Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Poeti “rebel” Pano Taçi
E hene, 22.04.2013, 09:02 PM
Poeti “rebel”, Pano Taçi
Nga Reshat Kripa
Sipas
mitologjisë Feniksi ishte një shpend përrallor që kur mbushte moshen 500 vjçare
bënte çerdhen, e shtronte me bimë aromatike dhe vdiste mbi të. Nga hiri i tij
ai rilindte përsëri dhe ushqehej po me bimë aromatike. Ndaj sot, me përurimin
që i bëjmë librit me poezi “Muzgu vjen papritur” të Pano Taçit, e kemi atë
përsëri midis nesh, të rilindur si Feniksi, pasi poetët nuk vdesin kurrë. Ata
rrojnë nëpërmjet vargjeve të tyre.. Dhe poeti shkruan:
Tërë
jetën ç’jam përpjekur,
si t’ia
zbus shpirtit hallin.
Për
ç’premtova duke vdekur,
them se
vargjet me ringjallin.
Për ç’jap
shpirtin zemërmekur,
N’atë
varr ku do më kallin,
për
ç’këndova duke vdekur,
them se
këngët më ringjallin.
Ndaj sot
e kemi përsëri të ringjallur bohemin e fundit apo poetin rebel, siç e kanë
quajtur miqtë e tij. Pano Taçi i përket atyre poetëve që kishin një pasion, një
dëshirë të madhe për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që
ëndërronin. Por për fatin e tyre të keq, kishin lindur në një epokë të gabuar.
Jetonin në një epokë kur nuk mund të shprehnin atë që u buronte nga zemra e
tyre. Nuk mund të shprehnin mendimet e tyre të lira, ndjenjat e shpirtrave të
tyre të pastër. Jetonin në një epokë, ku sistemi totalitar politik mbyste
mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për t’ia arritur kësaj, ai kishte shpikur
një formulë po kaq totalitare të letërsisë dhe artit, për t’ia kundërvënë
mendimit të lirë, formulën e të ashtuquajturit “realizëm socialist“, një
formulë absurde që ndrydhi talentet e mëdha dhe u hapi rrugën veprave standarte
që në më të shumtën e rasteve nuk kishin asnjë vlerë.
Megjithatë
talentet e mëdha i rezistuan, çuditërisht, shtrëngimeve në format nga më të
ndryshmet. Ata më stoikët pranuan më mirë plumbat në gjokset e tyre se sa
lirinë e dhunuar. Të tjerë provuan prangat e hekurta në vend të nënshtrimit.
Ata nuk bënë kurrë art të imponuar, duke marrë me vete edhe pasojat. Arti i
tyre kishte brenda vetes të koncentruar një kod të brendshëm të demokracisë,
lirisë dhe bukurisë njerëzore. Brenda veprave të tyre, nëpërmjet alegorizimeve
apo formave të tjera artistike indirekte, jepeshin mesazhe të qarta të
domosdoshmërisë së mendimit të lirë. Këto vepra autori i lexonte dhe rilexonte
me vete, pa guxuar t’ia trgonte njeriu, me përjashtim ndoshta ndonjë miku shunë
besnik. Ato ishin shkruar nëpër qelitë e errëta të burgjeve apo kasollet ku jetonin të izoluar nga bota e
madhe. Në to shkruhej për atdheun e robëruar, për lirinë, për dashurinë.
Shkruhej për dhimbjen, për mallin, për shpresën, për gjithçka. Në shkrimet e
tyre sundonte besimi për të ardhmen, edhe atëhere kur shumëkush e kishte humbur
atë. Këto shkrime mbetën të panjohura për adhuruesit e letërsisë së vërtetë. Me
to kënaqej vetëm autori i tyre dhe prisnin një ditë “Me shpërthy dhe me u këndu
pa frikë e pa zori“. Autorët e këtyre shkrimeve nuk u bënë kurrë servile dhe
hipokritë, nuk u bënë lakej oborri.
Një nga
këta ishte padyshim edhe Pano Taçi. Ai i përket atij grupi poetësh që kishte
dëshirë të mësonte, por nuk e linin për të mësuar, pasi ai qysh në moshën
tetëmbëdhjetë vjeçare do të provonte prangat e rënda të burgut për gati
njëzetepesë vjet. Kishte dëshirë të punonte, por nuk e linin për të punuar,
pasi për të lejohej vetëm puna në bujqësi apo ndërtim. Kishte dëshirë të
jetonte, por nuk e linin as për të jetuar, sepse edhe jeta u lejohej vetëm
servilve apo sharlatanve të regjimit. Kujt i mohoheshin këto? Atij, që qysh në
moshën fëminore rrëmbeu armën për lirinë e vendit. Atij që ëndërronte për një
Shqipëri të lirë, pa ferra dhe gjëmba? Dhe poeti shkruan:
Të rinj,
naiv, si partizan,
dolëm
malit për vatan
për
çlirim të Shqipërisë
nga
zinxhiri robërisë.
