qyteti, ka
një përmendore monumentale prej mermeri të bardhë, në të cilën shkruan: “E duam Francën, ngase edhe ajo na ka dashur
neve” (Volimo Francusku jer je i ona volela nas). Një president francez,
gjatë vizitës së tij në
Nga kjo që
u tha më sipër rezulton se serbët dhe grekët, këta armiq historikë të shqiptarëve,
mbështeten jo vetëm nga Rusia sllave, por edhe nga
* * *
Një pjesë e madhe e shqiptarëve, si pasojë e sundimit të Perandorisë Osmane u konvertuan në fesë islame. Evropa ndërkaq, është kontinent i popujve të krishterë. Të jesh popull me fe islame, në kontinentin e popujve të krishterë, do të thotë të mos e gëzosh mbështetjen e njëmendët të kancelarive të Evropës. Fuqitë e mëdha të Evropës shqiptarët i kanë konsideruar si mbetje turke në Ballkan, si përçues të interesit turk në rajon dhe si popull që funksionon me vlera orientale – turke, arabe, persiane dhe islamike në Evropën e krishterë. Si të tillë, shqiptarët janë privuar nga mbrojtja e Perëndimit.
* * *
Si
rrjedhojë e rrethanave të lartpërmendura, me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në
Londër të mbajtur në vitet 1912-1913, më tepër se gjysma e popullit
shqiptar dhe e territorit të tij mbetën jashtë vendit amë – Shqipërisë dhe sot
shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën
lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Çamëri.
Territoret e shqiptarëve u grabitën prej vendeve armike: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
* * *
Shqiptarët,
një popull i vogël, si pasojë e rrethanave historike u përkasin tri feve:
katolike, ortodokse dhe islame. Gjatë historisë politike të kohës më të re,
shqiptarët ishin nën ndikimin e Romës, të Athinës dhe të Stambollit.
Ndikimet
e qendrave të sipërthëna, me të madhe ushtrohen dhe sot. Roma dhe Vatikani
synojnë të ushtrojnë ndikim mbi shqiptarët e besimit katolik; Athina dhe Moska
synojnë të ushtrojnë ndikim mbi shqiptarët e besimit ortodoks; ndërkaq Ankaraja
dhe bota arabe, përkatësisht ajo islamike synojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre
mbi një pjesë të shqiptarëve të besimit islam.
Përçarja eventuale e shqiptarëve mbi baza fetare do të shkaktonte bosnizimin, për të mos thënë dhe libanizimin e kombit shqiptar.
* * *
Duke qenë
një gjysmështeti, Shqipëria gjatë tërë shekullit XX nuk arriti ta marrë veten. Ajo
mbeti rajoni më i pazhvilluar i Ballkanit dhe i Evropës.
Viset
shqiptare që u pushtuan nga
Golgotë,
prej eskadroneve të krimit dhe të vdekjes, të udhëhequra nga gjenerali kriminel
Napoleon Zervas (1891-1957) përjetuan dhe çamët.
E
përgjysmuar, Shqipëria nuk mund të konsolidohej, nuk mund të zhvillohej dhe as
të ngrihej në shtet demokratik. Pjesën më të madhe të shekullit XX, si pasojë e
përgjysmimit të trungut kombëtar dhe e ngecjes në zhvillim, ajo e kaloi nën
diktaturë, si para Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe pas saj.
Pra,
shqiptarët:
-
ballafaqohen me një rrethim tragjik; d.m.th. janë të rrethuar prej popujve
sllavë të Gadishullit: serbëve, bullgarëve, malazezëve dhe sllavo-maqedonasve;
-
shqiptarët rrethohen edhe prej armiqve grekë;
- fqinjët
e shqiptarëve gjithmonë kanë pasur aspirata t’i pushtojnë pothuajse të gjitha
territoret e tyre;
- fqinjët
grabitqarë të shqiptarëve kanë pasur mbështetjen e Rusisë;
- Serbia
dhe Greqia e kanë gëzuar mbështetjen e Francës;
- një
pjesë e kombit shqiptar i takon fesë islame, ndërsa gjeografikisht Shqipëria i
takon Evropës së krishterë;
-
shqiptarët u përkasin tre besimeve fetare dhe si të tillë mbi ta synojnë të
ushtrojnë ndikim Perëndimi, Lindja dhe Orienti turko-arabo-islamik.
