Kulturë
Entela Binjaku: Greta Xhanaj - ''Endërr që zgjon''
E hene, 18.11.2013, 09:03 PM
Nga fjala përshëndetëse në
promovimin e librit me poezi “ Endërr që zgjon” të autores Greta Xhanaj.
Nga Entela Binjaku
Të dashur
miq,
Do të filloja
me një falënderim për Gretën e cila më ftoi të jem pjesë e këtij emocioni në këtë
ditë me rëndësi për të.
Falënderoj botuesen Irena Toçi e cila materializoi në një vëllim me poezi
botën shpirtërore të Gretës, ndjesitë e saj femërore dhe artistike. Kjo nismë
flet edhe për mbështetjen që shtëpia
botuese “Teona”, ju jep krijuesve të rinj të cilët, për t’u afirmuar, kanë kanë
një rrugë të gjatë përpara.
Jam e
keqardhur që panairi I librit është në ditën e fundit të tij, sepse për të gjithë
ne që e duam librin ky mjedis në këto
ditë, merr jetë dhe shndërrohet në një shtëpi
të madhe festive dhe përurime të kësaj natyre
e shndërrojnë në një qendër edhe
më të dashur.
Unë nuk
jam vetëm një “fan” e poezive të Gretës por e njoh Gretën që kur ajo ka qenë studentja
ime 6 vjet më parë.
Përpjekje
poetike tek të rinjtë gjejmë shumë, për aq sa poezi krijohen mendoj se ne
shqiptarët jemi popull krijues, por për fat të keq njëkohësisht me krijuesit ka
dhe kaq shumë grafomanë sa me “krijimet” e tyre, hyjnë e
ju rrëmbejnë padrejtësisht “territorin” e vëmendjes sonë atyre që e duan
dhe japin realisht për krijimtarinë e
mirë artistike.
Tek Greta
janë ndërthurur tek një e vetme në krijimtarinë
e saj poetike, ndjeshmëria artistike dhe humanizmi si një nga
vlerat që promovon fusha e saj e studimit- mjekësia.
Ky vëllim
ka 65 poezi dhe është i ndërtuar në 92 faqe. Mendoj se Greta u
Për këtë zgjodha të sjell këtu për ju një nga poezitë e
saj.
Nuk dalloj për art interpretimi, por do të mundohem të jap më të mirën e asaj që di mbi leximin e një poezie.
….Acar në
shpirt,
kudo
zbrazëti,
njeriu
harroi të shpresojë,
harroi
kjo botë, harroi,
të buzëqeshë, të falë, të dojë!