Mendime
Dibran Demaku: Psherëtimat e Ramës
E marte, 02.07.2013, 09:04 PM
PSHERËTIMAT E RAMËS
Nga Dibran Demaku
Nëse i
referohemi asaj thënies së njohur popullore shqiptare se:”Dita e mirë, shihet
me mëngjesin”,atëherë mëngjesi i ri politik nuk do të sjell asgjë të mirë për
Shqipërinë dhe popullin e saj. Deklaratat apo psherëtimat e fituesit të zgjedhjeve,
ende pa e marrë postin e Kryeministrit, se ai ka problem me vdekjen dhe
hitorinë, sikur paralajmërojnë një „Rilindje“ jo të mbarë. Edi Rama, ose
kryeministri i pritshëm shqiptar, vetëm pak ditë pas fitores psherëtiu se ka
frikë nga vdekja dhe nga historia. Pastaj vazhdoi të thonte se gjithmonë në
jetën e tij ka ëndërruar se si të hynte në histori?! Kjo do të thotë se ai më
shumë se për të mirën e vendit dhe popullit që e zgjodhi, mendon për vetën e
tij! Me këtë vetëkuptohet se ai ëndërron që të zëjë një vend në Historinë e
kombit shqiptar?! Ah edhe kjo histori e
shkretë! Në të cilën ëndërrojnë të hyjnë
të gjithë shqiptarët?! Thuajse ajo është
krijuar vetëm për ta! Secili që e fiton një karrigë, sapo të ulet në të
ëndërron se si të bëjë që të hyjë në histoti! Që nga ai moment për të fillon
historia! Gjithçka për te është
historike! Vetë momenti i uljes në atë
karrigë është historik! Historike, pra është karriga në të cilën ulet, historik
është lapsi me të cilinshkruan(më falni desha të them kompjuteri, sepse tashmë
asnjëri nga shqiptarët nuk shkruan me laps), historik është shikimi i tij,
historike është buzëqeshja e tij,historike është dënesja e tij! Gjithçka, bre gjithçka është historike?! Dhe nga ai moment ai do ta bëjë historinë! . .
.
Edi Rama
shpreson se në Historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar do të përmendet
për të mire si Hero dhe si shpëtues i Shqipërisë ! Së paku kështu e ka proklamuar në programin e
vet të „Rilindjes“ gjatë fushatës zgjedhore. E cekëm edhe më lart dhe po e përserisim prapë
se nëse Edi Rama ende pa u ulur në karrigën e kryeministrit të shtetit,
ëndërron dhe bënë plane vetëm për veten e tij, atëherë Shqipëria dhe kombi
shqiptar kot që ia kanë dhënë votën!
Si duket
populli i Shqipërisë këtë herë veproi sipas asaj thënjes tjetër popullore
shqiptare:”Edhe vetë dreqi le të vijë, mjafton që të largohet ky pushtet, që do
të thotë pushteti i Partisë demokratike! Nëse populli shqiptar ka votuar duke ju
referuar shprehjes së njohur popullore, atëherë nuk ka bërë zgjedhjen e duhur,
por ka bërë atë të njohurën tjetër popullore shqiptare:”Për inat të sime re, e
shtifsha djalin tim në dhe”?! . . .
Kryeministri
i pritshëm i Shqipërisë, Edi Rama, fill pas fitores, mendjen e tij e paska
kthyer nga historia! Egoja e tij e ftoka andej që ai të mbetët gjithësesi në
histori! Dhe kur individi ëndërron si ta fitojë historinë,atëherë mund të
ngjajë ajo më e papritshmja dhe më e padëshirueshmja:Mund të ndodh që ai të
kërkojë që t`i ngritet permendore që në gjallje të tij?!
Mbase Edi
Rama ëndërron ta ketë një permendore që në gjallje të tij, siç e kishte i
preferuari i tij, Enver Hoxha?!
Njerëzit
e mdhenj të historisç botërore, tërë jetën e vet dhe energjitë e veta ia kanë
kushtuar njerëzimit! Dhe njerëzimi u ka
ngritur përmendore! Nëna jonë e madhe
Tereze tërë jetën ua kushtoi atyre më të dobëtve të kësaj bote-të varfërve! Gjithçka
pati e dha për ta! Gjatë jetës së vet
nuk ndërtoi asgjë për vete! As ndërtoi
pallate e as permendore! E sot njerëzimi
në shenjë mirënjohjeje i ngritë kudo permendore!