- shqiptarët janë popull i veçantë i
botës indoevropiane. Me fjalë të tjera, ata nuk i takojnë asnjë familjeje të
popujve idnoevropianë. Në gjirin e botës indoevropiane shqiptarët përbëjnë
familje të veçantë. Duke qenë popull i veçantë, janë edhe të vetmuar.
* * *
Duke qenë
të vetmuar, shqiptarët janë edhe të rrezikuar.
Duke qenë
popull i islamizuar, me pozitë në Evropën e krishterë, prej disa kancelarive të
kontinentit, e sidomos nga Moska, që nga kriza e dytë lindore (1877) e deri më
sot, shqiptarët janë konsideruar si popull me identitet të diskutueshëm.
Një popull, fajet për ngecjen e vet në histori, më parë se te të tjerët, duhet t’i kërkojë në vetvete.
* * *
Shqiptarët
janë i vetmi popull në rajon i cili nuk ka të ndërtuar një projekt apo një program
kombëtar. Shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Gadishull i cili nuk
ka të përkufizuar ideologji kombëtare.
Duke mos
pasur një program kombëtar dhe një ideologji kombëtare, shqiptarët nuk e kanë të
përkufizuar as edhe interesin strategjik kombëtar.
Shqiptarët nuk e
njohin sa duhet historinë e vet kombëtare. Shqiptarët nuk u kushtojnë rëndësi të duhur
vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe ngritet vetëdija kombëtare, siç janë: gjuha
dhe historia e saj, arti popullor, historia kombëtare, prejardhja e racës,
pastërtia e racës, autoktonia, personalitetet historike, gjeografia kombëtare,
etnografia, virtytet kombëtare, traditat kombëtare, arti muzikor popullor, arti
figurativ kombëtar, raportet me fqinjët, armiqtë historikë, aleatët historikë,
aleatët e natyrshëm.
Njohja e
vlerave kombëtare dhe e vlerave shpirtërore është conditio sine qua non e
ndërtimit të vetëdijes kombëtare.
Duke qenë
se shqiptarët nuk e njohin sa duhet historinë e vet kombëtare, rrjedhimisht ata
kanë një shkallë të ulët të vetëdijes kombëtare.
Pak
shqiptarë e dinë se studiuesit gjermanë janë marrë me studime shqiptare, duke
filluar që nga filozofi dhe matematikani Gotfrid Vilhelm Lajbnic (Gottfried Ëilhelm Leibniz, 1646-1716), i
cili më 1705, bashkë me studiuesin e hershëm të gjuhës shqipe Erik Hemp i
paraqitën teoritë e para të prejardhjes ilire të shqipes dhe këtë, gjermanët
nuk e bëjnë rastësisht. Këto studime janë pjesë e interesit kombëtar të faktorit
gjerman.
Në mungesë
të programit kombëtar, shqiptarët nuk ia dolën të ngriten gjatë historisë, e
deri në ditët tona, në popull politik.
Më kot je
atdhetar, po qe se nuk ke formim politik. Atdhetarizmi nuk është vetëm
folklorizëm.
Politika
nuk është punë individësh, grupesh të interesit apo partish politike. Ajo është
çështje që përpunohet deri në përkryerje dhe që ndiqet nga institucionet më të
larta të shtetit, bazuar në studimet komplekse shumëdimensionale të
institucioneve më të larta shkencore të kombit.
Si pasojë
e rrethanave historike dhe e rrethimi tragjik, shqiptarët janë vonuar gjatë historisë.
