Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Në kërkim të lirisë
E hene, 18.02.2013, 08:12 PM
Në kërkim
të lirisë
Nga
Reshat Kripa
Liri, ku
ishe?
Për shumë
vjet të kam kërkuar,
Vite
dhimbje, vite zjarri,
Për çdo
ditë ëndërruar,
ditë
shprese, ditë malli.
Liri, ku
ishe?
Për Liri,
për Shqipëri,
Ishte
besa jonë e parë,
Për
flamurin kuq e zi!
Për një
Shqipëri të mbarë.
Liri, ku
ishe?
Të
kërkonim në errësirë,
Të
kërkonim ditë e natë,
Donim
jetë më të mirë,
Donim një
kohë të artë.
Liri, ku
ishe?
Kur në
pranga robëruar
Dita
ditës të shpresonim,
Shpirtin,
trupin sakatuar,
Veç për
ty, Liri, mendonim!.
Po sot,
Liri ku je?
Mos vallë
prapë na braktise,
Të kërkoj
po s’të gjej dot,
Prap në
ferrë na gremise,
Mos vallë
po mundohem kot?
Liri, ku
je?
Përsëri
duke kërkuar,,
Thellë në
zemër ty të ndiej,
Zemra ime
turbulluar,
Po ty
vallë ku mund të gjej?
Liri, ku
je?
Ku të
gjej kur s’të gjej dot,
Kur jetoj
ngado rrethuar,
Nga
çakenjtë fuqiplotë,
Me
miliona të mbuluar.
Liri, ku
je?
Kur në
ballë të drejtësisë,
Kur në
mes të parlamentit
Gjej
ithtarët e robërisë,
Çveshur
shpatën ndaj miletit.
Liri, ku
je?
Kur në
tele dhe gazeta,
Shoh
gjithmonë ato fytyra,
Hedhin
vallen tungjatjeta,
Sipas
ritmit ngjyra ngjyra.
Liri, ku
je?
Kur
pronari s’është pronar,
Pronën
gëzon dikush tjetër,
Derdhet gjaku anembanë,
A thua
s’jemi vëllezër.
Liri, ku
je?
Nuk e pe
se ç’ndodhi mbrëmë,
M’u në
qendër të qytetit,
Ra një
djalë për të qënë,
Si një
yll i rënë nga qielli.
Liri, ku
je?
A pyete:
vallë përse,
A pyete
pse e vranë,
Pse e
shtrinë atë përdhe,
Po përse
atij i ranë?
Liri, ku
je?
Ndaj unë
ty, sot nuk të shoh,
Ndaj unë
ty sot të kërkoj,
Eja, eja
të të njoh,
Këtë vend
ta lulëzojmë.
Liri, ku
je?
Po
thërras në moshë të shkuar,
Ashtu si
në moshë të re,
Kujtoj
kohën e kaluar,
Ndaj thërras: Liri, ku je?