Mendime
Rexhep Goçi: Natyrë në tri kohë
E premte, 22.11.2013, 08:47 PM
NATYR? N?
TRI KOH?
Remzi Limani, kryefjalë dhe kallëzues të krijimit artistik i ka artet e bukura. “Zëri” i tij artistik shfaqet me intensitet të ndryshëm përmes pikturës, poezisë, prozës dhe kum timeve për artin. Në të gjitha këto krijime ai e ruan baraspeshën e arsyes dhe të ndjenjës, në atë mënyrë që arti i tij të shtrihet gjerë e gjatë në rrafshin njerëzor.
Nga Rexhep Goçi
Prej vitit 1983, Remzi Limani është aktiv në jetën kulturore të Kosovës, me pjesëmarrjen e tij në ekspozitat kolektive, të cilat organizohen prej institucioneve dhe asociacioneve të vendit. Suksesi i tij si artist është dalluar në ekspozitat personale, duke filluar prej vitit 1978 e këndej. Në këto prezantime ai ka shfaqur “sistemin” e trajtave të natyrës së gjallë dhe të trajtave të portreteve psikologjike. Prirja dhe puna e tij sistematike kanë bërë që auditori ta perceptojë dhe të përjetojë veprën e tij si një “botë” asimetrike. Rituali i mallit për pamjet visore është një “spontanitet” i pikës së shikimit dhe i planit perspektiv. Kjo sprovë e qartëson “pezullimin” e mirëfilltë të fushës artistike në raport me jetën reale. Këtë e kam vërejtur që më 1996, kur frymëmarrja e artistit ishte bërë si një sonatë ciklike e vijës së horizontit, ishte bërë si një ofshamë e butë që depërton nëpër tokë dhe qiell si ngrohtësi dhe ftohtësi shpirtërore. Pamjet visore të Remzi Limanit nuk janë thjesht pamje të natyrës në tri kohë: mëngjes, mesditë dhe mbrëmje. Janë shumë më domethënëse, janë shumëdimensionale. Natyra e Kosovës është e bukur me fusha, male, lumenj, fshatra dhe qytete në sytë e “botës” së zakonshme, por shumë më e bukur, më e thellë dhe më mahnitëse duket në interpretimin pikturor të Remzi Limanit. Artisti, vërtet, natyrën e Kosovës e sheston në tri kohë, por këtë e bën me shkathtësi figurative, duke e ruajtur përherë gjeografinë e hapësirës: gëzimin dhe dhembjen e atdheut.
Pamjet
visore të këtij krijuesi shpesh janë këngë lirike të interpretuara me ndjenjën
e ngrohtësisë. Aty ku piktori e ndal shikimin e “çastit”, aty ai e reflekton
thellësinë e shpirtit.
Limani kryefjalë dhe kallëzues të krijimit artistik i ka artet e bukura. “Zëri” i tij artistik shfaqet me intensitet të ndryshëm përmes pikturës, poezisë, prozës dhe kum timeve për artin. Në të gjitha këto krijime ai e ruan baraspeshën e arsyes dhe të ndjenjës, në atë mënyrë që arti i tij të shtrihet gjerë e gjatë në rrafshin njerëzor.
Në motivet rurale ndihet një gjallëri, e cila në të shumtën e rasteve është në binarë akordimi, kurse në motivet urbane trajtohet një ëndërr për një qytet të moçëm ose për një rrugë tregtize.
Në paraqitjen e portreteve, piktori merr në shënim jo vetëm formësimet e jashtme, por edhe karakteret e brendshme. Përmes shprehjes së shumë tipareve, ai krijon çaste gëzimi, hidhërimi, krenarie, stoicizmi, etj.
Loja e ngjyrave me harmoninë e barazisë, harmoninë e veçantisë dhe dritë-hijen në bashkëveprim me perspek tivën ajrore, veprës së piktorit i shtojnë qartësi dhe vlera qëndrueshmërie.
“Kështjella” (riprodhuar në Katalogun: Remzi Limani,
Galeria e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, 2000) është një pikturë e veçantë. Në këtë vepër është promovuar njëjësi dhe shumësi i teknikës së akuarelit. Në planin e parë janë trajtuar disa hije të gjata si rrëfime të moçme për një kohë dhe një hapësirë. Në planin e dytë një kodrinë, një kështjellë stoike dhe tetë lisa të kurorëzuar, ndërsa në planin e tretë një qiell i amshuar. “Kështjella” ka lirizëm, ritëm, harmoni dhe baraspeshë relative.
Cikli i pikturave “Toka e djegur” është krijuar gjatë viteve 1999-2000. Në këtë cikël, artisti ka trajtuar një histori tragjike të vendit të tij.
Në këto akuarele krijohet “mejdani” i emocioneve, tregohet e vërteta e hidhur për tokën e djegur – Kosovën. Përmes këtij cikli mbahet në kujtesë se si një ushtri barbare kishte vrarë gra, pleq e fëmijë, kishte djegur fshatra dhe qytete, për ta asgjësuar një popull të tërë. Skenari serb nuk u realizua. Atdheu i piktorit u ringjall dhe pret një ardhmëri të ndritur.