Të vonuar
në histori, shqiptarët kanë ngecur edhe ekonomikisht.
Si
rrjedhojë e ngecjes në zhvillim, shqiptarët nuk kanë arritur të krijojnë determinantë
sociologjikë dhe politikë relevantë të zhvillimit kombëtar. Me fjalë të
tjera, nuk kanë arritur të krijojnë klasë politike, klasë intelektuale dhe klasë
shoqërore të konsoliduar. Për elitë politike, intelektuale dhe
shoqërore shqiptare as që mund të flitet.
Të vonuar
në histori, të ngecur në zhvillim, me klasë politike, intelektuale dhe
shoqërore të kufizuar dhe pa elitë politike, intelektuale dhe shoqërore,
shqiptarët në Ballkan mbetën një popull social. E popujt socialë, preokupim
kryesor e kanë, jo kombin dhe shtetin,
por ekzistencën dhe mbijetesën.
Shqiptarët
si popull social, përbëhen prej dy segmenteve shoqërore:
- e para,
një pakicë e vogël e kombit, në rrugën abuzive synon të pasurohet brenda natës
dhe të shndërrohet në shtresë të lartë të shoqërisë;
- pjesa
dërmuese e shqiptarëve luftojnë për të mbijetuar, ose synojnë t’i lënë trojet
amtare, për të emigruar në Perëndim, deri edhe përtej deteve dhe oqeaneve,
drejt SHBA-së.
Shqiptari
i varfër nuk e ka preokupim parësor gjuhën amtare, flamurin, historinë
kombëtare, Skënderbeun, fenë, virtytet dhe traditat kombëtare, lashtësinë e
racës dhe pastërtinë e saj, prejardhjen ilire, të qenët autoktonë.
Në mungesë
të vetëdijes
historike dhe të kujtesës historike, në mungesë të programit
kombëtar dhe të ideologjisë kombëtare, pas Luftës së
Dytë Botërore Enver Hoxha e lidhi Shqipërinë me Lindjen bizantine dhe me
lindjen e largët: me Beogradin, me Moskën dhe me Pekinin. Me fjalë të tjera,
Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë nga Perëndimi, d.m.th. nga anglo-amerikanët për
t’u lidhur me armiqtë e përbetuar të shqiptarëve – me Jugosllavinë të dominuar
prej serbëve dhe me BRSS-në, të mbizotëruar prej rusëve. Komunizmi rus nuk
ishte veçse pansllavizëm.
* * *
Në
rrethana të rrethimit tragjik, shqiptarët duhet të ndërtojnë projekt
kombëtar.
Projekti
kombëtar shqiptar duhet ta ketë të përkufizuar ideologjinë kombëtare shqiptare
dhe interesin
strategjik të kombit shqiptar.
Shqiptarët
janë popull me pozitë gjeografike në Evropë. Por, duhet ditur se nuk
ekziston subjekti politik evropian. Me fjalë të tjera, Evropa nuk
paraqet subjekt politik. Rrjedhimisht, aleat i vetëm dhe i përjetshëm
i shqiptarëve duhet të jetë SHBA-ja.
Shqiptarët
duhet ta dinë se kombi i tyre në Ballkan, pa SHBA-në nuk mund të bëjë asnjë hap
përpara. Shumëçka në Evropë, për të mos thënë çdo gjë, është në duart e
Uashingtonit.
Shqiptarët
nga ky rrethim tragjik dhe fatal mund t’i mbrojë vetëm SHBA-ja dhe askush
tjetër.
Miqësia
me SHBA-në nuk duhet të shndërrohet në mit dhe në retorikë të zbrazët. Nuk
mjafton të thuhet se shqiptarët janë populli më proamerikan në botë. Miqësinë
ndaj amerikanëve duhet treguar me vepër.
