Mendime
Gëzim Llojdia: Plakat e Nartës
E marte, 16.07.2013, 07:59 PM
Plakat e Nartës
Nga Gëzim Llojdia
1.
Kur
plakat e Nartës, të mbledhura tek sheshi i kishës në qendër të Nartës denoncuan një ngjarje të padëgjuar ndonjëherë
këtyre anëve dhe e pa ndodhur më parë gjithkush pyeti :Deri këtu të arrihet ,sa të
ç’nderohen plakat e këtij fshati?A kryhet një mëkat i tillë me plakat e varfra që shtyjnë ditët e Perëndisë nëpër sofatet e avllive? Si
rrallë shqiptarët sot po ndeshen dhe po
dëgjojnë histori rrëqethëse që nuk kanë ndodhur as në kohërat më të errtë të historisë së fshatit. Ndonëse
i tillë,këto raste ndodhën dhe ligji do
te veproje një dite ,nga thellësia e
kraharorit morën mallkimin. Nga iridat e
syve:solli lotin. Nga buzët dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi. Mirëpo
cilado qoftë e vërteta,shkaqet e saj për ju o mëkatar të kësaj kohe dhe të gjithë
kohëve, për ju zbatues sterrë e katran, rrugëve mbeçi sy-qorr e rroba-çjerë, o
qyqar! U shtrembërofshi këmbë e kurriz,djall e bijë djallësh. Bukë,o Zot i madh
,mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë,mos gjeçi në ditë të zezë.
2.
Ato
vërtetë janë plaka dhe pleqëria është një fenomen që do tu ndodhi të gjithëve.
Pleqëria
shkruan Ëikipedia(- natyrore është pjesa e fundit e zhvillimit të qenieve të
gjalla. Tek njerëzit vije me lërjen anash e veprimeve përgjegjëse për
zhvillimin e prodhuesve të hormoneve përgjegjëse për ndryshime. Eshtnatë bohen
të thyeshme, ynyra përfuni lëkurës zhduket, lëkura rrudhet, pjesët e mranshme
të trupit nuk mujin me punu si përpara. Forca e trupit edhe e menes zvogëlohet
(shenjat e pleqnisë). Edhe ndryshimet shpirtnore mund të paraqiten . Studimi i
pleqnisë në shkencë thirret Gjerontologji dhe për kërkimet në fushën e pleqnisë
thirret Gjeriatrie (Gjenet e atërorit). Mësimet nga këto shërbejnë për mbajtjen
e shnetit dhe paranalimin e domit të pleqnisë dhe smundjeve. Shikuar nga këndvështrimi
biologjikë Pleqëria është proces i vazhdueshëm që përcjellë organizmin e gjallë
gjatë zhvillimit të tij në jetë.
Me këtë
përkufizim tregohet se çfarë mëkati bën në Nartë mëkatarët.
3.
Vjet në
një vëllimin tim poetik përmblodha poezinë plakat e mëhallës tonë. I kam
paraqitur pak a shumë kështu:Plakat e mëhallës tonë,/gjithë ditën nanurisin
ëndrra shoje veshur tek sofaja e vjetër./ -Ftonjtë janë zverdhur në papadhi ,rrëzuar fletët./Vasha e tretë e Safos,ka rrëzuar yjet. Ka mërguar
hëna./Ikur dhe Kaçja te lumi i Memes,e ndolli e ëma./Rranë shegët në
Qarrishtë,natën e erës së madhe./Gjumëmadh bekçiu shtirë mbi prralle./U çanë
shegët,/ në vjeshtën e tretë nxorën diamantet./Plakat e mëhallës tonë ,gjithë
ditën botën, sjellin vërdallë./-E
dëgjuat si po qante dega e shelgut te
vivari i prerë,/do të na mbetën pllajat
shterp,dhe vashëzat në derë./Grunjërat do të kalben,brumërat nuk do të
vijnë/duhet nxehur mirë prushi,për bukën e mirë./Plakat e mëhallës
tonë,/dje u kujtuan për ardhjen e
drerëve nga lisat e mbretit,/rrëzimin e
brirëve dhe rënien e ilqeve nga tërmeti,
/në çaire ishte parë jargë kërmilli,në
ditë prilli,do të bëjnë verore.
4.
Fshati
Nartë gjendet rreth
Fshati
Nartë është një fshat me tradita. Nxjerrja
e verës dhe kultivimi i rrushit,ullinjve dhe peshkimi në lagunë,kanë
qene tradita e fshatit. Emigrimi pas viteve ’90 përfshiu mbi 90% të popullsisë
të cilët emigruan në Greqi. Shumë banesa mbeten fillikat . Banorët që popullonin këto banesa për shumë vite
ishin të moshuarat. Plakat e Nartës ruajnë sot me rreptësi tradita e kohës.
Mirëpo fenomeni i fundit i revoltoi kaq shumë saqë ato kërkuan ndihme publike
për këtë fenomen të padëgjuar ndër
kohëra të afërta dhe të largme të
fshatit pra të të dhunuarit seksualisht të moshuarve ta pleqëronin fshatçe .Dhe mirë bënë .Durimi
i tyre kishte kapërcyer çdo kufij. Fshehja e këtij fenomeni nuk mund të mbetej
përgjithmonë, vetëm brenda të të dhunuarve. Prandaj u mblodhën tek sheshi i
kishës për të ngritur zërin ,zërin e tyre që më parë se ato duhej ta ngrinin
shoqatat që besoj se nuk e dinë ku bie ky fshatë rreth
5.
