Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Përpara drejt fitores
E merkure, 19.06.2013, 08:05 PM
Përpara drejt fitores*
Nga Reshat Kripa
Në këto
ditë të fundit të fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë, para syve më
Më dalin
këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje: “Mos harroni”! Mos harroni
të rënët tanë, por mos harroni edhe ata që i vranë, pasi pinjollët e tyre janë
ata që sot duan të dalin në krye të shtetit për të ringjallur përsëri figurën e
diktatorit të përmbysur dhe një nga këta është edhe Kryetari i Partisë
Socialiste, Edi Rama, ati i të cilit, Kristaq Rama, ishte ai që firmoste, pa
nguruar aspak, dënimin me varje të poetit Havzi Nelaj në gushtin e vitit 1988,
në një kohë kur komunizmi në botë kishte filluar të merrte rrokullimën. Mos
harroni të burgosurit dhe të internuarit politikë, por mos harroni edhe ata që
i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot janë
mbledhur rreth Partisë Socialiste për t’i bërë gropën demokracisë në vendin
tonë, për të restauruar kohën e përmbysur.
Mos
harroni! Kujtojini dhe votoni për Partinë Demokratike dhe koalicionin e
djathtë, sepse ishte ky koalicion që në legjislaturën e parë të tij 1992-1997,
realizoi përmbysjen e regjimit totalitar, që u dha lirinë ish të dënuarve
politikë, që shkolloi me mijra bij tanët që regjimi i kishte lënë në errësisrë,
që punësoi me mijra të tjerë në të gjitha rangjet e administratës, duke filluar
nga drejtorët e institucioneve shtetërore dhe deri në krye të parlamentit dhe
partive politike.
Mos
harroni vitin e zi 1997 të organizuar dhe drejtuar nga falangat
socialisto-komuniste. Mos harroni martirët e rënë në ato ditë të zeza. Mos
harroni Bujar Kaloshin, Lekë Çokun, Besnik Hidrin, Bashkim Shkurtin, Fredi
Shehun, Besim Manolin, Gëzim Shabanin, Gjergj Mehmetin, Azem Hajdarin, Besim
Çerën, Adem Shehun dhe plot të tjerë bij nënash të familjeve të përndjekura
politike dhe demokrate, një masakër e vërtetë që pasoi me nxjerrjen nga burgu
të autorëve përgjegjës të dhunës komuniste dhe dëmshpërblimin e tyre, anullimin
e ligjit të lustracionit të miratuar dy vjet më parë, i cili nuk i lejonte këta
persona të merrnin pjesë në administratën shtetërore, pushimin nga puna të
mijra të përndjekurve politikë e të tjera.
Mos
harroni, por votoni për Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë, pasi
ishte ky koalicion që i rezistoi me vendosmëri dhunës së kuqe dhe që solli, në
vitin 2005, përsëri në pushtet Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë.
Mos
harroni Partinë Socialiste dhe koalicionin e majtë por shikoni se si ka vepruar
ajo gjatë këtyre viteve. A nuk ishte ajo që, me urdher të Edi Ramës, i nxorri
jashtë nga parlamenti deputetët e saj kur votohej Rezoluta e Kuvendit të
Shqipërisë, në mbështetje të asaj të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, “Mbi ndëshkimin e krimeve të komunizmit”? A
nuk ishte ajo që, kur votohej ligji “Për dëmshpërblimin financiar të të
përndjekurve politikë”, po me urdhër të Edi Ramës i nxorri deputetët nga salla?
A nuk ishte ajo, kur diskutohej amendamenti mbi dëmshpërblimin e të
pushkatuarve pa gjyq, përsëri me urdhër të Edi Ramës, i nxorri deputetët nga
salla, madje pati edhe ndonjë, si ish kryeministri i zbardhur para kohe i
socialistëve, Pandeli Majko, t’i quante ata “Plehra”? Cilët ishin plehra, zoti
Majko? Mos vallë vullnetarët e batalionit 4000 të NATO-s që vinin në Shqipëri
për ta çliruar atë nga thundra komuniste? A
jeni me NATO-n ju zoti Majko, pasi ajo qysh prej themelimit të saj në
vitin 1949 deri më sot është e njëjta? Po patët ndopak kurajo në ndërgjegjen
tuaj duhet të përgjigjeni për këto pyetje. A nuk ishte, më së fundi, Partia
Socialiste ajo që, me urdhër të kryetarit të saj, Edi Rama, doli përsëri jashtë
kur dikutohej ligji i ri i lustracionit që do të flakte jashtë politikës më shumë se gjysmën e socialistëve të
Shqipërisë.
Mos
harroni, por votoni Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë sepse
ishte ky koalicion që e futi Shqipërinë në Këshillin e
Europës qysh në legjislacionin e parë të tij, që e futi Shqipërinë në NATO dhe
liberalizoi vizat me Bashkimin Europian, në legjislacionin e dytë. Që do ta
fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe do të liberalizojë vizat me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, në legjislacionin e ardhshëm. Votoni për Partinë
:Dermokratike dhe koalicionin e djathtë
që ndërtoi Autostradën e Kombit, rrugën që bashkoi dy shtetet shqiptare me
njeri-tjetrin, autostradën Tiranë-Elbasan, autostradat Levan-Vlorë dhe
Levan-Tepelenë, mijra kilometra rrugë rurale, që po ndërton rrugën e Arbërit
dhe rrugë të tjera në të katër anët e Shqipërisë. Votoni Partinë Demokratike
dhe koalicionin e djathtë për ngritjen e mirëqënies së vendit tonë, për
zhvillimin e bujqësisë moderne shqiptare, për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Së fundi, votoni Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë se është e
vetmja forcë politike në Shqipëri që do të zgjidhë brenda një kohe relativisht
të shkurtër problemet e të përndjekurve politikë duke filluar nga dëmshpërblimi
deri në kërkesat e tjera të tyre.
Mos
harroni! Nxirreni në pension të parakohshëm dështakun e artit, dështakun e
sportit, dështakun e familjes, dështakun e politikës, karrieristin dhe
anarshistin, Edi Rama, kopjen e diktatorit fashist, Benito Musolini, që në
rininë e tij ishte një socialist i flaktë por që karrierizmi dhe anarshizmi e
shndërroi në kryetar të partisë fashiste që u bë shkak i shpërthimit të një
lufte botërore. Lereni të pushojë fatkeqin në plazhet nudo të Francës, ashtu
siç ia lejon edukata e tij, ashtu siç e ka zakon.
Përpara drejt fitores! Përpara!
*Mbajtur në takimin e të përndjekurve politikë të kryeqytetit me kandidatët për deputet dhe përfaqesuesit e partive të koalicionit të djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit më 18 qershor 2013