Dhe me
ç’di ne bëmë mirë,
që morëm
plagë për liri
e kur ne
u bëmë të lirë
për duart
tona, për çudi,
nuk
kujtoheshin,
o
Perëndi!
Në terr
ne po farkëtonim
ca
zinxhirë të rinj zezona
për
plagët, për duart tona
me hallka
kyçur në qeli.
Fundi i
viteve 80-të do të tregonte se forca e mendimit të lirë do të fitonte betejën me diktaturën. Perdet e hekurta që
ndanin të dy botët do fillonin të
shembeshin. I fundit nga vendet totalitare të Europës do të
ishte vendi ynë. Lëvizja studentore e dhjetorit 1990, do të ishte konkretizimi
logjik i fitores së ideve demokratike mbi ato diktatoriale. Lufta për këtë
fitore kishte filluar qysh më 28 nëntor 1944 dhe për të ishte derdhur shumë
gjak dhe ishin bërë shumë sakrifica, për gati pesëdhjetë vjet me rradhë. Dhe
Panua shpërtheu. Nxorri nga arkivi i burgut poezitë e krijuara nëpër qelitë apo
vitet e “vetmisë së madhe” dhe për një
periudhë pesëmbëdhjetëvjeçare, nga viti 1994 deri më 2009 botoi pesëmbëdhjetë
përmbledhje me poezi dhe drama.
Përse
është quajtur poet rebel Pano Taçi? Sepse kishte nje shpirt rebel, nje shpirt
që në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohej me padrejtësinë dhe ngrihej kundër saj.
Që fëmi u ngrit kundër robërisë. U rebelua kur pa se idealet për të cilat
kishte luftuar ishin tradhëtuar nga klasa sunduese. U rebelua edhe pas
përmbysjes së regjimit totalitar kur pa se një pjesë e klasës politike të vendit i
Pano Taçi
ishte edhe një poet lirik, Ai i këndoi dashurisë. Dashuria, së cilës ai i
këndoi, ishte platonike. Vetëm kjo i lejohej. Atij ia prenë që herët ëndrrën e
dashurisë. Regjimi nuk e lejonte as të dashuronte. E ku do të dashuronte ai,
mos vallë në qelitë e errëta ku e kishin përplasur? Hyri në burg në moshën
tetëmbëdhjetëvjeçare dhe doli prej tij në atë dyzetetrevjeçare. A mund të
dashuronte ai kur gati gjysmën e jetës e kishte kaluar në skëterrë? Megjithatë,
çuditërisht, dashuroi. Dashuroi nëpërmjet vargjeve të tij. Por edhe këtu ndihet
dhimbja, një dhimbje që plekset me dashurinë. Poeti shkruan:
Kur mbi
varr me ngashërim,
Do më
qash tek rri në gju,
Sytë e tu
mbi varrin tim,
Varri im
mbi sytë e tu.
Ky ishte
Pano Taçi. Ky ishte poeti ynë rebel, poeti i dhimbjes dhe dashurisë, poeti i
revoltës dhe kundërshtimit, një Omar Khajam i letërsisë shqipe. Tërë jetën
luftoi për të krijuar figurën e tij. Shumë u munduan ta pengojnë. ;Shumë u
munduan ta lenë në hije. Por nuk ia arritën qëllimit. Ai triumfoi mbi të
gjithë. Dhe vargjet e tij gjëmojnë fuqishëm:
Hieja ime
del nga varri,
Më thotë:
- Pse s’vjen të bësh gjumë?
I them: -
S’vij unë qyqari,
Pa i lënë
jetës një gjurmë.
Ndjenjat
bëj t’i lë mbi letër,
që të
thonë se jam dikushi.
Kur të
vij te bota tjetër,
Si mik do
më presë Lasgushi.
Pano Taçi
la gjurmë të pashlyeshme në jetë dhe në letërsi. Ai ishte me të vërtetë
dikushi.
Mbajtur
në ceremoninë e zhvilluar për promovimin e librit të Pano Taçit, “Muzgu vjen
papritur”.