Shqiptarët
duhet ta dinë se nuk janë amerikanët ata që i lusin shqiptarët për t’i bërë
aleatë dhe partnerë strategjikë. Përkundrazi, janë shqiptarët ata që kanë nevojë
jetike për SHBA-në. Pikëpamjet se Uashingtoni u ndihmon shqiptarëve për
interesa të veta – strategjike, jo vetëm që janë të diskutueshme dhe relative,
por janë dhe thellësisht antishqiptare.
Shqiptarët
duhet ta dinë se popujt e vegjël, shtetet e vogla dhe ekonomikisht të
pazhvilluara nuk mund të bëjnë politikë dhe nuk mund të merren me politikë. Një popull i vogël dhe me shkallë të ulët të
zhvillimit ekonomik dhe social, duhet të lidhet me një shtet të fuqishëm dhe
demokratik, ndërsa një pjesë të politikës kombëtare duhet t’ia lërë aleatit apo
partnerit strategjik. Ndërkaq, detyrë e aleatit të madh dhe të fuqishëm është që
këtij populli të vogël t’i mundësojë:
-
bashkimin kombëtar;
-
zhvillimin ekonomik;
-
ndërtimin e shtetit demokratik dhe
- sigurinë dhe mbrojtjen prej fqinjëve grabitqarë
Bashkimin
Evropian e udhëheqin Gjermania dhe Franca. Përballë tyre, jo rrallë dhe si
oponente, qëndron Britania e Madhe, e cila ka lidhje speciale me SHBA-në. Shtetet
e tjera të BE-së, sidomos ato që janë më të vogla, fare pak implikohen në punët
politike dhe ushtarake të Unionit. Qëllimi parësor i tyre është zhvillimi
ekonomik dhe jo ndërtimi i politikës së Brukselit. Shqiptarët pra duhet
ta dinë se, duke qenë një popull jo i madh dhe në zhvillim e sipër, nuk duhet të
pretendojnë e të bëhen kreatorë të politikës. Ata duhet të kenë synim bashkimin
kombëtar, zhvillimin ekonomik, ndërtimin e shtetit demokratik dhe mbrojtjen e
sovranitetit.
Shqiptarët
kurrë s’duhet të harrojnë se nuk janë shtet i plotë, por janë një gjysmështeti.
Si të tillë nuk duhet të pretendojnë të luajnë rol të madh në politikën
globale, në NATO apo dhe në BE.
Enver
Hoxha dikur mendonte se ndjek politikë të madhe duke sulmuar verbalisht
imperialistët amerikanë, revizionistët sovjetikë dhe socialimperialistët kinezë.
Politika e tij e madhe, të vetmen mbështetje e gjente në grupet
marksiste-leniniste të Amerikës latine.
Popujt që
nuk kanë të ndërtuar projekt kombëtar, që nuk kanë të hartuar ideologji
kombëtare dhe që nuk e kanë të përkufizuar interesin strategjik kombëtar, enden
vazhdimisht, sa në Perëndim aq edhe në Lindje. Emisarët e tyre herë i gjen në
Uashington e Moskë, herë në Bruksel e Ankara.
Politikat
jokonzistente
duken joserioze. Popujt e tillë kurrë s’mund të gjejnë aleatë të vërtetë, të
sigurt, të besueshëm dhe afatgjatë. Popujve të tillë, partnerët strategjikë nuk
u besojnë sa duhet.
Ndër
shqiptarë ka edhe të tillë që duan t’i vënë kushte Uashingtonit. Të tillët
duhet ta dinë se, sot e mot, s’ka fuqi në rruzullin tokësor që mund t’i vërë çfarëdo
kushti SHBA-së.