Shoqëria
shqiptare në vitet e tranzicionit po kalon mjaftë trauma shoqërore. Rastet e
përdhunimeve të njohura edhe në kohët e regjimit socialist por dhe me rënien
e sistemit ato u shtuan duke treguar fytyrën e një shoqërie në bjerrje
të vlerave morale shoqërore. Mekanizmat për të luftuar këto sëmundje si policia
e shtetit,drejtësia të pafuqishme ua kaluan këtë fenomen OJF të cilat i përqendruan fushatat e tyre me
aksiomën etyre shumë në mod: “luftë me cocteil” me pjesmarrës nxënësit e shkollave.
Fenomenin e përdhunimit dhe sidomos pedofilia janë raportuar madje çdo ditë nëpër kronikat e zeza dhe në
mediumet shqiptare. Mirëpo të gjitha këto denoncime kanë kaluar thjeshtë si
ngjarje pa u marrë askush me vet thelbin,fenomenit e tij dhe më tej me rastet
parandalimit dhe sidomos me masat ekstreme, që
ligji duhet të japi. Mbrojtja nga maniakët seksualë dhe pedofilëve sidomos tek adoleshentet është kaluar më tepër vetëm me kujdesin e
familjeve shqiptare dhe me masat ekstreme
që konsistojnë sot si:duke rrethuar shkolla me hekur,vendosja e rojeve ,zgjedhja për studime e gjimnazeve private ku garantohet siguria
studime jashtë vendit. Ndonëse raste e përdhunimeve shfaqen periodikisht në një farë mase kjo ka zbehur luftën që
duhet zhvilluar karshi një fenomeni të tillë. Përdhunimet shfaqen në të gjitha
sistemet mirëpo fakti është se ato ose
nuk raportohen ose kur raportohen nuk merren masa për dënimin e dhunës seksuale
dhe shifrat, thotë një raport mbahen të fshehta.
6.
Përdhunimi
është një formë e seksualizuar e ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit dhe jo
kënaqja e instiktit seksual shkruan një raport
Dorette Ëesemann.Ai është i rrënjosur në shoqëritë patriarkale. Kështu,
skena përdhunimesh gjenden qysh në mitet e krijimit dhe legjendat. Përdhunimi
shërben për t'i përulur apo për t'i trembur gratë. Në shumicën e rasteve,
autorët nuk vuajnë nga çrregullime psikike abnormale. Qëllimi është
depersonalizimi i viktimës, duke e reduktuar atë vetëm në seksin e saj. Për
këtë arsye, përdhunimet janë psikikisht shumë më të rënda se sjelljet e tjera
agresive. Pasoja fizike: shpesh plagosje të thella, sëmundje seksualisht të
transmetueshme, pasoja psikike: traumatizimi me simptoma psikike që zgjasin
(gjendje frike, shtypja, çrregullime me të ngrënët dhe gjumin, vështirësi me
përqendrimin, apati dhe çrregullime seksuale, vetëvlerësim i ulët, rreziku i
vetëvrasjes, abuzimi me drogat dhe alkoolin); pasojat sociale vihen re deri në
brezin e tretë ose të katërt.
Shumë e
rëndë për viktimën është jeta me përdhunimin. Në shumicën e shoqërive, gratë
nuk mund të presin as ndihmën e familjes, miqve apo të njohurve, sepse shpesh
te viktima kërkohet bashkëfajësia, ndërsa autori lehtësohet. Këto mendime nuk
janë të përhapura jo vetëm në shoqëri, por edhe te personeli i policisë dhe
gjyqeve. Nëse përdhunimet denoncohen, iu kushtohet pak vëmendje. Nëse jepet
dënimi, autorët marrin dënime të lehta. Madje vetë procesi gjyqësor është
shpesh një tjetër traumatizim për viktimën. Nëse gruaja jeton në një shoqëri,
në të cilën virgjëria e vajzës së pamartuar është shumë e rëndësishme, viktima
mund edhe të keqtrajtohet apo të vritet (shih kapitullin "Vrasjet për nder").
7.
Ngjarja
që ndodhi në Nartë kur plakat denoncuan masivisht një fenomen është i pari i
këtij lloji kur shteti duhet të ulet këmbëkryq në Nartë për të gjetur autorin
ose autorët që abuzojnë në mënyrë flagrante me të moshuarat e mbetura të
vetmuara në fshatë, ndërsa fëmijët e tyre
kanë emigruar në Greqi. Këtë fenomen ,që ngjau në fshatin Nartë rreth
Banorët e
Nartës u mblodhën fshatçe në një kuvend disi ndryshe .Kuvendi i Nartës fshatçe
solli këtë tollovi të pa ndodhur më parë dhe të padëgjuar në Shqipëri. Plakat e
Nartës në të paktën në shtatë raste
kështu ishte fjala e kryeplakut nartiot
,janë dhunuar seksualisht nga ndonjë maniak seksual nga ndonjë pedofil apo
mostër. Në rastet kur shteti ndodhet në
agon,i kuvendet fshatçe janë më tepër rezultat. A do të pres shteti të deri sa të japi rezultat kuvendi fshatçe apo
do të veprojnë mekanizmat e tij madje me dorë të hekurt?