E shtune, 27.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Gazioni: Vladimir Muça - ''Trashgimtarët''

E shtune, 01.06.2013, 05:28 PM


VLERA TE SPIKATURA IDEORE E ARTISTIKE

(Rreth vëllimit ''Trashgimtarët'' të Vladimir Muça)

Nga Muharrem Gazioni

Vladimir Muça është tashmë figura e kompletuar e një shkrimtari shumëplanës,një poet,kritika e eseist,si dhe e një prozator i mirënjohur e i pëlqyeshëm nga shtresa e mesme të lexuesve.Ai është autori i katër vëllimeve poetike:“Burimet e Jetës“,“Akuareli“,“Yje Endacake“,“Tanka“ dhe “Rrezellimeve“.Në këto produkte poetike me ndjesi të thella,me një pathos të spikatur i këndon Atdheut ku i shkeli këmba,Shijakut e rrethinave të tij,ku mes blerimit rrjedh i qetë,por herë herë dhe me vorbulla marramendëse lumi Erzen.U këndon karakterit dhe virtyteve të larta të shqiptarit,ndjenjës së pastër të një dashurie të vërtetë,si fshikullimi të ndonjë të mete,dobësie,që pengon ecjen përpara të shoqëris tonë.Në organet e shtypit lokal dhe qëndrorë,Vladimiri ka shkruar ese e artikuj kritike studimore,si për autorët durrsakë por edhe shkrimtarët të njohur për vlerat e tyre si në të gjithë hapsirat kombëtare por dhe që punojnë e kontribojnë në diasporë për letërsinë shqipe.Emri i tij ka një vend të nderuar në bllloqet elektronike të internetit.Me artikuj studimor,esetë shpaloset një erudicion i thellë i autorit,një njohje e gjithëanëshme e mendimit të pjekur filozofik eseistik,kritik në botën e sotme letrare gjë e cila pasqyrohet në analizën që u bëhet autorëvee në përgjithësi dhe veçorive në autor të ndryshë.Te ky autorë të bën përshtypje larmia e trajtimit të termave,në funksion të specifikës të çdo autori a vepre që merret në analizë.Artikujt kritikë dhe esetë e Vladimirit shënojnë risi në fushën e tyre,duke shmangur shtampën,uniformitetin,nga  të cilat ka vuajtur e ende vuan mendimi ynë kritikë.Kritikat dhe esetë e botuara dhe ato që autori i ka në proçes botimi librar për të cilën unë kam patur kënaqësinë që ti paralexoj,e që autori i ka përmbledhur në një libër voluminoz i cili pret daljen nga botimi,janë kontributi më i veçantë e dinjitoz i tijë në zhvillimin koherent të letërsisë në raport me dukurit e reja shoqërore.Para pak kohësh në vitrinat e librarive doli libri i ri i Vladimir Muçës,sprova tepër e suksesshme me novela e tregime “Trashëgimtarët„.Ky libër shënon një arritje tjetër në krijëmtarinë e tij.Për mendimin tim,ky vëllim është një kontribut i çmuar që do të zhvillojë më tej prozodinë shqiptare,prozën e shkurtër narrative,e në veçanti tregimin e novelën.Tregimet e vëllimit “Trashëgimtarët„ kanë në vetvete disa veçori e tipare, që i bëjnë të qëndrueshme në kohë,dhe u shtojnë vlerat artistike.Në konceptin estetik libri i ri me proza i Vladimir Muças përbën një antropologji e të kundërtave njerëzorëve në botën e sotme ku njeriu i kërcënuar nga kalbëzimi i shpirtit cinik,ambicioz,lufton me vetveten e dy personalitetëve të ligësisë.Njeriu kopje e kopjeve,i kultivuar nga nepsi pareli dhe teoritë idiote të servirur nga mafia ekonomike (tek tregimet “shqetësimet e një babai“)Siç duket Vladimir Muça,ky poet dhe kritik,me këtë sharm tregimtarë ka qëndruar mbi materialin jetësorë si një alkimist,duke i veçuar