Një ish
politikan i njohur hungarez, Janosh Kadar, njëherë pat deklaruar: “Të gjithë
ata politikan e diktator, që në gjallje të tyre i ngrisin vetës permendore,për
mua janë të çmendur! Me shkuarjen e tyre nga kjo botë, bien, rrëzohen edhe
permendoret e tyre”!
Njeriu,qoftë
ai edhe politikan i lartë, sa të jetë gjallë duhet të punojë e bëjë përpjekje
për të mirën e njerëzve, njerëzimit. Me punën e vet ai do të ngrisë permendore
në zemrat e njerëzve!
Edi Rama,
si kryeministër i pritshëm i vendit, para se për vdekjen dhe për historinë,
duhet të mendojë për qindra e qindra të varfër të Shqipërisë! Duhet të mendojë për ata që e hanë kafshatën e
fundit në mbrëmje, pa e ditur se si dhe a do ta gjejnë kafshatën tjetër për të
nesërmen! Nëse do të arrijë që atyre t`u sigurojë kafshatën e gojës për të
nesërmen dhe për të gjitha të nesërmet tjera në vazhdim( e këtë e ka premtuar
gjatë gjithë fushatës zgjedhore), atëherë do të ngrisë permendoren e vetë në
zemrat e tyre! Dhe po e ngriti
permendoren në zemrat e njerëzve të varfër atëherë ai, Edi Rama, do të
ngadhnjejë mbi vdekjen dhe historinë! . . .
Një
ngjarje që u kishte ndodhur dy bashkëfshatarëve në Kosovën e kohës së
komunizmit tregohet edhe sot e gjithë ditën në formë të barcoletës…
…kishin
qenë dy bashkëfshatar. Njëri e kishte dashur Partinë komuniste dhe kishte hyrë
në parti. ndërkaq tjetri jo. Ai i
partisë kishte çarë përpara në jetë! Kishte fituar post të rëndësishëm politik
dhe ishte vendosur në kryeqytet! Me ndihmën edhe të Partisë kishte ndërtuar edhe
shtëpi në kryeqytet dhe jetonte për mrekulli! Ndërkaq tjetri ai i pa parti kishte mbetur të
jetonte në fshat! Ose thënë më mire të
mbijetonte!
Një ditë
vendos të shkojë në kryeqytet tek bashkëfshatari i tij me post të lartë
politik,e që në fshat sa here flitej për te thuhaj se ai ishte kryetar! I varfëri kishte shkuar që ta vizitonte
bashkëfshatarin e vetë-kryetar, por edhe të bisedonte me te se mbase ai edhe
mund t`i ndihmonte që ta kapërcente atë gjendje në të cilën ndodhej!
Me
peripeci të shumëta kishte arritur të hynte në vendin e punës së
bashkëfshatarit të tij,tash kryetar! Pasi ishin përshëndetur ishin shtruar në
bisedë. Pasiqë i ardhuri i kishte treguar për jetën e vështirë në
fshat,bashkëfshatari i tij-kryetar ia kishte kthyer:-Ti nuk po di bre kusheri
të jetosh! Shiti krejt çka ke në fshat me shtëpi e katandi dhe eja të jetosh në
qytet! . . . Tjetri ia kishte kthyer:-Ku ti e ku unë shoku kryetar. (atëherë
nuk kishte zotëri si tash)?! Unë për
lisa e ti për fshisa!
Kryetari
e kishte kuptuar se bashkëfshatari i tij e kishte disi me të hedhme. Por se ku do të dilte, nuk e kuptonte! Pastaj, ai nëse ishte kryetar nuk do të thotë
se i dinte të gjitha! Kryetar e kishte
bërë partia dhe ai duhej t`i përulej vetëm partisë. ndërkaq për të tjerët as që
i bëhej vonë!
-Ç`janë
ata lisa e ato fshisa! -ishte nervozuar kryetari. -Lëri lisat e fshisat po më
thuaj se si e ke hallin?!
-Të thash shoku kryetar se në shtëpi nuk kam as
bukë për fëmijët! -ia kishte kthyer i ardhuri me zë të ulët duke shpresuar se
do ta zbuste zemërimin e tij!
-Përse,
unë të kam faj që ti nuk ke bukë në shtëpi?! -ia kishte kthyer po me atë ton
kryetari.
-Jo, ti
nuk ke faj! -mezi kishte nxjerrur zërin i ardhuri.
-Atëherë,
çfarë do nga unë?! –ishte nxehur edhe më
shumë kryetari.
-Nga ti?!
. . . Nga ti?! . . . Nga ti nuk dua
asgjë! -dhe i ardhuri kishte ikur duke murmuritur me veten:-Si janë edhe këta
të mëdhenjtë?! Ruana zot nga ta! . . .