Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shërbetori
E hene, 01.07.2013, 09:09 PM
SHËRBETORI
NGA KALOSH ÇELIKU
Atdheu
historikisht mbi krye ka patur mbretër, pashallarë, agallarë, kryetarë,
presidentë, kaçakë, komandantë dhe shërbetorë. Populli dihet, gjithë jetën ka
qenë në rolin e shërbetorit, ndërsa udhëheqesit politik e shpirtëror siç u ka
hije në ballë. Teuta ishte Mbretëreshë ilire, po nuk ishte shërbetore.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Skënderbeu poashtu me shumë shokë lufte. Ali
Pashë Tepelena. Bajram Curri e Isë Boletini. Kalosh Zajazi e Dervish Cara…
Kurrë, nuk ka ndodhur në histrorinë shqiptare, popullit t’i pri shërbetori.
Përmëkeq, në shekullin XXI, kur popullit shqiptar i digjet zjarr mbi krye.
Nevojë ka për politikanë vizionar e jo për shërbetorë. Vërtetë, Don Kishoti i
Mançes e kishte me vete shërbetorin e tij Sanço Pança, po betejave me mullinjt e
erës dhe kopenë e deleve, ai vetë u printe në ballë me shpatë për fitore
heroike.
Ndodhë
kjo, edhe atë, në Shqipëri. Atdheun dhe Mëmëdheun e Rilindasëve tanë: Sami
Frashëri, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Asdreni, Zef Serembe, Mihal Grameno,
Gjergj Fishta, Vaso Pashë Shkodrani, Filip Shiroka, Çajupi, Hil Mosi, Ndre
Mjeda, Ali Asllani, Fan Noli, Faik Konica, Luigj Gurakuqi… Shtetin e
shqiponjave, që vitin e kaluar e festoi Njëqidvjetorin historik. Tortës së
Pavarësisë iu sulë me legenë e karroca dore. Dhe, përçudi pas një fushate
zgjedhore plot eufori e premtime (2013), populli e zgjodhi me “vota të lira”
një shërbetor t’i pri nga “fitorja në
fitore”. Përmëkeq, një shërbetor të sprovuar me poste të larta politike: kryetar
bashkie e kryetar partie, që vite me
radhë i ngatërrohet si ferrë nëpër këmbë Shtetit Shqiptar.
Mjerim
kombëtar! E them me plot gojën: ne shqiptarët jemi popull i vonuar me shekuj.
Historikisht, po na përsëriten gabimet politike: në kohën e Turqisë, kur e Sëmura e Bllkanit jepte shpirt në shtratin
e vdekjes, ne shqiptarët e kërkonim Baba Dovletin, në kohën e fashizmit, kur
Hitleri e humbi Berlinin, shqiptarët ende luftonin maleve të Zajazit, në kohën
e Jugosllavisë, komunizmi humbte në Rusi, studentët shqiptar në Prishtinë u
prinin demonstratave në ballë me fotografinë e shokut Tito. Përçudi, erdhi koha
sot këtij populli t’i prijnë edhe shërbetorët. Lumë populli shqiptar. E kënaqën
mbretërit, pashallarët dhe agallarët e turkut, tashti u ka mbetur radha ta
provojnë veten edhe shërbetorët besnik të Partisë Neokomunsite. Vërtetë, siç
duket çështjen shqiptare në Ballkan, më në fund do ta zgjidhë Shërbetori i tyre
neokomunist me votën e lirë të popullit shqiptar. Dhashtë, Zoti! Duartrokitje,
binu duarve o popull shqiptar! Vetëmse, nuk ma merr mendja mes këtyre veprimeve
politike pakrye të arrini deri te qëllimi. Shkaku se, ky kalorës i arratisur
njëzetë vjet me radhë është në skenën politike. Gjurmët e thella që i ka lënë
rrugës me “protesta demokratike” nuk i fshin dot, asnjë stuhi, borë e madhe.
Gjithë bota zgjedh në krye të Shtetit, mbretër, krajli, kryetarë shteti,
presidentë republike… Shqiptarët për t’u pri në ballë nëpër beteja historike,
zgjedhin Shërbetorin.
Mirë, do
të thoni ju si zakonisht pas dështimeve politike, nuk kemi pasur rrugë tjetër
për “Ndryshime – Rilindje”: nga dy të këqijat kemi zgjedhur atë më të mirën
(Partinë Neokomuniste). Ndonjëri me “analizat e tij profetike” para kamerave
televizive edhe: “populli e ndëshkoi me votën e lirë Doktorin”. Pavetëdije
përbaltin Rilindjen Kombëtare, e cila ndodhë çdo Njëqindvjet. E, për një
“Rilindje” të dytë partiake, duhet pritur të kalojnë edhe njëqindvjet të tjerë
përmes betejave historike. Dihet, pa bagazhin e djeshëm komunist në shpinë.
Mrekullitë historike ndodhin çdo njëqindvjet. Moti e kam thënë nëpër shkrimet e
mia publicistike, e përsëris për të njëqindën herë: vërtetë, e ka pasur lehtë
gomari me Nstradin Hoxhën (
Napolon
Bonaparta i madh ka thënë: Më mirë një brigadë gomarësh me luanin në krye, sesa
një brigadë luanësh me gomarin në krye. Ose, një mençuri tjetër popullore, kur
e kanë pyetur deven se, kur e ka pasur më së vështiri në jetë? Devja është
përgjigjur: kur më ka pri gomari. E, nuk e di sa lehtë do ta ketë populli
shqiptar në Ditën e sotshme, kur në ballë do t’i pri katër vite me radhë
Shërbetori?! Nesër, ndoshta Doktori. Herë njëri, herë tjetri i hipin e i zbresin
gomarit të Nastradinit. E, asnjëri nuk e nxjerrë dot të shkretin nga balta, nuk
i hedhin në grazhd së paku një krah kashtë.
Përsëri, nga zemra e plasur copë-copë, siç vajtoi Fan Noli:
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Them:
Zoti i ndihmoftë Shqipërisë, se politikanët e sotshëm hë për hë, nuk e kanë
mendjen ose nuk dinë ta zbresin Nusen nga koçia në Lëmë. Qerrja u është thyer
në rrugë mes maleve. Hajdutët ua kanë ndërruar Nusen me një Xhadi. Krushkat i
mashtruan Ditën e Madhe, copë-copë nga gëzimi të mos i bëjnë dajret. Burrat mos
qesin pushkë para porte, hedhin valle krah për krahu me lodra atë këngën e
krushqve për Nusen pa kurorë si te ajo vjersha e Vaso Pashë Shkodranit: O moj Shqypni.
Hajdeni bini djemtë
e Shalës, përmes Sarajeve të Pashës!...