elementët sociale të mistershëm e absurd,duke e kaluar në një karantinë të plotë ate që është delikatja shoqërore nga e rëndomta, e duke evidentuar të keqen shoqërore si regresë që na ndjekin si bashkëudhëtarë në jetë.Ato janë tregime që materialin,brumin dhe majanë i marrin direkt nga jeta.Të gjitha ngjarjet e rrefyera vijnë si të përjetuara thellë e ndeshur si në një arenë toreadorësh në jetë.Vlaga e jetës,afshi i sajë ripërtëritës ndjehet në çdo qelizë të tregimtarisë e rrëmbejnë lexuesin me vërtetësinë e tyre sygjestinuese.Ata vijnë si proza realiste,bindëse,pa arificializma,mediokritet dhe paradokse,me të cilat rëndon jan mbushur tregimet bashkëkohore të cilat i ndeshim me shumi në shtypin e kohës.Tregimet karakterizohen nga larmi e admirueshme tematike,ku bukur dhe harmonikisht ndërthuret e kaluara me të tashmen,ku spikatet stili autorit dhe përpunimi i fabulës me origjinalitet.Kjo e bën prozadoizmin e Vladimirit të jetë origjinal e të mbartë në vetvete vulën e një autenciteti  e veçanisë në stilistikë.Problemet sociale dhe morale të personazheve sidomos tek tregimi “Kulaku“,çfaqen si një torturë e vërtetë shpirtërore,ku njeriu ndodhet para dilemave të mëdha.Por autori me një seleksionim prozaik të lavdërueshëm ka derdhur materialin jetsor,si në ato skulpturat e pikturat moderne,ku situata,pejsazhe nga më tëndryshmet kuptimplote,veshin me një gëzof alegorik e qroteske hera herës tregimet “Dy lule në dimrin e acartë“,“Shqetësimet e një babai“,“Urrejtje Karriere“.Duke qënë vetëvetja në këto tregime,e duke përftuar nga ngulmimi kritik e erudicioni studimorë,përjetimet jetësore të autorit,si qytetar vëzhgues,e si një vëzhgues kritik,janë transplantuar,në këtë përmbledhje me tregime,nëpërmjet një bisturie e përvojës të një pjekurie,në skrupulozitetin e këndvështrimin e imtesirave,shtresuar në mizanskena jetësore.Autori,me një dashuri dhe erudicion historik,pëshkruan kurorzimin e popullit shqiptar në luftën për ruajtjen e etnicitetit kombëtar,etjen e pashuar pë liri,e ndihmën e pakursyer edhe për lirinë e popujve të tjerë ndërballkanik (tregimi “Brezat në dy luftra„)Vladimiri operon dhe në trajtimin e temave shumë të vështira delikate e me theks tepër social.Usta Dulla ruan miqësinë e vjetër,të pastër dhe të sinqertë me xha Rizain të cilin diktatura e kish shpallur Kulak.Në këtë tregim i ngrihet himn miqësisë të sinqertë e të vërtetë,burrërisë e idealizmës që spyet për ligjet famëkeqe si ne prangat e të cilit ndryeshin kordat zanore e dashamirësia shpirtërore(tregimi Kulaku).Në faqet e librit me prozë,mbushur me pasazhe poetike,i këndohet në formate prozadoike dashurisë së sinqertë dhe pengesat e absurdëve klasore në kohën e monizmit,ku dhe dashuritë më të sinqerta në tregimin “Pendim i Vounuar„ sfumohej nga qëndrimet absurde të nomenklaturës moniste.Diku tjetër në “Dy lule në dimër të acartë„ babai e “bën lanet„ vajzën se ajo lidhet me një të “deklasuar„.Po dashuria e vërtetë triumfon dhe çifti e ndërton jetën me forcën e shpirtit e dashurinë e sinqertë.Autorit nuk i shpëton nga vëzhgimi e vështirësitë në format e reja,pengesat e vështirësitë që hasin ato në jetë.Tek novela “Trashgimëtari„ ai me forcën e kamxhikut të fjalës godet veset njerëzore si