Shqiptarët
duhet ta dinë se në Konferencën e Paqes në Paris (1919) i mbrojti presidenti Vudro
Uillson; në vitin 1992, presidenti Xhorxh Bush me rastin e
Krishtlindjeve, e paralajmëroi Sllobodan Millosheviqin që të ndal dhunën ndaj
shqiptarëve të Kosovës të cilët përbëjnë mbi 90% të popullsisë së saj. Përndryshe, po qe se
Beogradi e kalon këtë vijë të kuqe – paralajmëron presidenti Bush - me këtë rast interesat amerikane në Evropën
juglindore do të rrezikoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe për ta ndalur
dhunën serbe, SHBA-ja do të ndërhynte me forca dhe në mënyrë unilaterale. Në
vitin 1999, për ta ndaluar kalvarin dhe eksodin biblik shqiptar të shkaktuar
nga dhuna serbe, dha urdhër të bombardohen forcat ushtarake, policore dhe
paramilitare serbe në Kosovë dhe në Serbi. Presidenti Xhorxh W. Bush, me rastin
e vizitës së tij historike në Tiranë, paralajmëroi se Kosova do ta shpallë
pavarësinë.
Me
ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, ndërsa
me ndihmën kryesisht të Uashingtonit, Kosova u njoh nga më se 100 vende të botës.
Me ndihmën
e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ruhet dhe sigurohet edhe tërësia tokësore e Kosovës
dhe sovraniteti i saj. Në saje të SHBA-së, gjatë luftës në ish-Jugosllavi, në
Kosovë u shmang një tragjedi si ajo në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Roli i SHBA-së
për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ka qenë dhe është vendimtar.
Integrimi
i rajonit në strukturat euro-atlantike, pra në NATO dhe në BE varet, jo aq nga
Brukseli sa nga Uashingtoni.
* * *
Armiqtë e
shqiptarëve bëjnë çmos dhe të pamundurën që ta prishin miqësinë e përjetshme të
shqiptarëve me SHBA-në. Marrëdhëniet strategjike midis shqiptarëve dhe SHBA-së
u pengojnë: Beogradit, Athinës, Moskës dhe lakejve të tyre në Shkup.
Në radhët
e shqiptarëve ka edhe ndonjë mercenar. Këta i gjen ndër të ashtuquajtur analistë,
botues gazetash dhe revistash, drejtues mediumesh, opinionbërës, klerikë,
deputetë, ministra dhe politikanë.
Të
ashtuquajturit analistë që i shtrojnë pyetje Uashingtonit, duhet ta pyesin
veten: perse shqiptarët janë të ndarë në gjashtë njësi shtetërore? Përse
shqiptarët, ekonomikisht janë ndër popujt më të pazhvilluar të rajonit dhe të
Evropës? Përse shqiptarët pothuajse tërë shekullin XX e kalojnë nën diktaturë?
Përse konsolidimi i kombit shqiptar dhe faza e tranzicionit është stërzgjatur?
Përse shqiptarët me shumë mund e ndërtojnë shtetin ligjor dhe rendin
demokratik?
Po qe se
vazhdimisht do t’i fajësojmë: Kongresin e Berlinit (1878), Konferencën e Ambasadorëve në
Londër (1912-1913) dhe Konferencën
e Paqes në Paris (1919) dhe
po qe se sundimtarët e egër shekullorë do t’i shpallim vëllezër, pa e kërkuar
kurrë fajin dhe përgjegjësinë në vetvete, ne rrezikojmë që të na përsëritet
historia.
Lidhur me
asgjësimin e armëve kimike të Sirisë, të rinjtë shqiptarë protestuan në mënyrë
të kulturuar. Ndërkaq, para ambasadës së Shqipërisë në Shkup protestuan do
sllavo-maqedonas, në mesin e të cilëve ishin edhe dy a tre mercenarë shqiptarë.
Këta kuaj
troje të Beogradit, të Athinës, të Moskës dhe të lakejve të tyre anekënd, të
infiltruar në shqiptarë, kurrë s’do t’ia dalin ta vënë në dyshim miqësinë e
përjetshme të kombit shqiptar në Ballkan me SHBA-në.
Shqiptarët, duke mos qenë sllavë, janë aleatë të natyrshëm të SHBA-së dhe të faktorit gjerman. Si të tillë, janë dhe përçues të drejtpërdrejtë dhe të vetëm të interesit të tyre në rajon.