Kulturë
Bedri Tahiri: Vatër e sukseseve të diturisë
E shtune, 01.06.2013, 05:50 PM
Gjimnazi
i Vushtrrisë, vatër e sukseseve të diturisë
Nga Bedri TAHIRI
Gjimnazi
“Eqrem Çabej” i Vushtrrisë, 50- vjetorin e themelimit e kremtoi me suksese të
shumta që edhe gjithë komunën e Vushtrrisë e bën të ndjehej krenare. Krahas
rezultateve të larta të arritshmërisë në procesin e mësimdhënies dhe
mësimnxënies, krahas sukseseve dhe të arriturave në aktivitetet e lira
shkollore e jashtë shkollore, kjo vatër e diturisë, në këtë vit jubilar,
realizoi edhe pesë margaritarë të lakmueshëm edhe për nivelet e larta
akademike:
1.
Përmbledhja poetike “Më kërko nëpër kujtime” e Dafinë Musës,
2.
Përmbledhja poetike “Ruaje thjeshtësinë” e Gloriosa Dobrës,
3.
Revista Gjimnazisti,
4. Libri
i kujtimeve të maturantëve (nga kolegji ISPE) dhe
5. Dekorimi me Mirënjohje i të gjithë mësimdhënësve që e mbajtën gjallë shkollën shqipe gjatë viteve 1900- 1999.
Kopertina
e Librit të kujtimeve të maturantëve
Mirëpo,
më e veçanta prej tyre , mbase e para në nivel të Republikës së Kosovës, ishte
dhënia e Mirënjohjeve për mësimdhënësit që nuk e lëshuan ditarin nga dora gjatë
periudhës 1900- 1999, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbijetesën e
shkollës shqipe gjatë viteve 1900- 1999.
Drejtori
i Gjimnazit, z. Bedri Shyti, duke folur për këtë shton: “Ky 10- vjeçar i
organizimit të arsimit tone shtëpi- shkollë luajti një rol të jashtëzakonshëm
në shtetësinë e Kosovës dhe si i tillë duhet të trajtohet nga institucioet tona
shtetërore dhe t’i njihet statusi i veçantë kësaj gjenerate të arsimit shqip.
Unë mendoj së në çdo qytet të Kosovës, doemso duhet të ngritet nga një lapidar
i shkollës shqipe të viteve 1900-