bixhozi,lakmia,karierizmi dhe fodulleku;stigmatizohen krimet monstruoze të trashgimtarëve të nepotizmit diktatorial që jo vetëm padrejtësisht vrau me qindra të pafuqishëm gjer shokët më të ngushtë.Vladimiri ka dhe një veçori të tija në prozën krejt të veçantë,atë animale,me kafshë aq shumë të dashur për të.Tregimet kushtuar kafshëve si “Ankimet e një kali„,“Roza dhe Irko„ “Monologu i një qeni” janë shkruar me shumë dashuri e një finesë mbresëlënëse ku synimi kryesorë është fisnikërimi i shpirtërave njerëzor.Tregimet në përgjithësi vijnë si proza poetike të vërteta jo vetëm për lirizmin,e ndjenjën që përçojnë,por edhe për fjalën e bukur që del nga shqisa e shtat shpirtit dhe që karakterizohet nga një kontilenë dhe muzikalitet i mbrendshëm,nga një parafytyrim skajor shoqëror.Përfytyrimet me këtë botim prozaik morën një dimension më të plotë krijues,pasi mbarova së lexuari vëllimin “Trashgimtarët,,.Në gjykimet e mija stilistike mu përqas dhe një tregimtar me një temperament ndjenjësor,me një botë të pasur mendimi.Bota natyrore Shijakse,e Malit të Thatë,dhe e vendeve ku i shkeli këmba,ku u rrit dhe u formuan idetë e mendimit madhorë që e kanë “stërmunduar,, në jetë.Në këto tregime,sidomos tek“Kulaku,,“Shelgu,,“Pendim i Vonuar,, ata vijnë jo thjesht si përbërës fabular,por si element mbështetës ndaj asaj që don të tregojë shkrimtari.Ky është dhe mekanizmi themelor narrativ që kërkon sharmi tregimtari.Tregimet e vëllimit “Trashgimtarët,, kam besim se do të jenë seritë e para prozaike,por tepër shpresuese,e një proze realisto-ekzistencionale me shumë elementë të përjetësuar,e shumë fiksione psiko-analitike,e unë jam i sigurtë se këto proza përbëjnë themelin mbi të cilën mund të ngrihen muret e një godine me pavione të një proze lakmuese e cila i shkon për shtat zhvillimeve të reja shoqërore.Tregimet vijnë mbushur me detaje jetësore,e gjithkush që i lexon,i përjeton si ndodhira të jetës së tyre,apo pret që ti përjetoj.Në një sentencë Filobert na mëson:“Se letërsia është organizim i detajeve,,.Për autorin e këtyre prozave të marra nga kalendari i jetës përditore,detajet dhe nga më të voglat mbartin kuptime dhe ide të mirfillta.Natyraliteti tregimtar është veçantia e këtyre tregimeve,ku çlirimi i prozës nga ngërçet letrareske,ndërlidhjet detajore e subjektiviste e gërshetimi i tyre,krijojnë një botë sa ekzistenciale aq dhe një realitet të pëerjetuar,duke e dhënë çdo gjë nga e fshehta e absurdit të kohës.Kjo e bën stilin e të shkruarit prozë të Vladimirit stil të qëmtimit narrativ me ngarkesa poetike,stiltë fjalive lakonik,të llogaritura si me formula matematike.Paradokset e kohës dhe të plagëve të sajë bëhen gati,gati një kategori konceptuale me lirshmëri ndjenjësore nga autori.Në këtë trajtim stilistik është dhe çelësi i suksesit,i valencave të larta kuptimore,sensi pedagogjik i të rrëfyerit.Këto tregime herë herë të kursyera,jashtë çdo çfaqeje proksiliteti,jam i bindur se e kann kapërcyer me sukses pragun e të qënit qëllim në vetvete për autorin.Ata vijnë në mendjen e lexuesit si një letërsi e mirëfilltë e gjithë përfaqësuese.Ata tani mund të quhen pronë e hipotekuar e lexuesit e të gjithë kohërave e shtresave shoqërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora